E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

 Si e shitën SPAK e Policia si sukses dështimin në hetim për trafikun e drogës 

“SPAK” dhe Policia Shqiptare dolën së bashku me përfaqësuesit e Antimafias Italiane për të dhënë para publikut shqiptar arrestimet e bnujshme të 38 personave. Në fakt, hetimet për të arrestuarit rezulton të kenë nisur që në vitin 2016. Krenaria e autoriteteve hetimore dhe policore shqiptare në këtë rast duket krejt e pavend, pasi rezulton se në këto pesë vite trafiku ka vijuar dhe policia shqiptare nuk ka mundur të ketë asnjë hetim vetë. Ideja se të dhënat duhet të na vijnë vetëm nga hetimet që bëjnë organet ligjzbatuese të partnerëve, është njëkohësisht edhe skaneri që hetuesit dhe policia shqiptare i kanë “duart e lidhura” nga politika për të zbardhur trafiqe të tilla. Madje, dosja rëndohet po të kesh parasysh emrat e ish zyrtarëve që akuzohen, duke lënë të kuptohet se, policia shqiptare ka qenë edhe siguria e trafikantëve për të kryer lëvizjet e veta.

Gjithashtu, vënia në pranga e dy ish shoqëruesve të Saimir Tahirit, vetëm sa rikthen në vëmendje dosjen e trafikut me të cilën u dënuan kushërinjtë e tij, Habilajt, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Dënimi qesharak i ish ministrit Saimir Tahiri me akuzën për “shpërdorim detyre” që nuk ishte fare në fazën e akuzave,  janë edhe pjesa ku dyshohet se qeveria ka dominuar edhe dinamikën e hetimeve.

Vezaj:  Hetuesit shqiptarë nuk hetojnë dot

Gazetari i njohur i “Konrikës së zezë” në Shqipëri, Flamur Vezaj, ka komentuar me ironi arrestimin e 38 personave në kuadër të operacionit “Shpirti”. Sipas tij, edhe këtë rradhë, si shumë raste të tjera, në Shqiperi u arrestuan disa persona për trafike droge pasi Italia solli dosjet! “Pra institucionet tona vazhdojnë të presin materiale nga të tjerët se vetë nuk i prodhojnë dot! Edhe operacioni ‘Shpirti’ është një dosje e vjetër e 2016 e iniciuar nga Italia! Ju kujtohet në atë kohë edhe Krimet e Rënda nisën hetime por nuk qullosën gjë! Pritën letrat nga Italia dhe proceduan ish/“super” ministrin Tahiri me një hetim, ashu si dikur ekipi italian kualifikoheje në kompeticione ndërkombetare “me brekë nëpër këmbë”! Siç po vazhdon  ende nëpër dyert e Gjykatave! Me pas u soll dosja “Avdulaj” dhe u arrestuan disa nga ato që i dolën emrat te operacioni i fundit bashkë me vëllanë e ish-deputetit socialist, Ndoka! Por përsëri u lanë “shefat” e tjerë e ushtarët e besuar te Tahirit dhe u kujtuan për ata pas gati 5 viteve, kur Italia solli disa materiale të tjera! Pra superprokurorët që nuk po i punon “dinamo” e quajnë sukses një dosje të sjellë nga Italia dhe të përkthyer këtu për të zbatuar disa detyra të lëna nga italianët! Veç kesaj, kjo dosje është e Krimeve të Renda si shume të tjera që SPAK-u i quan suksese por që janë të inicuar nga Krimet e Rënda dikur! Epo shyqyr që ekziston Italia që pranon t’ja japë SPAK-istëve një kopje të dosjeve të hetuara nga ajo se këta vetë maksimumi deri tek Gatia i Lazaratit e kanë nuhatjen!”, shkruan Vezaj në faqen e tij në fb. Në fakt, Vezaj nuk ka qenë i vetmi, pasi thuajse të gjithë gazetarët e kronikës kanë qenë në unison me ironizimin ndaj spektaklit me arrestimet e fundit, pasi kjo dosje ka kohë që është “shtypur” nga vetë zyrtarët e policisë dhe hetuesisë shqiptare.

Çfarë zbardhën të penduarit?

“Shpirti” në fakt rikthen para publikut të gjitha akuzat që i janë bërë qeverisë për vite me rradhë, lidhur me përfshirjen e strukturave në varësi të saj për çështjen e trafikut. Kështu, i penduari i drejtësisë tregon se si kreu i grupit kriminal shqiptar, Ilirjan Duçellari, arrinte të kalonte i qetë dhe i sigurt lëndën narkotike, si në rrugë tokësore, ashtu edhe në ato detare. Sipas tij, Duçellari  kishte mbështetjen edhe të nën/Drejtorit të Policisë në Vlorë Ilirjan Balla, si dhe të Oficerit të Policisë të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë, Festim Lelaj.

Lexo edhe :   Parabola e Kafkës që i bën politikanët të dalin buzagaz nga Prokuroria!!

Në rrëfimin e të penduarit mësohet se, të gjitha veprimet e lidhura me transportimin tokësor të lëndës narkotike, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e dy punonjësve të policisë, të cilët garantonin kryerjen e trafikimit të lëndës narkotike për në Itali. Më pas,  në sajë të lidhjeve që kishte me policinë drejtuesi i këtij grupi kriminal, Duçellari bënte të mundur fikjen për një orë të radarit që kontrollonte bregdetin dhe ujërat kombëtare, duke realizuar nisjen e mjetit lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike në drejtim të Italisë dhe kthimin e tij bosh. Për fikjen e radarit, Duçellari i jepte Festim Lelës 15 mijë euro. “Unë di që kur gomonia arrinte nga Italia në Divjakë, apo kur gomonia shkonta nga Italia në Divjakë, ky radar fikej për rreth 40 min, 1 orë, ky radar fikej e sipas muhabeteve të bëra ke ‘Lani’ edhe makinat e policisë tokësore edhe ato të kufirit , sipas meje, ama policia e kufirit ka tip makina Land Rover, policia e kufirit është ajo që kontrollon bregun, e Lani më thotë që policia bënte.. themi.. vërente gjatë ngarkimit. Domethënë donë të thotë që këta policia, për shembull janë ata që rrinë zakonishtë në postën e kufirit, unë nuk e di sa janë në vendin që fikin radarin, e mendoj se janë një person a dy, rrinin aty kur gomonia ngarkohej.  Pjesa tjetër e punonjësve të policisë ishte në zonën ku ishte radari..edhe nga ana tjetër e detit, edhe nga ana e tokës kanë marrë 30 000 euro për punën që është kapur në 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Forcë, asnjëri prej djemve si ka kërkuar lekë Lanit, sepse unë mund ti thoja shumë mirë: ‘Unë e bëra, kam shkuar e kam mbaruar , ose djemtë që kanë angazhuar vetëm shtetit dhe e di që 15 000 janë paguar për tokën e 15 000 për ujin, domethënë detin … e për pjesën detare, themi për ujin, ka folur me Festimin, ndërsa për pjesën tokësore, ai, Ilrijanin e kishte aty, e kishte 24 orë mbi 24 të pranishëm… Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonia është nisur e ka marrë pjesë normalisht, sepse e thashë edhe dje, që është marrë hard disku nga hoteli… sepse ishte parë Ilirjani… sepse është kontaktuar , kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat  që unë sillja këtu me vetë, por edhe numrat e tjerë, që ishin atje, që ishin numrat  për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës…“, ka rrëfyer i penduari i drejtësisë.

Lexo edhe :   Parabola e Kafkës që i bën politikanët të dalin buzagaz nga Prokuroria!!

Ish zyrtarët e arrestuar

Në total u lëshuan 38 urdhër-arreste, 10 prej tyre të ekzekutuara në vitin 2020, ndërsa 28 të tjerat, disa ditë më parë. Pjesë e të arrestuarve janë edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë, si prokurori Maksim Sota apo drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti. Bashkë me të janë arrestua edhe : Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë, Ilirjan Balla, ish-shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Festim Lelaj, ish-oficer policie në Fier, i proceduar më parë për trafik narkotikësh, si dhe Hekuran Marku dhe Paul Agustin Deda, ish-shoqërues të Saimir Tahirit në vitin 2016, kur ishte ministër i Brendshëm./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

6 marsi, testi kyç i Bashës

Nga: Eduard Zaloshnja Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen...

Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave. Në këtë...

Rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik, këmbimi valutor për ditën e sotme

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik. Ndërkohë, dollari dhe franga zvicerane kanë shënuar...

Kosovë/Omicron rriti infektimet, sot pritet të diskutohet për masat e reja

Varianti Omicron ka shtuar frikshëm infektimet në Kosovë, e ndërsa pritet nga ekspertët që të shtrëngohen sot masat anti-COVID. Në total numri i rasteve aktive...

Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Freskut në Tiranë

Një banesë në zonën e Freskut në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën e marrë me qira nga shtetasja...