Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Si shpëtoi Qiproja nga fondet e paligjshme dhe ndikimi rus në ekonomi

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Si shpëtoi Qiproja nga fondet e paligjshme dhe ndikimi rus në ekonomi

Lufta ndaj financimeve të paligjshme ka kosto të larta për sistemin bankar. Qiproja njihej dikur si një vend me kushte bankare të favorshme, por në vitin 2014, filloi të reformojë bankat për të luftuar financimet e paligjshme.

Për pasojë, sistemi bankar vendas humbi mbi 77 mijë llogari të cilat konsideroheshin të dyshimta, një pjesë e madhe e tyre të lidhura me investitorë rusë. Shkëputja e Qipros nga ky ndikim negativ u shqyrtua gjatë një konference në Uashington.

Në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington u shqyrtua rasti i Qipros në luftën kundër financimeve të paligjshme, në veçanti kundër ndikimit negativ rus në ekonomi.

“Kriza financiare e vitit 2013 në Qipro ishte realisht alarmi që zgjoi të gjithë aktorët në vend.

Mësimi kryesor ishte se ishin vetë praktikat tona të këqija, në veçanti praktikat e luftimit të krimeve financiare që rezultuan në krizën bankare. Gjatë periudhës 2000 – 2013, në Qipro pati një pesëfishim të depozitave bankare”, tha Ioannis Matsis, Drejtor Ekzekutiv i Hellenic Bank të Qipros.

Në atë periudhë, Qiproja pati liberalizuar politikat e depozitave bankare dhe për pasojë volumi i depozitave arriti në vetëm tetë vite të bëhej gati pesë herë sa GDP-ja e vendit.

Me taksa të ulëta dhe kushte favorizuese Qiproja u bë kështu papritur një vend tërheqës për fonde që vinin nga vendet e Evropës Lindore. Zoti Matsis tha se këto depozita në vazhdim u përdorën nga bankat për të dhënë hua, duke shkaktuar krizë financiare.

Në vitin 2013, qeveria dhe sistemi bankar vendosën se duhej ndryshuar drejtimi financiar i vendit.

“Kuptuam se duhej ndryshuar drejtim, se duhej të bëheshim një vend me reputacion të mirë për të bërë biznes dhe të vendosnim praktika më të mira.

Përpjekjet filluan me legjislacionin…”, tha Christakis Patsalides, Zv.Drejtor Ekzekutiv i Bankës së Qipros.

Zoti Patsalides tha se Qiproja nuk u mjaftua me kaq, por ndërmori masa të mëtejshme shtrënguese dhe si rezultat është tashmë ndër vendet me rregullat më të rrepta financiare.

“…Kemi arritur një transformim kulturor… Pranuam se patëm vepruar gabim dhe se nëse do të qëndronim në heshtje duke mos bërë asgjë nuk do të kishim pasur rezultatet e dëshiruara”, tha Mario Skandalis, drejtor për zbatimin e ligjeve në Bankën e Qipros.

Zoti Skandalis tha se Qiproja nuk u mjaftua vetëm me marrjen e hapave të para, por vazhdoi me një sërë reformash dhe masash madhore.

“Nuk u mjaftuam vetëm me ndryshimin e ligjeve, por për të ndryshuar perceptimin e të kaluarës duhet të dëshmonim se mund të merrnim hapa të mëtejshme”, tha zoti Skandalis.

Qiproja zbatoi madje shtrëngimet e parashikuara nga rregullat financiare amerikane për identifikimin e përfituesve realë financiarë (Ultimate Beneficial Owners, UBO), një problem që lind në veçanti nga krijimi i kompanive offshore, apo kompanive guaska.

Gjithashtu, Qiproja ndjek zbatimin e sanksioneve ndaj personave në listat e sanksioneve financiare. Për rrjedhojë, autoritetet bankare thonë se sot vendi nuk pranon aktivitete financiare të kompanive guaska dhe nuk ekzistojnë më degë bankare ruse. Fondet ruse, sipas Skandalis, nuk u tërhoqën mbrapsht në Rusi, por u zhvendosën drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

“Llogaritë shkuan drejt tregjeve të tjera kryesore të shërbimeve financiare, si Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Malta dhe Mbretëria e Bashkuar. Shkojnë edhe drejt vendeve të tjera, por kryesisht në këto qendra financiare të BE-së”, tha Skandalis.

Çdo llogari bankare në Qipro monitorohet tashmë që në krijimin e saj dhe në kohë reale gjatë gjithë transaksioneve, për të evidentuar përfituesit e vërtetë.

Sidoqoftë, sistemi financiar i Qipros pritet të vlerësohet deri në fund të këtij viti nëpërmjet një raporti të Moneyval, organ i Këshillit të Evropës që shqyrton përputhshmërinë me standardet financiare ndërkombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. /VOA

Qipro, Kastellorizo dhe S-400 : Tre elementet e grand strategjisë së re të Turqisë

Qipro, shpërthen anija-cisternë. Lëndohen 5 persona

Tags: fondendikimpaligjshmeQipro

TË LIDHURA

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

22:46 | 11/03/2026
Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë
Bota

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin
Bota

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Next Post
Meta: 30 vite më parë, isha dhe komentator i ndeshjeve të futbollit

Meta: 30 vite më parë, isha dhe komentator i ndeshjeve të futbollit

Tifozët kuqezi dhurojnë spektakël në mes të rrugës

Tifozët kuqezi dhurojnë spektakël në mes të rrugës

Shqipëri-Francë/ Publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Francë/ Publikohen formacionet zyrtare







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com