Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Si më kërkuan që të trafikoja drogë me makinën e ambasadës”, rrëfimi i ish-atashehut

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
“Si më kërkuan që të trafikoja drogë me makinën e ambasadës”, rrëfimi i ish-atashehut

Ish-atashehu ushtarak në Republikën e Turqisë, Hajro Limaj, në një rrëfim për gazetën “Shekulli” tregoi se makinat e ambasadës së Shqipërisë në Ankara, janë përdorur për të trafikuar drogën në linjën Ankara-Stamboll-Selanik-Korçë. Limaj tregon një rast në marsin 1997 kur një shtetas turk i kërkoi që të shkonin bashkë me makinë deri në Shqipëri, thjesht për xhiro, por në rrugën e dytë do të përdorej për të kaluar drogën e shtrenjtë.

Ata i premtuan se ai do të pasurohej, siç ishin pasuruar diplomatët e tjerë shqiptarë përpara tij. Limaj thotë se nuk e pranoi ofertën e turqve që kërkonin përdorimin e makinës me imunitet diplomatik, pra që nuk kontrollohej në dogana, si mjetet e tjera. Pas bisedës, kujton Limaj, ai u bë më i kujdesshëm dhe nuk lejoi që të lëvizej makina pa lejen e tij, edhe pse ato e bënin këtë shpesh, ndërsa disa diplomat kishin arritur, çuditërisht, të çonin edhe familjet në SHBA, ku arraiseshin edhe vetë më pas.Me-presidentin-Berisha-dhe-shefin-e-shtatmadhorise-Turke-gjeneral-armate-Karadaj-ne-Dhjetor-1993-ne-Tirane

Rrëfimi i ish-atashehut

Ishte marsi i vitit 1997, kur Shqipëria përjetonte kaosin e rëndë të krizës së firmave piramidale. Kanalet televizive të Turqisë gjatë gjithë kohës jepnin lajmet të shoqëruara me revoltat dhe përplasjet e popullsisë me policinë, veçanërisht në Vlorë. Një prej këtyrë ditëve më ra telefoni i zyrës. Një qytetar turk, që dinte edhe pak shqip, më kërkoi të pinim një kafe. E pranova ftesën me mëdyshje, por fakti që dinte pak shqip më shtyu të shkoja në këtë takim. Ai nuk kishte ardhur vetëm. Mbasi u ulëm m’u prezantuan dhe më thanë se punonin shpesh me Shqipërinë. Duke pirë kafetë, njëri prej tyre më propozoi që me makinën time me targa dhe imunitet diplomatic, një nga ditët e afërta, të udhëtonim në drejtimin Ankara-Stamboll-Selanik-Korçë. “Do të shkojmë për një xhiro, herën e parë – më tha. Do të kalojmë një udhëtim të këndshëm turistik. Kur të kthehemi do të të qerasim, edhe pse ne nga kjo rrugë nuk do të fitojmë gjë. Ndërsa herën e dytë ne do të të pasurojmë, siç kemi pasuruar të tjerët para teje”. Me qetësi u ngrita dhe pagova kafetë, duke iu shprehur keqardhjen me veprimtarinë që merreshin. U thashë prerë: “është hera e parë dhe e fundit që takohemi. Me mua nuk mund t’i bëni këto punë të pista!” Njëri prej tyre qeshi dhe vazhdoi:” Epo diplomatët e tjerë që shkuan në Amerikë me se u pasuruan?”.

Ç’ është e vërteta ndonjë herë dyshoja nga lëvizjet e shpeshta të makinave diplomatike jashtë Ankarasë. Edhe për faktin se ku i gjetën ato sasi parash që njeri dërgonte gruan me vajzën në Amerikë, tjetri dërgonte familjen e pastajarratisej edhe vetë. Ndonjë përplasje midis tyre kishte të bënte pikërisht me frikën e dekonspirimit apo rivalitetit të fitimit. Të gjitha këto dyshime të mëparshme më kishin detyruar që makinën diplomatike, që kisha në përdorim, të mos ia jepja askujt tjetër. Madje, një herë përplasja qe aq e madhe sa informova ministrin e Mbrojtjes. Mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe emërimet partiake të diplomatëve detyrimisht vinin në pikëpyetje shumë gjëra. Ashtu siç ndodh edhe me qeveritarët që i emërojnë.

Kanë kaluar 20 vjet që nga ajo kohë. Duke parë e dëgjuar së çfarë bëjnë në Shqipëri qeveritarët, shtetarët dhe politikanët, se sa të pasur janë dhe çfarë makinash luksose e shumë të shtrenjta përdorin fëmijët e tyre, ndonjëherë djali më thotë “Të rroftë puna dhë nderi” se ata jetojnë si lordë apo sheikë!” Unë e dija dhe e kuptoja që po të kisha pranuar dhe të isha futur në linjën e trafiqeve nga Turqia sot do të isha i pasur, si ata që u pasuruan në ato kohëra dhe më vonë. Nuk mund të mos kujtoj se disa, pikërisht me linjën e Turqisë, janë bërë deputetë e ministra, kanë ndërtuar shkollat më luksoze apo komplekse tregtare, televizive, etj. Por, edhe pse është ky realitet tronditës dhe i frikshëm kriminalizimi në politikën dhe shtetin shqiptar unë i gëzohem një jete normale me të ardhurat, që kam marrë e marr nga shteti në formë pagash dhe tani pensioni.

Fuqia e krimit

Nuk jam pishman dhe nuk mund ta ndryshoj karakterin tim. Ndoshta në këto kohëra paraja është parësore dhe të jep shumë shanse në të gjitha fushat, por, për mua paraja pa djersën dhe punën time, nuk mund të më jepte pasuri shpirtërore dhe mendore, vlerësime të shumta e të larta, respekt dhe mirënjohje. E kuptoj dhe e di mjaft mirë që shoqëria shqiptare është tronditur jashtë përmasave që mund të mendojë njeriu. Shkak i këtij shkatërrimi janë bandat dhe kriminelët që kanë pushtuar lidershipin e partive, kuvendin dhe qeverinë. Janë shumë pak ata që mund të më kuptojnë dhe të jenë të dakortsuar me opinionet dhe qëndrimet e mia larg mendësive dhe rrugëve të pasurimit të kundërligjshëm.

Tags: AmbasadaDrogeish-atashehumakinerrefimi

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Qeveria e Spanjës merr kontrollin e Katalonjës, Puigdemont: Bëni durim!

Qeveria e Spanjës merr kontrollin e Katalonjës, Puigdemont: Bëni durim!

Arrestohet në Itali “Eskobari” i Tiranës, si u kap mat pranë banesës së tij

Arrestohet në Itali “Eskobari” i Tiranës, si u kap mat pranë banesës së tij

VIDEO/ Vidhnin sende me vlerë dhe makina, zbulohet skema e hajdutëve në Tiranë

VIDEO/ Vidhnin sende me vlerë dhe makina, zbulohet skema e hajdutëve në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com