Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 9 korrik?

9 vjet ago
in Të Gjitha

1776 – Për herë të parë George Washington urdhëron që Deklarata e Pavarësisë të lexohet me zë të lartë para anëtarëve të Ushtrisë Kontinentale në New York: Kushtetuta fillon me këto fjalë: “Ne, populli i Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të krijojmë një bashkim më të përkryer….”

1789 – Asambleja Kombëtare e Frances rimblidhet në Versajë për përgatitjen e kushtetutës. Me këtë rast zyrtarët propozuan ndryshimin e emrit nga Versaja në Berceau-de-la-Liberte (“Djepi i Lirisë”), por u tërhoqën kur u përballen me kundërshtimet e shumicës së banorëve. Përmendja më e hershme e emrit Versajë është në një dokument të vitit 1038 mbi fshatin Versajë. Në 1575, fshati u ble nga fiorentinasi Albert de Gondi, i cili ftoi mbretin Luigj XIII për gjueti në pyjet përreth.

Mbreti u kënaq dhe urdhëroi ndërtimin e një shtëpie gjuetie në vitin 1624. Tetë vjet më vonë, ai e mori Versajën nga familja Gondi dhe ndërtoi pallatin, të cilin mbreti pasardhës, Luigj XIV do ta shndërronte në një nga pallatet më të mëdhenj në botë.

1793 – Kanadaja e sipërme miraton Aktin Kundër Skllavërisë, dhe ndalon importimin e skllevërve në Kanadanë e poshtme.

1810 – Napoleoni anekson e Mbretërinë e Holandës duke e bërë atë pjesë të Perandorisë së Parë franceze. Mbretëria e Holandës ishte jetëshkurtër, si pasojë e rënies së Napoleonit, por ky status shërbeu si precedencë për një Holande të bashkuar, duke lehtësuar shpalljen e monarkisë me të drejta të plota.

1811 – Eksploruesi britanik David Thompson vendon një shenjë në bashkimin e lumenjve Columbia dhe Snake (në shtetin e tanishëm Uashington, SHBA), duke e shpallur territorin pjesë të Britanisë.

1816 – Argjentina shpall pavarësinë nga Spanja. Kolonizimi spanjoll i rajonit kishte filluar në 1512.

Pavarësia u pasua nga një luftë civile deri më 1861, e cila përfundoi me riorganizimin e vendit si federatë me Buenos Aires kryeqytet. Prej atëherë, ndërsa valët e emigracionit masiv evropian ndryshuan rrënjësisht kulturën dhe demografive e saj, Argjentina ka gëzuar një rritje historikisht pothuajse-pashembullt në begati: në fillim të shekullit 20-të, Argjentina renditej vendi i shtatë më i zhvilluar në botë. Pas 1930-s, edhe pse mbeti mes 15 vendeve më të pasura deri në mesin e shekullit, Argjentina ra në paqëndrueshmërinë politike dhe krizë ekonomike, që u bënë pengesë për zhvillim.

1900 – Në një ditë korriku, vdiq Jani Vreto (lindur më 1822) shkrimtar, botues dhe figurë e rëndësishme e zgjimit kombëtar (cilësuar si Guttenbergu shqiptar).

Ishte nga Postenani, fshat pranë Leskovikut në Shqipërinë e jugut; mori mësimet e para greqisht dhe shqip nga Nikolla Ikonomi. Pastaj shkoi në gjimnazin Zosimea ku u njoh me shumë atdhetarë. Më 1879 themelon në Stamboll shoqatën e botimeve shqipe; përndiqet nga perandoria osmane dhe vendoset në Bukuresht, ku krijon shtypshkronjën e parë shqipe, duke bërë në fushën e shqipes atë që Guttenbergu kishte bërë rreth 400 vjet më pare në fushën e kulturës evropiane – përhapjen e dijes në një mënyrë të re e shumë më të efektshme.

1903 – Diktatori i ardhshëm sovjetik Joseph Stalin dënohet me 3 vjet internim në Siberi.

1955 – Manifesti Russell-Einstein shpallet në një konference shtypi nga Bertrand Russell në Londër, Angli. Manifesti nënvizoi rreziqet e paraqitura nga armët bërthamore dhe u bëri thirrje udhëheqësve për zgjidhje paqësore të konflikteve ndërkombëtare. Manifesti ishte nënshkruar nga 11 intelektualë dhe shkencëtarë të njohur, përfshi Albert Einstein, i cili e kishte nënshkruar atë vetëm disa ditë para vdekjes më 18 prill 1955.

1979 – Një makinë bombë shkatërron makinën Renault pronë e “gjuetarëve nazistë” Serge dhe Beate Klarsfeld në shtëpinë e tyre në Francë. Një shënim në vendin e ngjarjes thoshte se përgjegjësinë për sulmin e merrte ODESSA, akronim gjermanisht për Organisation der Ehemaligen SS-Angehörigen. Qëllimi i organizatës ishte krijimi i mundësive të arratisjes së anëtarëve SS për të shmangur kapjen dhe ndjekjen penale për krime të luftës. Shumica e tyre u ndihmuan nga ODESSA të vendoseshin me dokumente false në Amerikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme,

Tags: Çfarë ka ndodhur më 9 korrik?Retroretrospektive

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Shtypi i ditës, 9 korrik 2017

Zhvendosni gjendjen civile ku banoni, ose gjobiteni. Ja sa ditë ju kanë mbetur

BSH: Rriten ndjeshëm veprimet bankare përmes internetit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com