Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Si po përpiqet Berisha që të shpëtojë Bashën

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Si po përpiqet Berisha që të shpëtojë Bashën

Sali Berisha po përpiqet të bëhet rrufepritës i sulmeve kundër Lulzim Bashës, duke marrë përsipër të jetë “kritiku” i tij, deri në atë masë sa të jetë i besueshëm si lideri i njerëzve të pakënaqur të Partisë Demokratike.

Në një intervistë në një portal të financuar nga djali i tij, Berisha ka thënë disa të vërteta pjesshme, dhe të njohura për Lulzim Bashën.

Ka thënë se ka bërë disa spastrime të papranueshme në parti, ka thënë se çadra ishte lëvizje militantësh dhe jo popullore, kurse ai (Basha) e përktheu si një e drejt për të dalë nga PD dhe për të gjetur deputet nga populli. Ka thënë po ashtu se ai nuk ka qenë i përzier në listat dhe Marrëveshjen e Bashës me Ramën.

Në tërësinë e vet, ka arritur të krijoj përshtypjen se është i pakënaqur me Lulzim Bashën, në atë masë që të gjithë të besojnë se kushdo që është i pakënaqur me Bashën, duhet të jetë me Berishën dhe duhet të veprojë si ai.

Në një farë mënyre Sali Berisha është duke formuar prototipin e demokratit radikal të pakënaqur, që mbështet me shpirt në dhëmbë, Lulzim Bashën. Duke qenë se mjedisi rrotull është varfëruar shumë, ai e ka marr vetë përsipër këtë punë.

Ai është padyshim njeriu më i besuar i demokratëve, figura më e mbështetur e tyre, dhe duke thënë vet ai që është i pakënaqur me Bashën, por duhet të qëndrojmë me të, ai është duke bërë dy shërbime të mëdha për Bashën.

E para, që bëhet lider i të pakënaqurve brenda PD, por që do të çojnë ujë në mullirin e Bashës dhe e dyta që është dhe më e rëndësishme, ai me këtë akt po përpiqet të sabotoj kundërshtarët real të Bashës brenda partisë, të cilët janë në një moment reflektimi, nëse duhet të vazhdojnë betejën në parti, apo të formojnë një parti të re.

Duke ndërhyrë në mes të këtij debati, Sali Berisha është duke tentuar ta përçaj ose ta zvogëloj rëndësinë e këtij grupi, dhe të siguroj Bashën nga ana tjetër, se tani e tutje është në dorë të Sali Berishës. Është Sali Berisha ai që ka në dorë çelësat e portës që mban të frenuar digën e zemërimit kundër tij.

Me këtë gjest ai praktikisht ka shpallur veten tutor të Lulzim Bashës dhe po tenton të zbeh dhe eliminojë kundërshtarët real të tij.

Për hir të së vërtetës e ka bëtë këtë me një klas politikani, që thotë të vërteta të pjesshme, dhe të prekshme, për të krijuar mitin e njeriut që realisht është i shqetësuar nga ato probleme.

Lulzim Basha me siguri do ta marrë me qetësi këtë zhvillim, duke i qenë “mirënjohës” Berishës që po e korrigjon për ndonjë gabim që ka bërë, dhe akoma më shumë mirënjohës që po ja heq qafe kundërshtarët e tij real, duke u “vet-emëruar” ai në rolin e kundërshtarit.

Është beteja ndoshta e fundit e Berishës, për të mbrojtur Bashën në atë karrige ku e ka çuar. Ndoshta e shtyn dhe katër vjet kështu. Pas katër vjetësh nuk ka çfarë mbron më. (TemA)

Tags: bashaBerishakritikukundershtaretmero bazePDperpiqetshpëtojë

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
KOMBINAT/ Përurohet shkolla “Betim Muço”, zgjidh problemin e mësimit me dy turne

KOMBINAT/ Përurohet shkolla “Betim Muço”, zgjidh problemin e mësimit me dy turne

E ardhmja plot shkëlqim e makinave elektrike (Foto)

E ardhmja plot shkëlqim e makinave elektrike (Foto)

Zakoni rus i Luftës së Ftohtë

Zakoni rus i Luftës së Ftohtë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com