E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
8.5 C
Tirana

Video/Braçe kërcënon administratën: Do i zhduk të gjithë ata që shohin muret e tavanin

Zëvendës-kryeministri Erjon Braçe, në fjalën e mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, tha se mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre, në platformën e bashkëqeverisjes.

Po kështu ai paralajmëroi se çdo punonjës i administratës, që nuk u shërben qytetarëve, do të largohet.

“Mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë zgjidhje përmes platformës së bashkëqeverisjes. Qytetarët janë fuqia jonë e reagimit. Shqiptarët e zakonshëm, shtetin e paguajnë për këto shërbime.

Shqiptarët ndjejnë shtetin tek shërbimet që marrin, ndaj duhet të shërbejmë më shumë dhe të modernizohemi. Kush nuk u përgjigjet njerëzve, ka ikur e do të ikë”, tha Braçe.

Ai theksoi se nga kontrolli që ka bërë në zyrat e shtetit, ka parë raste pafund të atyre që rrinë kot. “Kush hap zyrën që sheh muret e tavanin e nuk punon, siç e pashë në zyrat e Vlorës, Fierit, etj., iku e do të ikë. Fuqia e ndryshimit janë njerëzit e zakonshëm dhe interesat e tyre, ndaj secilit prej tyre i them, mos u dorëzoni, na shkruani, flisni me ne, sepse do të reagojmë dhe do t’u shërbejmë secilit. Duhet të jemi bashkë për këtë, ju dhe ne”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Prishje pazaresh droge, atentat mafioz ndaj një personi në Tiranë

Blutë e Lezhës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me...

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...