Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Fjalët e fundit prekëse të Victor Hugo: Të duash, do të thotë të veprosh!

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha

155-vjetori i publikimit të kapitullit të fundit të romanit “Të mjerët”, u përkujtua pak ditë më parë nga rrethet letrare në mbarën botën. Ndërsa punonte mbi këtë kryevepër, Hugo përdori një strategji të veçantë, për ta detyruar veten të shkruante.  

Autori hiqte rrobat dhe mbyllej në një dhomë tërësisht bosh, me vetëm një stilolaps dhe letër në duar.  Thuhet se ai i urdhëronte shërbëtorët e tij të mos ia jepnin rrobat, deri kur të kishte përparuar mjaftueshëm me shkrimin e romanit, që në fund shkoi në më shumë se 1.500 faqe.

Hugo qe edhe një aktivist i guximshëm i të drejtave të njeriut. Pasi u zgjodh në Asamblenë Kombëtare të Francës në vitin 1848, ai u shkëput nga konservatorët dhe bëri thirrje për të drejtën e votimit për të gjithë qytetarët, arsimim falas për të gjithë fëmijët, si dhe dhënien fund të varfërisë. Fushata e tij për të shfuqizuar dënimin me vdekje, ishte gjithashtu e njohur ndërkombëtarisht. 

Një kritik i ashpër i nipit të Napoleonit, Hugo u largua nga Franca pas grushtit të shtetit të vitit 1851 që solli Lui Bonapartin në pushtet. Pas ndenji pak kohë në Belgjikë, ai u vendos në ishullin e vogël britanik të Guernsey, ku shkrimtari do të jetonte për 15 vitet e ardhshme.

Ajo u dëshmua të ishte një nga periudhat më të frytshme të jetës së tij, teksa Hugo shkroi dy vëllimet e tij më të njohur me poezi, dhe pjesën më të madhe të romanit “Të mjerët” –  që e filloi në vitin 1845, por e përfundoi vetëm në vitin 1862. 

Ai u bë një ikonë e tillë dhe kampion i të varfërve në Francë, sa që me rastin e 80-vjetorit të lindjes, në 27 qershor 1881, turma e njerëzve parakaloi për 6 orë më rradhë poshtë shtëpisë së tij, ku ai kishte dale në ballkon për t’i përshëndetur.

Venue d’Eylau, në të cilën Hugo jetonte u ndryshua të nesërmen në Avenue Victor-Hugo, dhe të gjitha letrat e ardhshme që i dërgoheshin autorit do të adresoheshin:”Zotit Victor, në Avenue e tij, Paris”. Hugo do të jetonte edhe 4 vjet, por mbeti deri në fund një aktivist, duke kërkuar një funeral modest (edhe pse në fakt u organizua një funeral i madh shtetëror me urdhër të Presidentit Jules Grévy).

Duke thënë testamentin e tij në pak radhazi tha: ‘‘Po ua fal 50.000 franga të varfërve. Dua të përcillem në një karrocë të thjeshtë funerali. Refuzoj fjalimet solemne të të gjitha kishave. Lutem për të gjithë shpirtrat. Unë besoj në Zot”. 

Besimin e tij në nevojën e shndërrimit të ndjeshmërisë së njeriut ndaj tjetrit në një ndryshim të vërtetë, e shprehur shkurtimisht në fjalët e tij të fundit para vdekjes, të shkruara në formën e një epitafi, dy ditë para se të ndërronte jetë nga pneumonia: ‘Të duash do të thotë të veprosh!”.

Hugo pati si bashkëshorte Adele Foucher, me të cilën u martua në tetorin e vitit 1822, ndërsa jetuan se bashku për gati 46 vjet deri në vdekjen e saj. Por shkrimtari kishte gjithashtu dashnore të shumta, ndërsa sipas biografëve dashuria e jetës së tij ishte, Juliette Drouet, e cila i shkroi mbi 20.000 letra që përshkruanin pasionin por edhe xhelozinë e saj të sëmurë ndaj Hugo. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: e funditFjalëtprekëseTë duashveprovictor hugo

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post
Turkey's President Recep Tayyip Erdogan looks on as he is welcomed by European Parliament President at the European Parliament in Brussels, on October 5, 2015, as part of a meeting with the European Union's top officials for urgent talks on the migration crisis and the Syrian war that is producing so many of the refugees. AFP PHOTO /EMMANUEL DUNAND        (Photo credit should read EMMANUEL DUNAND/AFP/Getty Images)

Aventura Evropiane

Shtypi nga bota, 9 korrik 2017

Çfarë ka ndodhur më 9 korrik?







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com