Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si po “korruptohet” lufta globale kundër korrupsionit

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Si po “korruptohet” lufta globale kundër korrupsionit

Nga Robert Amsterdam “The Hill”

Prej disa vitesh, gjyqësori në Brazil është përpjekur të hetojë dhe ndjekë penalisht figura të fuqishme publike, në një hetim anti-korrupsion të njohur si “Lava Jato” (Lavazhi). Kjo betejë për drejtësi, fitoi admirim nga mediat brenda dhe jashtë vendit, duke e shndërruar gjyqësorin brazialian në një model të supozuar për pjesën tjetër të Amerikës Latine, dhe botës në zhvillim.

Dhe tek e fundit pse jo? Në një vend të njohur për mosndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, nisën befas të preken të paprekshmit. Zhvillimet dramatike ishin aq tërheqëse, saqë shumë njerëz brenda dhe jashtë vendit, ishin të kënaqur teksa mbyllnin njërin sy ndaj parregullsive procedurale të proceseve gjyqësore.

Dhe kjo pasi hetimi u personalizua nga një njeri, Sergio Moro, kryetari i trupës që mbikëqyrte hetimin, dhe që sot është Ministër i Drejtësisë. Por tani, me zbulimet më të fundit që flasin për një bashkëpunim të mëhershëm mes Moro dhe Deltan Dallagnol, prokurorit kryesor të çështjes, narrativa se Brazili po kryeson luftën kundër korrupsionit, po diskretitohet.

Dhe së bashku me të, edhe ideja se ata që e udhëheqin luftën kundër korrupsionit, janë disi më të imunizuar nga vetë korrupsioni. Reagimet në Brazil kanë qenë të forta. Pjesa dërrmuese e të majtës në opozitë, dhe mbështetësit e ish-presidentit të burgosur Luiz Inacio Lula da Silva, thonë se i gjithë hetimi dhe dënimi që pasoi, duhen shpallur të pavlefshme.

Në të djathtë, mbështetësit e presidentit aktual Jair Bolsonaro, pohojnë se ajo që bëri gjykatësi Moro është disi i pranueshme, pasi Partia e Punëtorëve duhej të largohej me çdo kusht nga pushteti, çka përbën një përbuzje serioze ndaj sundimit të ligjit. Por shoqëria dhe elita intelektuale e Brazilit, ndihet e tradhtuar. Si mundi Moro, një figurë ikonë e drejtësisë në një vend që vuan nga mossundimi i ligjit, të lejonte të njollosej nga politika një hetim kaq i rëndësishëm?

Për analistët e zhgënjyer të Brazilit dhe mbështetësit e luftës kundër korrupsionit, i vetmi ngushëllim është ky:mjerisht trajektorja e trishtë e dosjes “Lava Jato”, nuk është diçka e pazakontë, madje është një tendencë që e shohim në shumë sisteme të tjera gjyqësore. Fakt është se fushatat anti-korrupsion, janë rrallë imune ndaj politikës.

Herë pas here, edhe tek nismat më të pastra, zbulohen mekanizmat politikë që i drejtojnë nga pas. Dhe nuk janë vetëm udhëheqës si ai rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping, që gjejnë mënyrat për t’i përdorur hetimet për korrupsion si një armë politike. Kjo është një dinamikë që ne e shohim në mbarë spektrin politik, madje edhe tek demokracitë më të forta dhe më të konsoliduara.

Shihni rastin tjetër në Korenë e Jugut. Vetëm pak vite më parë presidenti Moon Jae-in, u zgjodh duke premtuar çrrënjosjen e korrupsionit që kishte ekzistuar prej kohësh nën sipërfaqen e politikës koreane. Mediat e pagëzuan presidentin si një “tigër anti-korrupsion”. Por shumë shpejt, beteja anti-korrupsion, degradoi në një luftë të mirëfilltë politike.

Është një model që e kemi parë herë pas here, nga Vietnami, Liban, dhe deri në Kenia . Lufta anti-korrupsion është shndërruar në një mjet të fuqishëm propagande, sidomos ​​pak për shkak të popullaritetit që gëzon në mënyrë gati të pashmangshme në mesin e popullit. Tek e fundit korrupsioni, është pa dyshim diçka e keqe.

Rrjedhimisht, anti-korrupsioni është pa dyshim diçka e mirë. Duke shfrytëzuar mbështetjen popullore si një burim legjitimiteti, ata që ndërmarrin beteja të tilla, mund t’i zbatojnë sipas dëshirës normat procedurale, ​​për sa kohë që kjo ndodh relativisht në heshtje, duke e ditur që opinioni i publikut – dhe ç’është më e rëndësishmja, analistët – do të qëndrojnë në anën e tyre.

Ndërsa qeveritë në mbarë botën, vazhdojnë luftën kundër korrupsionit, qytetarët dhe sidomos mediat kanë detyrimin të jenë syçelët.

Një proces i rregullt ligjor dhe prezumimi i pafajësisë, mund të jenë jo popullorë në klimën aktuale politike. Ato mund të bëjnë raportimin mediatik më pak joshës, dhe më të ndërlikuar. Por mbeten gjithsesi thelbësorë, për çdo sistem që dëshiron të quhet demokratik.

Për të pasur sukses në të ardhmen, lufta kundër korrupsionit ka nevojë për më pak duartrokitës dhe për më shumë vëzhgues të kthjellët. Në të kundërt, episodet si ai në Brazil, do të bëhen më të zakonshme, ashtu po kështu edhe zbehja e besimit, që e shoqëron zakonisht këtë luftë./ TIRANA TODAY

Tags: gjyqesorikorruptohetKUNDER KORRUPSIONITlufta globale

TË LIDHURA

Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”
Bota

Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”

18:20 | 19/01/2026
Shpërthim në një hotel në qendër të Kabulit, 7 viktima dhe 20 të plagosur
Bota

Shpërthim në një hotel në qendër të Kabulit, 7 viktima dhe 20 të plagosur

17:07 | 19/01/2026
Çeki/ Përgjaken ambientet e bashkisë, agresori plagos 6 persona dhe i jep fund jetës
Bota

Çeki/ Përgjaken ambientet e bashkisë, agresori plagos 6 persona dhe i jep fund jetës

14:20 | 19/01/2026
Next Post
Njihuni me komandantin e parë shqiptar në Ushtrinë e Maqedonisë Veriore

Njihuni me komandantin e parë shqiptar në Ushtrinë e Maqedonisë Veriore

“Pa shkelur vijën e kuqe”, Ruçi flet rreth zgjidhjes së krizës politike

“Pa shkelur vijën e kuqe”, Ruçi flet rreth zgjidhjes së krizës politike

Ndihma ekonomike, risitë e ligjit të ri: Familjet që duhet të përfitojnë më shumë janë…

Ndihma ekonomike, risitë e ligjit të ri: Familjet që duhet të përfitojnë më shumë janë...







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, si reaguan ata?

Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, si reaguan ata?

17:37 | 12/01/2026




TË FUNDIT

Sarandë: Zbulohet shtëpi bari në pallat disakatësh, apartamenti përdorej për kanabis
Aktualitet

Sarandë: Zbulohet shtëpi bari në pallat disakatësh, apartamenti përdorej për kanabis

by mirseda
18:26 | 19/01/2026
0

Zbulohet një tjetër shtëpi bari në Sarandë. Operacioni në vijim e sipër në lagjen nr. 2 të...

Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”

Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”

18:20 | 19/01/2026
U kritikua për botoks, Vesa Luma rrëfen betejën shëndetësore

U kritikua për botoks, Vesa Luma rrëfen betejën shëndetësore

18:02 | 19/01/2026
Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin

Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin

17:56 | 19/01/2026
Blushi: “Prania e Ballukut këtu është turp” – dorëzojeni në drejtësi.Kjo që bëni ju është provokim!

Blushi: “Prania e Ballukut këtu është turp” – dorëzojeni në drejtësi.Kjo që bëni ju është provokim!

17:53 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com