Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si po i rikthen Greqia të rinjtë e mërguar për shkak të krizës ekonomike

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Si po i rikthen Greqia të rinjtë e mërguar për shkak të krizës ekonomike

Nga: Nektaria Stamouli “Politico.eu”

Athinë – Kthehu të lutem! Është ky mesazhi i qeverisë greke, për të rinjtë e talentuar që u larguan nga vendi gjatë krizës financiare, që goditi vendin një dekadë më parë. Për t’i inkurajuar që ta bëjnë këtë gjë, autoritetet kanë nisur zbatimin e një skeme të subvencionimit të pagave të quajtur “Rebrain Greece”, që u ofron 500 të rinjve që konsiderohen më të mirët, një pagë mujore prej 3.000 eurosh (pa taksat), nëse rikthehen në Greqi si pjesë e projektit.

Ministria greke e Punës, do të mbulojë 70 për qind të kostos së programit. “Kjo është përpjekja e parë e shtetit, që synon të krijojë kushtet për një rikthim gradual të të rinjve të larguar jashtë vendit”, thotë Konstantinos Agrapidas, një zyrtar i rëndësishëm në Ministrinë e Punës, që po mbikqyr zbatimin e projektit.

Skema nisi të zbatohet në prillin e vitit të shkuar, si një mënyrë për të ndaluar “ikjen e trurit”, dhe u vlerësua si aq shumë e rëndësishme, sa që as ndryshim i qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të korrikut 2019, nuk mund ta anulojë atë.

“Ndërsa Greqia po del nga kriza, dhe tashmë i është rikthyer rrugës së qëndrueshme të rindërtimit ekonomik dhe social, ajo po rifiton mjetet dhe fuqinë për të krijuar mjedisin e duhur për rikthimin e diasporës greke, që kërkoi punë dhe një jete më të mirë jashtë vendit gjatë krizës”, thotë Ministri grek i Punës, Janis Vrucis.

Rreth 500 mijë njerëz u larguan jashtë vendit gjatë krizës financiare, kur ekonomia greke u tkurr me 25 për qind të PBB-së, dhe papunësia u rrit në 28 për qind. Që atëherë, shifra e papunësisë është ulur, por mbeten gjithsesi më shumë se 2-fishi i mesatares së Bashkimit Evropian dhe Eurozonës.

Ikja e të rinjve, e ka përshpejtuar rrezikun më të madh për ekonominë greke: krizën demografike. Sipas Institutit Dianeosis, deri në vitin 2050, popullsia e Greqisë pritet të zvogëlohet nga 800 mijë deri në 2.5 milionë, dhe 1 në 3 banorë do të jetë mbi moshën 65 vjeç.

Reagimi i qeverisë, ishte një bonus financiar prej 2.000 eurosh për çdo lindje. Greqia ka përjetuar një migrim masiv dhe më parë, sidomos gjatë dekadave pas Luftës së Dytë Botërore. Por këtë herë ndryshimi është se ata që po emigrojnë, janë grekët me nivelet më të larta të arsimimit dhe aftësive.

Më shumë se 90 për qind e atyre që u larguan gjatë krizës, ishin të diplomuar në universitete, dhe 64 për qind kishin një diplomë pasuniversitare. Sipas një raporti të Endeavour, një organizatë globale jofitimprurëse, kapitali njerëzor është eksporti nr.1 i Greqisë.

Ai thotë se ikja e trurit është e barabartë çdo vit me një rënie prej 12.9 miliardë eurosh në PBB-në e vendit, dhe 9.1 miliardë euro taksa që shkojnë për vendet ku emigrojnë grekët, ndërsa vetë Greqia harxhoi 8 miliardë euro për t’i edukuar këta njerëz.

Zina Penteridu, një analiste 27-vjeçare e sistemeve të informacionit gjeografik, që jeton në Londër prej gati 4 vjetësh, u entuziazmua kur mësoi për programin e ri. Ajo tha se nuk donte të ikte nga Greqia. Por por kur mbaroi studimet, kriza ishte në kulmin e saj, dhe ishin prindërit ata që e nxitën të emigrojë.

“Jam e vetëdijshme, që rikthimi në atdhe do të nënkuptojë një pagë dhe standarde pune më të ulëta. Por unë sërish do të doja të kthehesha, nëse do të kisha një mundësi të mirë punësimi”, thotë ajo. Por jo të gjithë e pëlqejnë këtë skemë.

Kritikët e saj, mendojnë se ajo është e padrejtë ndaj tyre që i rezistuan tundimit për t’u larguar, dhe që zgjodhën të qëndrojnë në Greqi, gjatë viteve të vështira të krizës. “Duhet të merren parasysh ata që kanë qëndruar këtu. Ata vuajtën pasojat e papunësisë, pavarësisht se ishin të aftë. Dhe zgjodhën ose një asistencë papunësie, që ishte një zgjedhje për disa, ose vuajtën për një kohë të gjatë pa punë, në pritje të një pune”- thotë një editorialist i gazetës së rëndësishme greke “To Vima”.

“Unë e kuptoj që kjo skemë mund të konsiderohet e padrejtë, për të gjithë ata që qëndruan në vend, gjatë gjithë këtyre viteve të vështira”, thotë Penteridu. Por Agrapidas e kundërshton një kritikë të tillë, duke theksuar se ky nuk është një program që synon uljen e papunësisë, por që kërkon të mbulojë nevojat e vendit me ekspertë që aktualisht mugojnë.

Pavarësisht nivelit shumë të lartë të papunësisë, shumë biznese në Greqi, sidomos në sektorin e teknologjisë, e kanë të vështirë të gjejnë punonjës me aftësitë e duhura. Gai Krif, anëtar bordi në Upstream, një kompani e teknologjisë së lëvizshme, thotë se e ka të vështirë të marrë në punë inxhinierë, pasi më të kualifikuarit ikin jashtë vendit sapo përfundojnë studimet, dhe s’kanë dëshirë të rikthehen.

“Në këto kushte, ne vend se të përpiqeshim të gjenim punonjës me studimet dhe përvojën e duhur, vendosëm të investojmë vetë në dhënien e përvojës së nevojshme, duke ofruar një program trajnimi 1-vjeçar për studentët e diplomuar, që më pas i punësojmë”, tha ai.

“Ikja e trurit, është një problem serioz për tregun grek të punës. Ka një brez të tërë me ambicie, ëndrra, dhe oreks për punë. Por duket se ata mezi presin të ikin jashtë. Nuk është vetëm mungesa e mundësive, por mbi-taksimi dhe mungesa e meritokracisë”, thekson ai.

Dhe në fakt një raport nga një OJF, tregon se korrupsioni dhe mungesa e meritokracisë, janë arsyet kryesore që i shtyjnë grekët të kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit, pasuar nga kriza financiare, një sistem i dobët i mirëqenies sociale, dhe kushtet e vështira të punës.

TIRANA TODAY

 

Tags: Greqiakriza ekonomiketë rinjtë

TË LIDHURA

Tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami
Bota

Tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

09:19 | 12/12/2025
Itali, nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni do të dalin në ankand
Bota

Itali, nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e marra nga kryeministrja Meloni do të dalin në ankand

19:12 | 11/12/2025
Dhimitër Meci kapet në Greqi; në banesën e tij gjenden armë dhe fishekë
Aktualitet

Dhimitër Meci kapet në Greqi; në banesën e tij gjenden armë dhe fishekë

19:10 | 11/12/2025
Next Post
Ja si Donald Trump-i e përzjeu presidencën me bizneset e tij private

Ja si Donald Trump-i e përzjeu presidencën me bizneset e tij private

Fiset shqiptare në Mal të Zi, hartë e rrallë e vitit 1839

Fiset shqiptare në Mal të Zi, hartë e rrallë e vitit 1839

“Duam lekët! Ku e keni kasafortën?”, biznesmeni tregon skenën e grabitjes

“Duam lekët! Ku e keni kasafortën?”, biznesmeni tregon skenën e grabitjes







JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Lejuan ndërtime pa leje, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin
Aktualitet

Lejuan ndërtime pa leje, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin

by mirseda
09:58 | 12/12/2025
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në...

“Duhet një alternativë”, Salianji pas takimit me demokratë në Gjirokastër

“Duhet një alternativë”, Salianji pas takimit me demokratë në Gjirokastër

09:33 | 12/12/2025
Tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

Tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

09:19 | 12/12/2025
Operacioni në Dobraç dhe Fushë Kuqe, zbardhet emri i dy të arrestuarve

Operacioni në Dobraç dhe Fushë Kuqe, zbardhet emri i dy të arrestuarve

08:53 | 12/12/2025
Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

22:51 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com