Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si SHBA hoqi dorë të ndihmonte Shqipërinë kur pa se Enver Hoxha po eliminonte kundërshtarët e tij  

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Si SHBA hoqi dorë të ndihmonte Shqipërinë kur pa se Enver Hoxha po eliminonte kundërshtarët e tij  

“Tirana Today”, ka hyrë në arkivat e medias prestigjioze amerikane “The New York Times” për të vëzhguar nga afër se si e shihnin perëndimorët regjimin komunist, por edhe atë çka la pas diktatura. Kjo qasje ndaj të kaluarës së vendit tonë në optikën e vendeve perëndimore dhe kryesisht SHBA-ve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, si një udhëtim në retrospektivën e historisë shqiptare.

Sot jemi rikthyer në vitet e regjimit komunist, konkretisht në vitin 1973, kur Shqipëria vijonte të ishte e izoluar dhe SHBA synonte t’i ofronte një dorë për ta shkëputur nga diktatura e Hoxhës, veçanërisht në rastet kur shihej një zbutje e politikës diktatoriale në raport me qytetarët e saj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria kanë qenë aq afër po edhe larg njëra-tjetrës në periudha të ndryshme historike. Një ndër periudhat e mëdha të izolimit të shtetit shqiptar, kur drejtohej nga diktatori Enver Hoxha, u shkëput çdo lloj lidhjeje me perëndimin, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi i cili konsiderohej nga regjimi si rrezik permanent për sigurinë e Shqipërisë.

Me gjithë situatën e panjohur midis dy vendeve dhe izolimit total, ka pasur përpjekje të SHBA-ve për të tërhequr vendin e vogël ballkanik pas vetes. Kështu në prillin e vitit 1973, një specialist amerikan rikujton se Kenneth Rush, asokohe zëvendës Sekretar i Shtetit, tha në një fjalim se nëse Shqipëria do të tregonte interes për hapjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, ajo do të na gjejë të përgatitur për t’u përgjigjur. Sidoqoftë, e panjohura në atë kohë për Departamentin e Shtetit, ishte se zoti Hoxha po ndërmerrte një spastrim të gjerë të zyrtarëve të dyshuar për prirje perëndimore, disa prej të cilëve u ekzekutuan, dhe shumë të tjerë u dënuan me punë të detyruar. Shtatë vjet më vonë oferta e Rush u përsërit nga një tjetër zyrtar i Departamentit të Shtetit, dhe më pas u zbulua se në Tiranë po ndodhte një tjetër valës spastrimesh.

Shkrimi i plotë i përkthyer nga “Tirana Today”:

Washington, 23 dhjetor – Për herë të tretë në nëntë vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një rivendosje të marrëdhënieve diplomatike me qeverinë komuniste të Shqipërisë. Sipas zyrtarëve të lartë të administratës, plani që po shqyrtohet aktualisht, parashikon propozimin së shpejti, së bashku me Britaninë dhe Francën, për nisjen e negociatave për rikthimin në Shqipëri, të më shumë se 36 milionë dollarëve në ar, në këmbim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vjetra, dhe rilidhjes së raporteve diplomatike me tre aleatët.

Ari u transferua nga forcat pushtuese italiane në Romë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe më pas u rrëmbye nga trupat gjermane në vitin 1943, për t’u fshehur në një minierë kripe në Gjermani, ku dhe u gjet nga aleatët. Ndërkohë që në dekadat e mëhershme ka pasur bisedime zhgënjyese mes Londrës, Uashingtonit dhe Parisit, në lidhje me mundësinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë, ideja u ringjall me shpejtësi pas vdekjes së udhëheqësit sovjetik, Leonid Brezhnev, muajin e kaluar.

Përshëndetje të ngrohta nga sovjetikët

Në Departamentin e Shtetit, bëri përshtypje fakti që udhëheqja e re sovjetike nën Yuri V. Andropov, iu drejtua me urime jashtëzakonisht të ngrohta qeverisë së Tiranës më 29 nëntor, me rastin e 38 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi fashist, të shoqëruara me një ftesë për të rilidhur marrëdhënie e prishura që në vitin 1961.

Zyrtarët e administratës, që njohin mirë çështjet e Evropës Juglindore, thanë gjithashtu se situata në Shqipëri, ku kohët e fundit ka pasur trazira në udhëheqjen e lartë komuniste, nuk ka shkuar pa ndikuar në përgatitjen e propozimit për negociata. Një faktor tjetër, është perceptimi se Enver Hoxha, i cili e ka udhëhequr Partinë Komuniste Shqiptare që nga viti 1944, është i sëmurë rëndë, dhe tashmë po e merr seriozisht parasysh procesin e zgjedhjes së trashëgimtarit.

Ai është 74-vjeç. Disa strategë të administratës, besojnë se në qeverinë shqiptare ka elementë që do të mirëprisnin lidhje më të ngushta me vendet perëndimore, disa prej të cilave kanë aktualisht marrëdhënie diplomatike me Tiranën. Një vit më parë kryeministri Mehmet Shehu u vra, ose kreu vetëvrasje, në atë që duket të ketë qenë një luftë kundër zotit Hoxha, për një hapje ndaj Perëndimit.

Kjo luftë dukej se kulmoi muajin e shkuar, me spastrimin e një numri bashkëpunëtorësh të afërt të zotit Shehu nga postet partiake dhe qeveritare, dhe tek shenjat se ata do të gjykoheshin për tradhti. Në një fjalim të mbajtur në muajin nëntor, zoti Hoxha denoncoi fraksionin e Shehut, përmes asaj që u përshkrua si një bashkëveprim me fuqitë perëndimore dhe me Jugosllavinë.

“Imperialistë dhe reaksionarë”

Ai dhe disa nga ndihmësit e tij kryesorë, sulmuan idenë e rifillimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Sovjetik, duke i përshkruar ato në mënyrë të barabartë si “imperialiste dhe reaksionare”. Megjithatë, zyrtarët e administratës, mendojnë se kur zoti Hoxha do të largohet më në fund nga skena, Shqipëria, edhe pse nuk është ende gati, mund të zhvendoset nga politika e saj e ashpër. Kjo pikëpamje, duket se ndahet si në Moskë ashtu edhe Beograd.

Përtej kësaj, strategët e administratës po e cilësojnë gjithnjë e më shumë rajonin e Ballkanit, si një arenë konkurrence ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Jugosllavi. Duke u përballur me një krizë të rëndë ekonomike, qeveria e Beogradit e ka rikthyer më fort vëmendjen muajt e fundit ndaj Bashkimin Sovjetik si një partner tregtar, por edhe Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore për marrjen e kredive.

Specialistët mbi çështjet e Ballkanit, kujtojnë se për shkak të mungesës së një informacioni të detajuar rreth gjendjes reale në Shqipëri, të paktën një ofertë e mëhershme amerikane ndaj Tiranës ka qenë gabuar në kohë, dhe se as oferta që po planifikohet tani, mund të mos jetë në kohën e duhur.

“Të përgatitur për t’u përgjigjur”

Në prillin e vitit 1973, një specialist amerikan rikujton se Kenneth Rush, asokohe zëvendës Sekretar i Shtetit, tha në një fjalim se nëse Shqipëria do të tregonte interes për hapjen e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, ajo do të na gjejë të përgatitur për t’u përgjigjur. Sidoqoftë, e panjohura në atë kohë për Departamentin e Shtetit, ishte se zoti Hoxha po ndërmerrte një spastrim të gjerë të zyrtarëve të dyshuar për prirje perëndimore, disa prej të cilëve u ekzekutuan, dhe shumë të tjerë u dënuan me punë të detyruar. Shtatë vjet më vonë oferta e Rush u përsërit nga një tjetër zyrtar i Departamentit të Shtetit, dhe më pas u zbulua se në Tiranë po ndodhte një tjetër valës spastrimesh.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: dorëeliminonteenver hoxhahoqikundershtaretndihmonteSHBAShqipërinë

TË LIDHURA

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama “i papërmbajtshëm”: Vetëm ne i kemi kapacitetet për negociata
Aktualitet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama “i papërmbajtshëm”: Vetëm ne i kemi kapacitetet për negociata

23:20 | 09/05/2025
Pasaporta europiane, Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda Dhjetorit 2027
Aktualitet

Pasaporta europiane, Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda Dhjetorit 2027

22:52 | 09/05/2025
Rama i përgjigjet Berishës: Të dielën merr mesazh të qartë, nuk ka shans të debatojë me mua
Aktualitet

Rama i përgjigjet Berishës: Të dielën merr mesazh të qartë, nuk ka shans të debatojë me mua

22:49 | 09/05/2025
Next Post
Pirlo ka shumë kritika për Venturën dhe ish-shokët e skuadrës

Pirlo ka shumë kritika për Venturën dhe ish-shokët e skuadrës

Mercedesi dominon në Brazil, Bottas në “pole” dhe Hamilton pas murit

Mercedesi dominon në Brazil, Bottas në “pole” dhe Hamilton pas murit

Panucci teston skemat që do të përdorë për të mposhtur Turqinë (Video)

Panucci teston skemat që do të përdorë për të mposhtur Turqinë (Video)

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
Ta dh**fsha surratin o me m*t”, shqiptari shkon të hapë derën e avionit dhe ndodh h*taja

Ta dh**fsha surratin o me m*t”, shqiptari shkon të hapë derën e avionit dhe ndodh h*taja

15:50 | 03/05/2025




TË FUNDIT

Plas sherri në Himarë, efektivët e policisë bashkiake përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Plas sherri në Himarë, efektivët e policisë bashkiake përplasen me njëri-tjetrin

by mirseda
09:35 | 10/05/2025
0

Disa efektivë të Policisë Bashkiake në Himarë janë përfshirë në një konflikt mes njëri-tjetrit. Specialistët për Hetimin...

Nga bisedat e WhatsApp-it në videoklip, rikthehen Keisi dhe Stresi: Kurrë mos thuaj kurrë

Nga bisedat e WhatsApp-it në videoklip, rikthehen Keisi dhe Stresi: Kurrë mos thuaj kurrë

09:29 | 10/05/2025
Pjesë e një grupi kriminal për vrasje, arrestohet i shumëkërkuari në Greqi

Pjesë e një grupi kriminal për vrasje, arrestohet i shumëkërkuari në Greqi

09:14 | 10/05/2025
Udhëheqësit evropianë do të takohen në Ukrainë, në thelb një forcë paqeruajtëse

Udhëheqësit evropianë do të takohen në Ukrainë, në thelb një forcë paqeruajtëse

08:44 | 10/05/2025
Fushata u mbyll, sot heshtje zgjedhore

Fushata u mbyll, sot heshtje zgjedhore

08:26 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com