Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si po e sfidon Kina BE-në në Ballkanin Perëndimor

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Si po e sfidon Kina BE-në në Ballkanin Perëndimor

Nga Austin Doehler “The Diplomat”

Në vitin 2013, presidenti kinez Xi Jinping, prezantoi atë që tani e njohim si Nisma  e Brezit dhe Rrugës (BRI), një projekt global 900 miliardë dollarësh, që synon të ndërlidhë rrugët e tregtisë ndërkombëtare, në një version modern të Rrugës së lashtë të Mëndafshit.

Si rezultat i këtij projekti, Kina është shfaqur si një aktore relativisht e re, por me peshë në Ballkanin Perëndimor. Gur-themeli i ekspansionit ekonomik të Kinës në Evropën Juglindore, ka qenë blerja e tij portit grek të Pireut, të cilin Pekini e ka shndërruar në portin e dytë më të madh në Mesdhe.

Nga këndvështrimi i Kinës, kjo e bën Ballkanin Perëndimor një rajon kryesor strategjik për investime. Pekini, ka tashmë shumë interes në përmirësimin e infrastrukturës në rajon, në mënyrë që të mund të transportojë përmes tij mallrat e veta që shkarkon në Pire, drejt tregut të përbashkët të BE-së me gjysmë miliardë konsumatorë.

Për më tepër, Kina është e interesuar të hedhë bazat ekonomike në vendet që supozohet se do të bëhen vende anëtare të BE-së, disa potencialisht që brenda vitit 2025. Por në vend se të forcojë perspektivën e anëtarësimit në BE të këtyre vendeve, BRI po e dëmton këtë proces në 3 mënyra kryesore:mbytjen e vendeve në borxhe (e ashtuquajtura “diplomaci e kurthit të borxhit”), uljen e standardeve mjedisore, dhe përjetësimin e dukurisë së korrupsionit.

Diplomacia e kurthit të borxheve, është një mekanizëm i përdorur nga Kina, ku vendet me ekonomi të vogla në zhvillim, nxiten të marrin hua të shumta për projekte të mëdha infrastrukturore, të cilat nuk mund të shpresojnë t’i shlyejnë ndonjëherë.

Për pasojë, këto vende më pas bëhen të varura ekonomikisht nga Kina, çka i bën të prekshme edhe nga ndikimi politik kinez. Rasti më i qartë i diplomacisë së kurthit të borxheve në Ballkanin Perëndimor, është ai i projektit të autostradës që po ndërton Kina në Malin e Zi. Autostrada do të lidhë qytetin portual malazez Bar me kryeqytetin serb Beograd, njëherazi qyteti më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm njëra nga tre fazat të këtij projekti, i ka kushtuar Malit të Zi afro 1.3 miliardë euro, ose çerekun e PBB-së së saj në vitin 2018. Kredia që Mali i Zi mori për këtë rrugë, ka bërë që raporti i borxhit ndaj PBB-së, të rritet në më shumë se 80%.

Është e paqartë, se çfarë do të ndodhë saktësisht nëse Mali i Zi vazhdon të bjerë më tej në kurthin e borxhit që i ka ngritur Kina. Pavarësisht nga synimet e Pekinit në Malin e Zi, BE do të jetë në dilemë, nëse duhet të anëtarësojë në gjirin e saj një shtet që është në gjendje të shfrytëzohet nga Kina për një mori çështjesh, dhe që ka një borxh gjithnjë e më të madh.

Si pjesë e procesit të integrimit në BE, vendet e këtij rajoni i janë bashkuar Traktatit të Komunitetit të Energjisë (ECT), që synon të përputhë politikat mjedisore të këtyre vendeve me ato të BE-së. Pavarësisht nga standardet e BE-së, ka disa raste kur vendet e Ballkanit Perëndimor kontraktojnë kompani shtetërore kineze, për të rindërtuar dhe vënë në punë termocentralet me qymyr, të cilët janë shumë ndotës.

Një shembull është termocentrali në Tuzla të Bosnje Hercegovinës. Pas miratimit të huasë që qeveria boshnjake mori për këtë projekt, Komisionari i BE-së për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johanes Han, ngriti pikëpyetje serioze në lidhje me angazhimin e Bosnjës ndaj traktateve ndërkombëtare dhe Rregullores së BE-së.

Ndërkohë BRI po shfrytëzon dhe stimulon rrjete korrupsioni, që janë në patronazhin politik të qeverive lokale. Korrupsioni, është një nga pengesat më të mëdha për aspiratat e BE-në për Ballkanin Perëndimor. Dhe mënyra kryesore, përmes së cilës Kina kryen korrupsion në rajon, është mos bërja transparente e proceseve të tenderimit.

Shembulli më i trishtë, është ai i kompanisë shtetërore kineze “Sinohydro”. Ajo u kontraktua për të ndërtuar 2 autostrada në Maqedoninë e Veriut. Skandali i përgjimeve në vitin 2015, zbuloi se ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski dhe Ministri i Transportit Mile Janakieski do t’ja jepnin kontratën kompanisë kineze, pasi ajo ishte e gatshme të paguante një ryshfet prej rreth 25 milionë eurosh.

Ky rast ilustron faktin, se BRI synon të përjetësojë statuskuonë e korrupsionit të shfrenuar në Ballkanin Perëndimor. Dhe se në rast se dëshirohet të realizohet e ardhmja evropiane e rajonit, aty duhet të ndërmerren reforma serioze. Prania e shtuar e Kinës në Ballkanin Perëndimor, nuk ishte diçka e pashmangshme.

Përkundrazi, ajo qe rezultat i drejtpërdrejtë i një vakuumi të pushtetit që krijoi vetë BE-ja. Kohët e fundit, presidenti francez Emanuel Makron, është në krye të qëndrimit kundër zgjerimit të BE-së. Por qasja e tij, është vetëm një nga simptomat e “lodhjes nga zgjerimi”.

Ky fenomen, ka konsumuar shumë liderë evropianë, por edhe mërzitur qytetarët. Në vitin 2007, Bullgaria dhe Rumania u bënë pjesë e BE-së, edhe pse shumë njerëz besonin se ato nuk ishin të përgatitura. Pasi kishin shumë probleme me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pakënaqësia u shtua nga kriza financiare e vitit 2008, dhe sidomos nga efektet e saj të mëdha mbi ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

Gjithsesi, kjo nuk e ndryshon faktin, që integrimi i Ballkanit Perëndimor në union, është në interesin kryesor të BE, dhe në përputhje me vlerat të tij thelbësore. Kancelaria gjermane Angela Merkel, tha kohët e fundit “se do të ketë një Evropë vërtetë të bashkuar, vetëm me përfshirjen edhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

Nëse BE do që t’i dëgjojë këto fjalë, atëherë duhet të ndërmarrë veprime konkrete. Së pari duke çelur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Përgjatë viteve të fundit, investimet ekonomike të Kinës në Ballkanin Perëndimor, e kanë shndërruar atë nga një vend jo-faktor në rajon, në një nga aktorët e huaj më të rëndësishëm.

Dhe s’ka asnjë shenjë që situata do të ndryshojë së shpejti. Bashkimi Evropian, ndodhet në një udhëkryq. Ai duhet të vendosë sa më parë nëse do të ndërmarrë veprimet e nevojshme, për të garantuar që Ballkani Perëndimor të mbetet brenda sferës së tij të ndikimit. Apo nëse do t’ja lërë rajonin Pekinit, dhe do ta lejojë Kinën të diktojë të ardhmen e rajonit./ TIRANA TODAY

Tags: Ballkani Perëndimorkinapresidenti kinez Xi Jinping

TË LIDHURA

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Moti

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja
Bota

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025
Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut
Bota

Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut

21:09 | 04/07/2025
Next Post
Po sillte emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Pogradec 26-vjeçari nga Tirana

Po sillte emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Pogradec 26-vjeçari nga Tirana

Përfaqësuesit e PD-së u larguan nga konferenca/ Veliaj: Mendojnë vetëm për by**ën e tyre

Përfaqësuesit e PD-së u larguan nga konferenca/ Veliaj: Mendojnë vetëm për by**ën e tyre

Mashtronte biznesmenët, Gjykata e Apelit jep vendimin për dentisten Olesia Duka

Mashtronte biznesmenët, Gjykata e Apelit jep vendimin për dentisten Olesia Duka

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com