pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgrandpashabet giriş1winbetsalvador girişgrandpashabetcasinoroyal girişbetsalvadormercurecasino girişcasinoroyalnesinecasino girişmercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişvdcasinonesinecasinoganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Si ‘firoi’ paketa “One Billion”, nga 7 projekte të mëdha në 3 rrugë me dy korsi

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Projekti i “1 miliardë euro“ (One Billion) i PPP-ve që u prezantua më bujë në fillim të vitit që shkoi  parashikonte ndërtimin e së paku 7 projekteve të mëdha të infrastrukturës, por tani pas dy vitesh ka degjeneruar në vetëm tre – katër projekte të vogla, shumica rrugë me dy korsi, të cilat zënë gati 80 për qind të paketës fillestarë të qeverisë dhe për tepër nuk përfaqësojnë prioritetet infrastrukturore, që do të rrisnin produktivitetin në ekonomi, që ishin të përfshira fillimisht.

Kosto e tre rrugëve (Arbri, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat) ka arritur aktualisht në 98 miliardë lekë (rreth 780 milionë euro), me një rritje prej 118%, ose 420 milionë euro më shumë, në krahasim me parashikimin fillestar kur u prezantuar projekti “1 miliardë euro” (shiko tabelën: “Kosto totale e tre projekteve të rrugëve në zbatim”)

Paketa “One billion”

Në mes të vitit 2018 Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës përpiluan projektet e paketës “One Bilion” me vlerë 148 miliardë lekë. Projekti i parë në listë ishte ndërtimi i shkollave në Tiranë me vlerë 6,1 miliardë lekë. Projekti i dytë ishte financimi i një spitali rajonal në Fier, me financim 9,4 miliardë lekë. Më tej, 140 miliardë lekë do të angazhoheshin në  ndërtimin e segmenteve të infrastrukturës rrugore, konkretisht:

-Ndërtimi i aksit Tiranë-Thumanë-Vorë, pjesë e boshtit të qendrës, u bë pjesë e paketës fillestare me koncesion kundrejt vlerës së financimit 34 miliardë lekë. Pjesa e dytë e këtij segmenti, ndërtimi i rrugës, Kashar – Rrogozhinë do të ndërtohej kundrejt vlerës 41 miliardë lekë (projekti aktualisht është pezull).

-Ndërtimi i rrugës Milot-Balldren është ofruar për koncesion PPP kundrejt një financimi nga buxheti i shtetit 14.2 miliardë lekë.

-Nëpërmjet kësaj forme ishte programuar të financohet edhe projekti i tretë segmenti Orikum – Himarë, me vlerë 17 miliardë lekë.

-Projekti i katërt në program ishte përfshirë edhe Rruga e Arbrit, me financim 24 miliardë lekë.

Sipas skemës që zbardhi ministri i Financave në atë kohë, Arben Ahmetaj, sipërmarrësit që do të bëhen pjesë e realizimit të këtyre investimeve, duhet të financonin 20% të vlerës së projektit nga kapitalet e veta. Ministria shpjegoi se buxheti i shtetit do të niste të shlyente investitorët, vetëm pasi të jetë bërë 50% e investimit, por këto detaje do të sqaroheshin në kontratat individuale që do të lidhen për secilin nga projektet. Nga ana tjetër, qeveria synon të shlyejë kompanitë gjatë një periudhe 10-15-vjeçare.

Nuk kanë kaluar as dy vite nga prezantimi i kësaj paketë dhe qeveria ka ndryshuar tërësisht paketën “1 miliardë euro”, duke hequr projektet e rëndësishme dhe duke fryrë projektet e mbetura.

Tashmë pjesë paketës “1 miliardë euro” është rruga e Arbrit, kostot e së cilës arritën nga 24 miliardë lekë të programuara, nga Ministria e Infrastrukturës,  fillimisht, në 58 miliardë lekë sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Financave të azhurnuara në tabelën e koncesioneve që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2010. Shuma është 45% më e lartë sesa oferta zyrtare e kompanisë që ishte 33.6 mld lekë pas TVSH (40 mld lekë me TVSH) dhe nuk ka asnjë transparencë për këtë vlerë të re.

Nga projektet  fillestare të 1 miliardë është edhe aksi Milot-Balldren i cili nga 14 miliardë lekë në paketën fillestare, ka arritur aktualisht në 29 miliardë lekë. Kontrata u rinegociua pa garë, duke përfshirë dhe interesat, një praktikë e panjohur më parë.

Nga projektet fillestare është zbatuar gjysma e segmentit të rrugës Orikum -Dukat, pjesë e aksit Orikum -Himarë me vlerë 9 miliardë lekë, nga 6.2 miliardë lekë fillimisht.

Paketa aktuale 1 miliardë aktualisht nuk ka programuar boshtin e qendrës, rrugën Thumanë – Kashar 24 miliardë lekë dhe Kashar -Rrogozhinë me vlerë 41 miliardë lekë. Më herët këtë vit qeveria e anuloi koncesionin e Kashar-Rrogozhinë që u fitua nga kompania Gener 2 me arsyetimin se fondet do të devijoheshin për Paktin me Universitetin. /Monitor

Tags: korsione billionpaketaprojekterruga

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

EMRAT/ Në kërkim për tentativë vrasje, pranga dy të rinjve në Lezhë

Ekzekutohet me 155 plumba polici që arrestoi djalin e "El Chapo" (Foto)

‘Rimbursimi i TVSH-së’/ Deputeti i LSI-së tregon për ‘gjobën 20%’







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com