E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

Si lindi mafia italiane nga tregtia e limonëve

Udhëtimet e gjata nëpër oqeane, e bënë të detyrueshme praninë e një mjeku në bordin e anijes. Kur udhëtimet zgjasnin, rritej rreziku i sëmurjes së marinarëve. Dhe simptomat ishin gjithmonë të njëjta: dobësi fizike, pastaj ënjtje në këmbë dhe duar, gjakderdhje me mishrat e dhëmbëve, deri në gjakderdhje nën lëkurë dhe nga hunda.

Ato shkaktoheshin nga skorbuti, sëmundje me simptomat tipike të mungesës së vitaminës C . Në shekullin XVIII, nevoja për vitamina për pasjen e një metabolizmi optimal, nuk ishte ende e qartë. Sëmundja shfaqej edhe në tokë, por sidomos në det.

Marrja e niveleve të duhura të vitaminës C, lidhej me konsumimin e rregullt dhe freskinë e ushqimeve që e përmbanin atë (lakra, brokoli, specat, luleshtrydhet dhe agrumet). Por ishte një mjek i marinës angleze, Xhejms Lind, ai që identifikoi tek agrumet ushqimin që do të lejonte marrjen e duhur të vitaminës C.

Zbulimet dhe recetat e tij (1753) u injoruan për rreth 40 vjet, derisa përdorimi i lëngut të limonit për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjen e skorbutit, nisi befas në shekullin XIX, duke shkaktuar papritur një kërkesë të madhe globale, dhe për pasojë rritjen e çmimit.

Një studim ndërkombëtar i botuar në “The Journal of Economy History”, arrin në përfundimin se kjo ndikoi shumë në Siçili, dhe solli lindjen e mafias italiane.

Studimi përfshiu 3 studiues, dy prej të cilëve italianë: Arkangelo Dimiko nga Universiteti i Mbretëreshës në Belfast, Alesia Izopi nga Universiteti i Mançesterit në Angli, dhe Ola Olson nga Universiteti i Goteborg, Suedi.

“Ne kemi studiuar ngritjen e mafies siciliane, duke përdorur një seri të dhënash origjinale nga fundi i shekullit XIX. Zbuluam një lidhje të fortë midis rritjes eksponenciale të kërkesës për limon duke filluar nga viti 1800, të shkaktuar nga zbulimet mjekësore të Lind, dhe lindjes dhe konsolidimit të shoqatave mafioze”, thotë Dimiko për Business Insider Italy.

Vetëm midis viteve 1795-1814, në fillim të bumit, mbi 7 milion litra lëng limoni shkonin në Angli, dhe shumica vinin nga Sicilia. Në ishull, hektarët e mbjellë me këtë agrume, u rritën nga 7.695 në vitin 1853 në 26.840 në vitin 1880.

“Çmimet ishin shumë të larta, të njëjta më arin”, thotë Izopi. Në fillim të shekullit të ri, Italia eksportoi mbi 200.000 tonë limon çdo vit, për një vlerë prej gati 3.5 milion dollarësh me kursin e kohës. Ndërkohë, dita e punës të një mbledhësi limonësh ishte vetëm 1.5 lireta.

Situata politike italiane në periudhën menjëherë pas bashkimit të vendit, solli një ndryshim shumë radikal të perspektivës së ishullit. Fragmentimi i fermave të mëdha, detyroi largimin e pronarëve nga toka e tyre, të cilat u lanë nën kujdesin e menaxherëve (gabelloti ) të cilët më pas u bënë pronarë që mbanin roje të armatosura (kampieri) për të mbrojtur të korrat, dhe për të menaxhuar fuqinë punëtore.

Lexo edhe :   Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

“Me krijimin e Mbretërisë së Italisë, shumë të punësuar si roje private mbetën pa punë, sepse pas bashkimi i Italisë ishte policia e shtetit, ajo që do të garantonte sigurinë e të gjithëve”, thekson më tej Alesia Isopi.

Disa nga ata u rekrutuan pjesërisht nga policia. Të tjerët filluan të frikësojnë apo kërcënojnë pronarët e fermave, duke u ofruar atyre mbrojtje nga vjedhjet, shprehet më tej Izopi. Emblematike është historia e doktor Galatit në vitin 1872, që provokoi hetimin mbi kushtet politike të Siçilisë.

Galati, një pronar tokash nga Napoli, trashëgoi një pronë bujqësore në zonën e Palermos. Ai u zhvendos në ishull me familjen e tij, për të vazhduar kultivimin e limonëve”-shpjegon Alesia Izopi. “Por ai zgjodhi një administrator në një familje të gabuar. Nga atje nisën një seri hakmarrjesh dhe kërcënimesh nga një ‘njeri i nderit’.

Lexo edhe :   Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Historia e Galatit, është dëshmia e parë e veprimtarisë mafioze, dhe lajmi mbi një shoqatë sekrete (cosca) të një lloj mafje, shfaqet e lidhur me kultivimin e limonëve. Galati raporton tek autoritetet, por ata të gjithë ishin duke bashkëpunuar me mafiozët. Policia nuk bënte asgjë. Ai që tentonte të reagonte, transferohej diku tjetër.

Galati vazhdoi të kërcënohej. Administratori i zgjedhur prej tij, u plagos në këmbë ndërsa ruante fermën, por dhe ankesat e mëtejshme nuk patën efekt. Përfundimisht, pas shumë viteve rezistencë, Galati u largua nga ferma e tij me agrume, duke u rikthyer në Napoli me familjen e tij, ku do të hartonte një raport të gjerë drejtuar Ministrisë së Brendshme.

Nga studimi i Dimiko, Izopi dhe Olson, del në pah rëndësia e të pasurit institucione të afta, për të menaxhuar në mënyrën e duhur një territor. Alesia Izopi nënvizon: “Bumi ekonomik që pati Siçilia falë aktivitetit të agrumeve, ishte një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme. Nëse do kishte institucione të afta për ta menaxhuar atë zhvillim, kjo mund të kishte ndryshuar historinë e Siçilisë dhe Italisë së Jugut.

Është e qartë për të gjithë se si mafia u rrit në mënyrë eksponenciale, duke shfrytëzuar pasurinë e gjeneruar nga limonët, dhe më pas duke e ndryshuar llojin e biznesit, nga i cili do të fitonte kohë pas kohe. Nëse në atë kohë do të ekzistonin mekanizmat rregullatorë nga një shtet i fortë, i aftë për të mbrojtur qytetarët, dr.Galati, ai do të kishte vazhduar të punonte me limonët e tij, dhe mafia ndoshta mund të mos kishte ekzistuar”.

Burimi i lajmit: https://it.businessinsider.com/la-mafia-nasce-dai-limoni-dicono-gli-studiosi-di-economia/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit, Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit, Saimir Tahiri. Lajmi do të përditësohet

O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

Nga: Kreshnik Spahiu Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik. Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por...

Aksident në Pukë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dedaj të Pukës. Shtetasi i identifikuar me inicialet L.M, ka qenë...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin se ai ka dështuar të...

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...