pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetteosbet girişesbetgrandpashabet girişteosbetbetsalvador girişgrandpashabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişteosbet güncel girişgrandpashabet güncel girişbetsalvador güncel girişimajbet girişimajbetbetsalvadorJojobetholiganbetlimanbetbetkanyoncasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetteosbetgrandpashabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Si e kam njohur Tinka Kurtin?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mustafa Nano

Në kohën që bëja programin “Deja Vu”, metoda ime e punës ishte e thjeshtë: Takohesha sy më sy me të ftuarin, zakonisht në ndonjë bar të Tiranës, dhe përcaktonim ose argumentet e bisedës, mbi bazën e të cilave mua më duhej të zgjidhja fotot, ose unë ofroja foto të mundshme që të ngacmonin fantazinë, mbi bazën e të cilave i ftuari do të duhej të vërtiste bisedën në studio. Kishte edhe të ftuar që nuk donin t’ia dinin hiç se ç’foto do t’u nxirrja. “Nxirr ç’të duash”, më thoshin. Por këta ishin të rrallë. Të shumtët donin të kishin një ide mbi fotot, që unë do të shfaqja në ekranin e studios së “Deja Vu”-së që ishte ngritur brenda Piramidës. Mes këtyre ishte edhe Tinka Kurti, e cila, me emrin, me pamjen e me atë që kishte bërë, më kishte shoqëruar gjatë fëmijërisë e adoleshencës, ashtu siç më kishin shoqëruar edhe celebritete të tjera të atyre kohëve. Dhe unë kam pasur probleme me njerëz të tillë. Para se t’i takoja për herë të parë kam qenë i përndjekur nga ideja se, në mos për një gjë, me siguri për një gjë tjetër, do të më zhgënjenin. Dhe më duhet të them se disa syresh më kanë zhgënjyer keq, aq keq sa më duket se më janë në borxh e në një mënyrë a në një tjetër duhet të më kompensojnë. Sepse nuk është sëkëlldi e lehtë të zhgënjehesh. Dhe ata që të zhgënjejnë duhen bërë të ndihen përgjegjës, ndonëse unë e di se një pjesë të përgjegjësisë duhet ta mbajnë edhe ata që zhgënjehen. Në mos për gjë tjetër, të paktën për faktin që kanë krijuar në kokën e tyre personazhe që nuk puqen fare me personin.

Por Tinka Kurti nuk më zhgënjeu. Ajo ishte në lartësinë e mendimit që unë kisha për të: E fisme, elegante, plot skofi, solare. Kur ajo ishte shend e verë, nuk është se kjo gjendje e hareshme mbyllej te buzët e saj, që qeshnin a buzëqeshnin. Jo, ishte e gjithë pamja e saj që buzëqeshte a qeshte. Deri edhe kindat e fustanit merrnin diçka prej haresë së saj. Kjo, m’u duk mua, ishte tipari që e dallonte atë më së pari. Folëm pastaj për programin, të cilin ajo e njihte mirë, pasi e kishte ndjekur në vijimësi, dhe pastaj për bisedën që do të bënim në studio. Dhe e gjitha kjo nuk na hëngri më shumë se 15 minuta. Pjesën tjetër të kohës e harxhuam duke folur për teatrin e për kolegë të Tinkës, të cilët nuk jetonin më. Dhe ajo që nuk lodhej së rrëfyeri për ta. Të jepte përshtypjen e një njeriu që kishte pasur një jetë të mbushur.

Biseda gjatë regjistrimit rrodhi lehtë-lehtë, mu siç rrjedh një bisedë me një njeri, me të cilin të pjek ylli. Nuk mbaj mend për çfarë praktikisht kemi biseduar, por mbaj mend që biseda ishte krejt e lehtë. E lehtë në kuptimin: e kollajtë. Më dha përshtypjen se gjatë atyre minutave që ishte në studio, nën vëzhgimin e kamerave televizive, ajo u argëtua. Ishte gjithë kohën në një gjendje të shtendosur, a thua se ishte në ndonjë qoshe oxhaku me të dashurit e vet, e jo në një studio televizive. Ishte nga ato biseda, të cilat mbarojnë më shpejt sesa fillojnë. Dhe një ndjesi e tillë, më besoni për këtë, nuk u lind shpesh atyre që bëjnë rolin e moderatorit televiziv. Sepse të ftuarit janë zakonisht ose tekanjozë, ose të mërzitshëm në TV. Madje, shumë shpesh, janë jo “ose …, ose …”, por “edhe …, edhe …”

Mora vesh se ajo nuk ishte thjesht aktore. Ishte një grua me interesa, me qëndrime të vetat, që buronin prej leximeve e përvojave, që ajo i kish jetuar intensivisht. Në ndryshim nga të shumtët e aktorëve shqiptarë, nuk ishte kufizuar të lexonte vetëm skriptet apo skenarët e dramave e filmave, në të cilat kishte luajtur. Ajo kishte bërë lexime të tjera që nuk kishin fare lidhje me profesionin e saj. Dhe në këtë mes binte në sy që ajo u referohej me dëshirë personazheve e ngjarjeve që kishin të bënin me arealin katolik shqiptar që, të gjithë e dinë këtë, është e mbushur me personazhe e ngjarje, e në përgjithësi me një idiosinkrazi të vetën.

Folëm në telefon pas transmetimit të programit. Isha unë që e telefonova. Doja të dija mendimin e saj mbi bisedën e transmetuar. Ata që nuk janë mësuar shumë me televizionin, dhe Tinka bënte pesë te kjo kategori, nuk janë në gjendje të krijojnë një ide qysh gjatë regjistrimit mbi llojin e bisedës që është bërë. U duhet ta shohin edhe në ekran. Dhe shpesh në ekran u duket një gjë krejt tjetër, a thua se bëhet fjalë për dy gjëra të ndryshme. Por ajo nuk më dha ndonjë opinion të vetin. Më tha se kishte marrë konsiderata të të tjerëve mbi intervistën. Dhe ishin konsiderata që atë e kishin kënaqur.

Një herë të dytë e kam takuar në një aeroport. Në atë të Athinës. Ajo kishte mbërritur dhe po priste e ulur diku pranë daljes. Dikush që duhet të vinte ta merrte, po vonohej. Dhe ajo kishte mbetur vetëm. Se si m’u duk teksa e pashë vetëm, në pritje të dikujt. M’u duk e padrejtë. Zura të mendoja keq për personin që po vonohej, ndonëse nuk e njihja e ndonëse nuk e kisha idenë se ç’hall mund ta kishte gjetur. Dhe u ula për të biseduar një copë herë me Tinkën. Nuk e bëra për t’u dukur zotëri a kavalier, por ngaqë isha i shqetësuar që Tinka Kurtin po e shihja të rrinte e vetme, larg shtëpisë. Ajo ishte ok, nuk kishte asnjë lloj sikleti, ndihej si të ishte në dhomën e vet të ndenjjes, por mendimin se ajo kishte hyrë në të tetëdhjetat nuk e puqja dot me atë sjellje të shkujdesur e konfidente. Dhe mos më thoni që është një gjë e zakontë të shohësh një tetëdhjetëvjeçare të bredhë e vetme aeroporteve të botës. Unë vetë nuk besoj se do të jem në gjendje të udhëtoj i vetëm në atë moshë. Thjesht ideja e një rrethane të tillë më shastis. Kështu që, t’i bëja pak shoqëri Tinkës në Eleftherios Venizellos ishte cytja më normale që mund të kisha së brendshmi në atë moment. Dhe m’u duk se asaj i erdhi mirë që unë u ktheva prej rrugës sime, ndonëse në të vërtetë nuk kisha ndonjë ngut. Dhe mua më erdhi mirë që asaj i erdhi mirë./ Gazeta Liberale

 

Tags: Deja Vumustafa nanoTinka Kurti

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Video/Braçe kërcënon administratën: Do i zhduk të gjithë ata që shohin muret e tavanin

Fatos Nano nuk shkon në Kongresin e PS-së

Panucci shuan heshtjen, tregon si erdhi shkarkimi i tij







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

“Në 30 maj ku ishit?”/ Bido ironizon opozitën, Muçi: Ardit, të shkoi jeta qafë më qafë

by mirseda
11:41 | 11/06/2026
0

Me tone të forta është zhvilluar seanca e sotme plenare, ku në fokus të diskutimeve të deputetëve...

“Urgjent dëgjoni kërkesat e protestuesve”‘, Berisha në Kuvend: Kërkoj mocion me debat me Ramën

11:34 | 11/06/2026

Tensione në Kuvend pas fjalës së Bidos, Shehaj shkon te foltorja, nuk lejon Boçin të flasë

11:21 | 11/06/2026

Maji i përgjakshëm në Shkodër/ 213 ngjarje kriminale, 33 të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë

11:18 | 11/06/2026

Berisha ‘kyç gojën’ për gazetarët, pritet me duartrokitje në Kuvend nga opozita

10:56 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com