Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse Lu dhe Vlahutin mbështesin regjimin gangster të Ramës?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Lubonja: Rama po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm

Nga Fatos Lubonja/Dy janë gjethet e fikut që përdori Rama për të  mbuluar aktin e kapjes së Prokurorisë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës. 

Ndërkombëtarët: “vetëm budallenjtë mund të mendojnë se ndërkombëtarët do ta miratonin atë që bëmë ne, po të qe kapje e Prokurorisë”

Akuzat ndaj opozitës: “janë ata që kanë kapur prokurorët, jo ne” dhe: “zgjedhja e prokurorit është një hap i rëndësishëm në realizimin e reformës në drejtësi, por opozita nuk e do, sepse ka frikë nga drejtësia, dhe kështu, për interesin e saj, po pengon integrimin e Shqipërisë në Europë.”

Janë dy gjethe fiku që e mbulojnë deri diku Ramën nga sulmet e opozitës, por që nuk mund ta mbulojnë nga një realitet që e shohin edhe ata që nuk kanë hall as të mbrohen nga drejtësia dhe as t’i marrin Ramës karrigen, por që të jetojnë në një vend ku drejtësia t’i trajtojë të gjithë si të barabartë përpara ligjit.

Dhe ky realitet është ai se ne kemi në krye të qeverisë një Kryeministër që, me vetëdije të plotë, ka ndërtuar këta pesë vjet një koalicion me krimin e organizuar dhe me një oligarki gjithnjë e më kriminale për të sunduar e grabitur shqiptarët dhe se, nga frika e drejtësisë së vërtetë, për të mbrojtur dhe forcuar këtë pushtet kriminal, ka nevojë të ketë nën kontroll drejtësinë.

Vetëm budallenjtë nuk e shohin se ky ishte qëllimi i Ramës dhe të vetëve, në mënyrën se si e zgjodhën Kryeprokuroren të hënën, 18 dhjetor 2017.

Ndërkaq, po ta shohim pak më me gjakftohtësi ngjarjen e fundit, na duhet të themi se opozita s’ka pse bën sikur po ndodh e pabëra, pasi kapja e drejtësisë nga partia në pushtet është një histori e stërpërsëritur.

Ne kemi pasur vazhdimisht një konflikt mes mazhorancës e opozitës, të cilat vazhdimisht kanë akuzuar njëra-tjetrën për vjedhje e grabitje të shqiptarëve. Deri dje, pakti i tyre me drejtësinë ka qenë që, edhe pse e kapur nga mazhoranca, ajo i ka lënë të patrazuar eksponentët e opozitës të gëzojnë “arritjet” e tyre në vjedhjen e shqiptarëve.

Akuzat gjithnjë kanë mbetur veçse në rrafshine lojës politike. Kurse, në mungesën e një drejtësie që do të duhej të hetonte e pavarur të vërtetat e korrupsionit të secilës palë (që do të përkthehej në futjen në burg të eksponentëve të të dyja palëve) politikanët tanë kanë futur në lojë ndërkombëtarët, që kanë bërë arbitrin politik në konflikt.

Kjo shpjegon rëndësinë që ka marrë lufta për të bindur ndërkombëtarët, se cila palë ka të drejtë, që fare mirë mund të quhet edhe luftë për kapjen e ndërkombëtarëve.

Në rastin në fjalë vazhdojmë të jemi në përsëritjen e historisë: çështja po trajtohet si një konflikt midis maxhorancës dhe opozitës, ku si arbitër të vetëm janë ndërkombëtarët me në krye ambasadorët e SHBA dhe EU.

Ramës, që është në mazhorancë, i intereson kjo pasi gjysmë të vërtetat e tij mbështeten më shumë nga ndërkombëtarët, sesa gjysmë të vërtetat e opozitës.

Sot për sot mund të thuhet se, me gjithë të çarat që ka pësuar qeverisja Rama për shkak të provave evidente të implikimit të saj me botën e krimit, nuk jemi ende në pikën që arriti Berisha në shkurt të vitit 1997, kur e përditshmja e rëndësishme britanike “The Independent” shkroi artikullin e famshëm: “Ky regjim gangsterësh që ne mbështesim”, duke akuzuar haptazi politikanët perëndimorë për mbështetjen që i jepnin regjimit të gangsterëve të Berishës në atë kohë. Sot jemi në një situatë ku regjimi i gangsterëve të Ramës mbështetet nga ndërkombëtarët.

Se si dhe se pse janë të kapur ndërkombëtarët nga mazhoranca e radhës është një çështje e trajtuar shpesh së fundmi. Pa hyrë gjatë në këtë histori, do të thosha se ajo fillon që nga korruptime ambasadorësh të veçantë e interesa shtetesh e biznesesh të tyre, deri te fakti se ndërkombëtarëve, veçanërisht Brukselit, i intereson të mbajnë gjallë narrativën se Shqipëria ka bërë hapa përpara në këtë tranzicion të pambaruar dhe jo të pranojnë faktin se sot nuk bëhet më fjalë për një rrugë drejt demokracisë, por për rrugën drejt instalimit të një regjimi antidemokratik me bazë ekonomike paratë e krimit.

Pyetja që shtrohet në këto rrethana është: Çfarë duhet të bëjë opozita e ndodhur midis Prokurorisë së kapur dhe ndërkombëtarëve të kapur? Ka që thonë se duhet të grisë mandatet për t’i treguar botës se Shqipëria nuk është një vend normal, sepse përndryshe ajo do të shërbente si fasadë demokratike e regjimit të gangsterëve.

Ky është argumenti i atyre që mbështesnin edhe mosdaljen e PDsë nga çadra. Është një argument që do të mund të funksiononte nëse opozita jonë nuk do të kishte mëkatet e së kaluarës, e prandaj do të ndiqej nga njerëzit, përtej militantëve.

Por, gjithsesi, është një argument që, për shkak të dobësisë që përmenda, ka edhe një dobësi tjetër të madhe: ai mbështetet në idenë se duhet të bindim ndërkombëtarët se këtu kemi një regjim gangsterësh, që s’është larg idesë se, mungesë të mbështetjes së fortë popullore, për shkak të mëkateve, pushtetin duhet ta marrim me ndërkombëtarët.

Sipas mendimit tim – duke pasur parasysh edhe mbështetjen që i dhanë ndërkombëtarët Ramës kur Basha ishte në çadër – djegia e mandateve dhe dalja e opozitës në rrugë jashtëparlamentare me motiv zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përkohshëm nuk do t’i bindte ndërkombëtarët se opozita ka të drejtë.

Historia provon se këta i bind ose populli i revoltuar nga padrejtësia dhe grabitja e madhe që po përjeton e që, prandaj, del në rrugë, si në vitin 1997, me shpresën se ata që do të vijnë do t’ia kthejnë drejtësinë dhe gjënë e grabitur, ose kur janë ndërkombëtarët vetë që e nxisin popullin të dalë në rrugë sepse duan të ndërrojnë një regjim që është kundër interesave të tyre. Nuk jemi në asnjërin nga këta dy raste.

Madje, do të thosha se në kushtet e sotme opozita ndodhet përpara një rreziku më të madh se opozitat e mëparshme, të cilat, siç e thashë më sipër, drejtësia i ka lënë të qeta. Ajo ndodhet midis një dare që ka si dhëmbë më një anë Prokurorinë e kapur dhe në anën tjetër ndërkombëtarët e kapur dhe loja politika, ka ardhur sot në një stad që Rama me shumë gjasa nuk do ta lerë të qetë opozitën, siç e ka lënë Berisha dhe Meta dje.

Ai mund ta përdorë Kryeprokuroren e kapur për të mbrojtur veten dhe për të shkatërruar opozitën, duke arrestuar në mënyrë selektive eksponentë të saj, ndërkohë që, dhëmbi tjetër i darës, ndërkombëtarët e kapur, që do t’i bekojnë këto akte selektive si prova të suksesit të reformës në drejtësi, pra si hapa përpara të Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Ka që në këtë pikë mund të hedhin argumentin se do të ishte më mirë të asgjësohej fare kjo opozitë mëkatare se kështu do të lindte një opozitë e re e pastër. Gjykoj se në kushtet e pushtetit të krimit, kjo s’mund të ndodhë.

Një përdorim i drejtësisë nga krimi mund të çojë veçse në padrejtësi edhe më të mëdha: në eliminimin përfundimtar të opozitës dhe të çdo zëri që denoncon pushtetin e krimit. Shenjat e kësaj sjelljeje Rama i ka dhënë me bollëk.

Prandaj, që të demaskohet në mënyrë sa më efikase ky rrezik, lipset që opozita të qëndrojë në Parlament dhe të zgjedhë një rrugë më graduale përshkallëzimi të aksionit të saj politik.

Në këtë rrugë asaj i duhet të bëjë dy gjëra: Së pari, të denoncojë çdo akt selektiv të Kryeprokurores së përkohshme me synim shkatërrimin e opozitës; të ngulmojë që Prokuroria të çojë përpara çështjen “Tahiri” e të tjera; të punojë që të zgjidhet sa më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të zgjedhë një kryeprokuror të përhershëm të paktën neutral, si dhe të sqarojë sa më shumë lojën e pisët që kanë luajtur disa ndërkombëtarë në kurriz të demokracisë në Shqipëri.

Së dyti, çka më duket edhe më e vështira: të gjejë rrugët jo thjesht me llafe dhe denoncime, por me zgjedhje politike, që të bindë njerëzit se nuk synon thjesht të kalërojë kalin e mazhorancës kur të vijë në pushtet, siç ka bërë më 2005-n, por se synon vërtet të kthehet nga një bandë gangsterësh që kërkon të kapë drejtësinë, mediat, institucionet, në një parti që do të shërbejë si hallkë midis interesave të shoqërisë dhe institucioneve. (Panorama)

Tags: gangsterLumbeshtesinopozitaProkuroriaRamësregjiminvlahutin

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Formacionet zyrtare/Xhaka titullar, Klopp i beson sulmit

Formacionet zyrtare/Xhaka titullar, Klopp i beson sulmit

Që të mos fyejmë inteligjencën e Amerikës

Që të mos fyejmë inteligjencën e Amerikës

Vota kundër Trump/SHBA hakmerret ndaj Shqipërisë: S’ke vend në festën tonë

Vota kundër Trump/SHBA hakmerret ndaj Shqipërisë: S’ke vend në festën tonë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com