Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Si i ndihmoi futbolli njerëzit në një vit si kurrë më parë

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Ishtë menduar si një vit kur futbolli evropian do të  festonte 60 vjetorin e europianëve duke organizuar një turne që lidh 12 vende të ndryshme. Në vitin 2020, federatat, ligat, klubet dhe tifozët u bashkuan vërtet, por jo për EURO 2020-ën, të cilin UEFA e shtyu me 12 muaj prej pandemisë globale por sporti më i popullarizuar i Evropës u mblodh në kauzën e përbashkët për të ndihmuar shoqërinë të përballet me pasojat shëndetësore dhe financiare të paralizimit të jetës.

Iniciativat e frymëzuara nga futbolli përfshinë: mbledhjen e fondeve për blerjen e pajisjeve mjekësore; prodhimin e videove trajnuese për qëndrimin në formë në shtëpi; shpërndarjen e ushqimit për të moshuarit dhe të pamundurit; transformimin e stadiumeve në spitale të përkohshme dhe qendra magazinimi – ose përdorimin e influencës së madhe të futbollit për të dhënë mesazhe jetike të shëndetit publik.

Ne kaluam një vit të paprecedentë ku duhen  kujtuar disa shembuj që të ngrohin zemrën për fuqinë  e madhe që komunitetit i botës së futbollit dha  për mirë:

Të mirëorganizuar deri në detaj, tifo-grupet janë komunitete shumë të ndjeshme dhe krenare. Ishte krejt e natyrshme që kur goditi koronavirusi, ata të ishin ndër të parët që ndihmuan komunitetin e tyre  lokal në çfarëdo mënyre që  mundën.

Ka histori të panumërta  bujarie, bashkëpunimi dhe heroizmi, mes tyre grupi “Fans Supporting Foodbanks”. Të përbërë nga mbështetës rivalë të Everton-it dhe Liverpool-it, anëtarët u bënë bashkë për të ushqyer njerëz të pambrojtur në të gjithë qytetin, duke krijuar një qendër ushqimore.

Grupi më pas e ktheu vëmendjen e tyre në mbështetjen e punëtorëve , duke krijuar Qendrën e Mbrojtjes Personale të Merseyside (PPE). Me partnerët e tyre, ata ndihmuan në prodhimin dhe shpërndarjen e më shumë se 25,000 maskave plastike, dhe më shumë se 3,000 maska në të gjithë rajonin. Duke mos qenë të kënaqur, ata më pas dërguan edhe 5,000 maska plastike  të tjera mbrojtëse për punëtorët  të vendosur në qytete të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Njësoj e gjithë Europa

“Unë nuk mund të rri pa bërë asgjë. Do të doja të mbështesja mjekët dhe infermierët të cilët duhet të punojnë shumë për të gjithë ne tani për të shëruar botën,” tha mesfushori çek i PSV-së, Michal Sadílek pasi dhuroi fonde për një spital në qytetin e tij të lindjes.

Gjesti i sjellshëm dhe zemra e ngrohtë e Sadílek jehuan shumë larg në të gjithë Evropën. Popullariteti dhe shtrirja e madhe e futbollit i lejoi protagonistët e tij kryesorë të jepnin mesazhe të rëndësishme në të gjithë kontinentin si dhe mbështetje të rëndësishme  financiare.

Nderim sakrificës

Deri në gusht, kompeticionet e klubeve të UEFA-s ishin në gati të rifillonin me dyer të mbyllura si kurrë më parë  me përballje me nga një takim, të organizuara në Gjermani, Portugali dhe Spanjë.

Në raundin e parë të ndeshjeve, u mbajt një minutë heshtje për të nderuar jetën e humbur gjatë pandemisë, ndërsa gjatë gjithë turneut, ekipet mbanin në fanella fjalët ‘Faleminderit’  për të nderuar ata punëtorë në front të parë  kundër pandemisë .

Ishte një gjest i parë në të gjithë botën, me disa klube që kërkuan të grumbullonin fonde për bamirësi duke shitur këto fanella .

Përpara kthimit për të luajtur në garat e klubeve të UEFA-s, UEFA.com hodhi dritë mbi përpjekjet e klubeve pjesëmarrëse për të mbështetur komunitetet e tyre. Secili kishte nga një histori për të theksuar.

Ngjarjet kryesore të Ligës së Kampionëve përfshinin konferencat virtuale të shtypit të Atletico Madrid-it për mbështetësit, duke i mbajtur ata në kontakt me lojtarët gjatë gjithë mbylljes dhe Chelsea-n që i vendosi në dispozicion dhomat e tyre të hotelit për punonjësit  e vijës së parë

Bayerni e la mënjanë rivalitetin në fushë me Borussia Dortmund-in, RB Leipzig-un dhe Bayer Leverkusen-in për të krijuar një fond solidariteti me vlerë deri në 20 milion € për të ndihmuar klubet në Bundesliga dhe Bundesliga 2 që të luftonin për të përballuar pasojat ekonomike të mbylljes së futbollit .

Klubet e femrave nuk mbetën pas. Me kohë të pjesshme Hayley Sinclair i Glasgoë City vazhdoi punën e saj si infermiere dhe shoqja i ekipit Jo Love punoi për Shërbimet Shkencore të Glasgoë në një grup pune që e ktheu fokusin e vet për të prodhuar dezifektantë për personelin e vijës së parë.

Në Ligën e Evropës, Interi dhuroi një milion maska ​​për agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile të Italisë, si dhe filluan një fushatë të financimi në ndihmë të kërkimit të vaksinave, e cila mblodhi 658,000 €.

Lojtarët e Shakhtar Andriy Pyatov dhe Sergii Kryvtsov u shfaqën në një seri prej 12 videove arsimore duke u mësuar ushtrime  fëmijëve për t’i kryer në shtëpi gjatë karantinës gjithashtu siguruan 20,000 kite testimi për koronavirusin për institucionet mjekësore në rajonin e Kharkiv.

Ka qenë vërtet një vit që nuk do ta harrojmë kurrë – jo më pak, për solidaritetin e demonstruar nga shumë aktorë të futbollit evropian dhe ndjenjën kolektive të përgjegjësisë së industrisë ndaj komuniteteve të saj.

Tags: futbollindihmënjerëzitvit i paprecedente

TË LIDHURA

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Sport

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026
Next Post

Bideni korrigjon politikën e migrimit të SHBA

Origjina e Covid, eksperti: Duhet të futemi në shpellat e lakuriqëve të natës

Ronaldo alien, por rekordi i shqiptarit me Juventusin duket i pakapshëm







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com