Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si po manipulohet dosja Tahiri

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse fitorja e Bashës nuk ka asnjë vlerë!

Që në momentin e parë të shpërthimit të skandalit Habilaj – Tahiri e deri më sot po vihet re një taktikë konstante për manipulimin e opinionit. E gjithë makineria e propagandës shtetërore është vënë në punë për ta zhvendosur debatin nga thelbi i tij, në disa imtësi ligjore. Përmes zëdhënësve të partisë, anëtarëve të komisionit të imuniteteve dhe mbrojtësve të flaktë në banakë televizive, rilindja po përpiqet ta paraqesë problemin nëse duhej arrestuar apo jo Ish ministri më i afërt i Ramës.

I gjithë mjedisi politiko gazetaresk është përfshirë nga ethet e diskutimeve a kishte apo jo prova të mjaftueshme; Ai lejon ligji apo jo deputetët që të gjykojnë për to; A ka të drejtë apo jo të mbrohet një deputet; A duheshin vënë prangat në duart e Tahirit, apo duhej lejuar vetëm kontrolli i banesës së tij?

Kjo përleshje e zjarrtë, që i ka barikaduar palët në dy istikame, disa për burgosjen e Tahirit dhe të tjerët për hetimin e tij në gjendje të lirë, ka shmangur në plan të dytë pyetjen themelore: A janë dëshmitë e ardhura nga prokuroria e Katanias prova se kjo qeveri ka qenë në dispozicion të trafikantëve të drogës?

Pra, shkurt, beteja për interpretimet e neneve dhe për kleçkat e imunitetit kërkon të japë imazhin e shtrembër se kjo është një betejë ligjore, kur në fakt ajo është kryekëput politike dhe vetëm politike. Që në fillim të kësaj qeverisjeje, që kur u bë denoncimi i parë për avionët e drogës, çdo akuze të ardhur nga opozita dhe media, rilindja i përgjigjej me nga një alibi: “Është çmendur Saliu se nuk janë aeroplanë droge, por kaçatorë për spërkatje”; “Kanë dalldisur mediat se Shqipëria është 99.2% e pastruar nga kanabisi”, “Manipulon opozita se Tahiri nuk ka lidhje me Habilajt”, “Gënjen Zagani se ministri nuk ndihmon trafikun e drogës”.

Kjo fushatë shpifëse, cinike dhe e paskrupullt e mohimit të gjithë asaj që ndodhte në realitet, arriti që për katër vite me radhë ta ndajë opinionin më dysh: Nga njëra anë ata që ishin të bindur se vendi ishte kthyer në një republikë narko – trafiku dhe në anën tjetër ata që donin të besonin se e gjitha kjo qe një manipulim i madh.

Pas arrestimit të Habilajve në Siçili dhe provave se ata mbanin kontakte të rregullta me Tahirin, se i bënin dhurata, i siguronin para për fushatë dhe e detyronin ushtrinë të fikte radarët, ky debat është mbyllur.

Tani ne kemi dëshminë e një pale asnjanëse, prokurorëve italianë, se trafikantët mbroheshin nga qeveria shqiptare. Kjo është e reja dhe ana më e rëndësishme e bombës që na erdhi përtej Adriatikut. Ajo është gruri i rëndë në peshoren e së vërtetës, që tregon se kush paskësh pasur të drejtë në debatin që zgjat prej katër vitesh.

Ky është konkluzioni më i madh i gjithë asaj që na mësoi dosja italiane. E rëndësishme në faqet e saj është se çfarë ka bërë deri dje Tahiri si ministër dhe jo si do të shkojë nga nesër e tutje fati i Saimirit si qytetar. Prandaj çdo përpjekje për t’ia mbivendosur të dytën të parës është një manipulim. Sepse thelbi i kësaj historie nuk është nëse duhej prangosur apo jo “kushëriri i Habilajve”, por se me kë ka qenë i lidhur “heroi i qeverisjes” së Ramës. Dhe për këtë të vërtetë të thjeshtë sot po flitet më pak se për gjithçka. (Lapsi.al)

Tags: denoncimidosjahabilajmanipulohetsaimir tahiriTahiritrafiku i droges

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Çfarë ka ndodhur më 29 tetor?

Çfarë ka ndodhur më 29 tetor?

Shtypi i ditës, 29 tetor 2017

Shtypi i ditës, 29 tetor 2017

Shtypi nga bota, 29 tetor 2017

Shtypi nga bota, 29 tetor 2017







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com