Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si pavarësia e Amerikës ndau Benjamin Franklin nga djali i tij i vetëm

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Si pavarësia e Amerikës ndau Benjamin Franklin nga djali i tij i vetëm

Në fundin e vitit 1772, Benjamin Franklin mori një pako të papritur nga një dërgues i panjohur. Ishte një koleksion letrash nga disa zyrtarë të lartë kolonialë në Masaçusets, që i drejtoheshin Thomas Whatley-it, ndihmësit të kryeministrit të Britanisë.

Subjekti i tyre, ishin trazirat e vazhdueshme të shkaktuara nga Stamp Act, i cili vendosi taksat e para direkte mbi kolonët, dhe legjislacionin tjetër që njerëzit në Masaçusets e gjykonin si shtypës dhe tiranik. Zyrtarët raportuan se kolonët kishin filluar një kryengritje: Pronat e mbretit ishin duke u shkatërruar, dhe oficerët qenë rrahur.

Bandat kontrollonin rrugët, duke i detyruar ushtarët britanikë të kërkonin strehë në një ishull në liqenin e Bostonit.

Vetëm një shfaqje e fuqishme e forcës, këmbëngulin zyrtarët, do të mund të rivendoste paqen. Franklin e kuptoi rëndësinë e dokumenteve. Nëse letrat bëheshin publike, kjo mund të çonte në një kryengritje të armatosur. Nga selia e tij diplomatike në Londër, ai i dërgoi letra Kryetarit së Asamblesë së Kuvendit të Masaçusets, Thomas Cushing.

Efekti qe kataklizmik. Brenda vitit, rebelët derdhën në det mijëra tonelata çaj, të barasvlershme me miliona dollar, të “India Company”-së në lindje të liqenit të Bostonit.

Brenda dy vitesh, qytetarët britanikë filluan të vrasin njëri-tjetrin në betejat e Leksingtonit dhe Konkordit. Gati dy milionë qytetarë britanikë, që jetonin në të 13 kolonitë kishin më shumë liri, më shumë rol në qeverisje, më shumë siguri, një taksim më të barabartë dhe një drejtësi më të pavarur se çdo popull tjetër në botë dhe ndoshta në historinë e njerëzimit deri atëhere. Franklin i kishte të gjitha këto në rrezik.

Një nga kritikët më të ashpër ishte guvernatori mbretëror i Nju Xhersit, njëherazi djali i tij. William Franklin kishte mësuar të ishte “një njeri i qeverisë” nga babai i tij, i cili qe vetë një zyrtar i kurorës britanike, derisa ndodhi diçka në fillimvitet 1770, që e bëri atë të mbrojë çështjen e radikalëve.

Deri në atë kohë, Benjamin dhe William qenë shumë të afërt:partner në debate, bashkëpunëtorë shkencorë, në biznes, dhe shërbëtorët të devotshëm të Kurorës dhe kolonive. Tashmë do të merrnin rrugë të ndryshme.

Njëri do të bëhej një rebel, bashkë-autor i Deklaratës së Pavarësisë, ambasadori i parë i kombit të ri në Francë, dhe një delegat në Konventën Kushtetuese. Tjetri, udhëheqës i monarkistëve që u përpoqën të mbronin nderin e Perandorisë Britanike, dhe sigurinë e qytetarëve të saj.

Kur erdhi momenti i madh në korrikun e vitit 1776, Benjamin nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, ndërsa William refuzoi kërkesën e babait të tij për t’u bashkuar me rebelët, ose siç do t’i quante ai kauzën e “Patriotëve”. William u arrestua me urdhër të Kongresit Krahinor të Nju Xhersit, një organ të cilin ai e cilësoi si tradhtar dhe refuzoi ta njohë si legjitim. William u burgos për 2 vite, para se të lirohej si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish.

Pas disa viteve punë në emër të besnikëve të kurorës britanike në Nju Jork, iu bashkua mijëra amerikanëve që emigruan në Angli, për të mos u kthyer më kurrë në atdheun e tij. Babë e bir e panë njëri-tjetrin edhe njëherë tjetër, dhe nuk u pajtuan asnjëherë me njëri-tjetrin.

Disa vjet para vdekjes së tij në vitin 1790, Benjamin i shkroi djalit të tij William: Asgjë nuk më ka lënduar dhe prekur ndonjëherë kaq shumë, se sa ndjesia e të qenit i braktisur në një moshë të thyer nga djali im i vetëm, dhe jo vetëm i braktisur, por edhe duke rrëmbyer armët kundër meje, kundër një kauze ku reputacioni, fati dhe jeta ishin të gjitha në rrezik”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: AmerikaBenjamin FranklinDjaliPavarësiavetem

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Ishte e fshehur tek rrënjet e ullirit/ Shpërthen granata e dorës, lëndohet 85-vjeçari
Aktualitet

Ishte e fshehur tek rrënjet e ullirit/ Shpërthen granata e dorës, lëndohet 85-vjeçari

17:03 | 18/10/2025
Next Post
Fjalët e fundit prekëse të Victor Hugo: Të duash, do të thotë të veprosh!

Fjalët e fundit prekëse të Victor Hugo: Të duash, do të thotë të veprosh!

Erdogan: BE po na zvarrit me procesin e integrimit

Aventura Evropiane

Shtypi nga bota, 9 korrik 2017

Shtypi nga bota, 9 korrik 2017







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com