Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Si duhet të sillet me Rusinë udhëheqësja e re e BE-së

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si duhet të sillet me Rusinë udhëheqësja e re e BE-së

Nga Sabine Fischer “The Moscow Times”

Politika evropiane mbi Rusinë, ndodhet në një udhëkryq. Një Komision i ri Evropian, sapo ka marrë detyrën, dhe presidentja e saj, Ursula von der Lejen, ka deklaruar se dëshiron një “KE gjeopolitike”, që merr parasysh ndryshimet themelore që kanë ndodhur në sistemin ndërkombëtar.

Në këtë mënyrë, ajo dëshiron të ruajë interesin kryesor të BE-së për demokracinë, dhe një rend ndërkombëtar shumëpalësh. Marrëdhëniet me Rusinë, mbeten ndër sfidat më të mëdha të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Ato mund të jenë dytësore për nga rëndësia, krahasur me marrëdhëniet e pasigurta transatlantike, apo ngritjen e Kinës.

Por Rusia luan një rol të rëndësishëm në të dyja këto zona, dhe gjithashtu edhe në shumë fusha të tjera. Kur mendohet se çfarë qasje duhet patur ndaj fqinjit të vështirë lindor, lidershipi i ri duhet të vendosë se çfarë duhet të bëjë me politikën e mbrojtur dikur nga ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Çëshjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federika Mogerini që nga viti 2014.

Dhe sidomos me 5 parimet e saj udhëzuese mbi politikën e BE ndaj Rusisë, të prezantuara në marsin e vitit 2016. Këto pesë parime janë:(1) zbatimi i plotë i marrëveshjeve të Minskut, që synojnë t’i japin fund konfliktit në rajonin ukrainas të Donbasit, si kushti kryesor për çdo ndryshim thelbësor në qëndrimin e BE ndaj Rusisë; (2) marrëdhënie më të ngushta me ish-fqinjët sovjetikë të Rusisë, përfshirë vendet e Azisë Qendrore; (3) forcimin e rezistencës së BE ndaj kërcënimeve ruse, si ato në fushën e sigurisë energjetike; (4) bashkëpunim selektiv me Rusinë për çështje me interes për BE-në; (5) dhe mbështetja ndaj shoqërisë civile në Rusi.

Këto parime, u lavdëruan se janë fleksibël dhe të ekuilibruara sa duhet, për të mbajtur të bashkuara vendet anëtare, që kanë pozicione dhe interesa të ndryshme përballë Rusisë. Por ato janë kritikuar ashpër, për mungesën e qëllimeve të qarta dhe vizionit strategjik.

Në Bruksel, nuk ka nisur ende një diskutim mbi të ardhmen e këtyre parimeve. Pas viteve të konfliktit gjeopolitik, shumica e zyrtarëve në Bruksel e shohim Moskën me dyshim. Është detyra e udhëheqjes së re, të nisë debatin se çfarë qëndrimi duhet patur ndaj Rusisë. Në nivelin e vendeve anëtare të BE-së, ky debat është në zhvillim e sipër, falë hapave të fundit të ndërmarra nga presidenti francez Emanuel Makron.

Ai ka kërkuar disa herë, që Evropa të sqarojë marrëdhëniet e saj me Rusinë. Në sytë e presidentit francez, konkurrenca strategjike midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, po e shtyn Rusinë në orbitën e Kinës, çka është qartazi në kundërshtim me interesat evropiane.

Prandaj, Evropa ka nevojë për një rend të ri të “besimit dhe sigurisë”, ku të përfshihet mundësisht edhe Rusia, nëse dëshiron realisht të ruajë pozitat e saj si përballë Kinës, ashtu edhe Shteteve të Bashkuara. Ishte kjo fryma, me të cilën Makron e ftoi homologun e tij rus në Francën Jugore në një takim dypalësh, në gusht të këtij viti.

Parisi ka ushtruar gjithashtu presion, për të pasur përparime konkrete në negociatat e paqes në Ukrainë, dhe shpreson të organizojë një samit në formatin” Normandi 4” në Paris më 9 dhjetor, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë. Franca vazhdon t’i sigurojë partnerët e saj evropianë, se nuk vë aspak në dyshim bazat e qasjes së BE-së ndaj Rusisë.

Pra që çdo përmirësim thelbësor i marrëdhënieve mes tyre, varet nga përparimi i prekshëm në negociatat e paqes mbi konfliktin në Donbas. Gjithsesi, pas dyerve të mbyllura, zyrtarët francezë kritikojnë hapur qasjen e hapave të vegjël, të mishëruar në 5 parimet e Mogerinit, dhe që nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Ata thonë se ato duhet të zëvendësohen nga një politikë më ambicioze.

Nisma e Makron ka nxitur reagime të forta nga brenda BE-së. Kritikët e shohin atë si një qasje tepër të butë dhe komprometuese ndaj Rusinë.

Ata hedhin poshtë mundësinë e gjetjes së mirëkuptimit me Moskën, për shkak të dallimeve të pakapërcyeshme mbi vlerat, demokracinë, sigurinë evropiane dhe shumë çështje të tjera. Afrimi i madh i Francës me Rusinë muajt e fundit, ka shkaktuar shumë shqetësime në Evropën Lindore-Qendrore.

Pas 5 viteve të një lloj uniteti relativ, Bashkimit Evropian është sërish i përçarë mbi politikën e tij ndaj Rusisë. Në njërën anë të konfliktit aktual, janë ata që e shohin Rusinë si një kërcënim kryesor për sigurinë e unionit, dhe që mbrojnë politikën e kontrollit.

Në anën tjetër, gjenden ata që bëjnë thirrje për një afrim me Rusinë, pasi i cilësojnë sfidat e tjera si më të rëndësishme. Panorama ndërlikohet më tej nga ngritja e forcave euroskeptike, që nuk heqin dorë nga tregimi i simpatisë së tyre të hapur ndaj udhëheqjes politike në Moskë. Gjërat janë përkeqësuar, edhe nga mofunksionimi këtë vit i dyshes franko-gjermane.

Afrimi i Makron me Putinin, ishte midis të tjerave, shprehje e padurimit me atë që Parisi e percepton si një “përgjumje të vazhdueshme të Berlinit”. Nga ana tjetër, Berlini, po vëzhgon me shumë kujdes idetë dhe veprimet e presidentit francez. Detyra kryesore e udhëheqjes së re të BE-së, do të jetë rimarrja e shpejtë e nismës së Makron, dhe kanalizimi i saj në një debat në nivelin evropian. Kjo duhet të bëhet me kuptimin e qartë, se nuk duhen pritur veprime reciproke nga presidenti rus Vladimir Putin. Dhe kjo për tre arsye.

Së pari, Moska po vepron nga pozita të forta. Politika e jashtme ruse, e ka kapërcyer me sukses izolimin ndërkombëtar të imponuar nga Perëndimi në vitin 2014. Katër vjet pas ndërhyrjes së saj në luftën siriane, ajo është lojtarja më i rëndësishme e jashtme në Lindjen e Mesme. Ndërkohë  marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Kinën, janë shndërruar në një shtyllë kryesore të politikës së jashtme të Rusisë.

Së dyti, Moska nuk e merr seriozisht BE-në. Nga këndvështrimi rus, BE-ja nuk ka qenë kurrë më shumë sesa një shtojcë e Shteteve të Bashkuara. Së treti, as politika e brendshme dhe as ajo e jashtme e Rusisë, nuk ka të ngjarë të ndryshojnë para ose edhe pas zgjedhjeve presidenciale ruse në vitin 2024.

Stanjacioni ekonomik dhe pakënaqësia në rritje në shoqërinë ruse, nuk po ushtrojnë më shumë presion mbi udhëheqjen politike. Përkundrazi, situata brenda vendit, po bëhet gjithnjë e më represive. Moska nuk ka të ngjarë të bëjë ndonjë lëshim mbi pozicionet që ka aktualisht në politikën e jashtme. Udhëheqja e re e BE-së, duhet të nisë një debat të brendshëm në nivelin më të lartë, për të zbutur ndarjet më të fundit, dhe për të arritur një pozicion të përbashkët mbi Rusinë./TIRANA TODAY 

Tags: “KE gjeopolitike”rusiaUrsula von der Lejen

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
“U mbajtën rrogat e një muaji”/ Ardi Veliu: Kemi mbledhur mbi 100 milion lekë

“U mbajtën rrogat e një muaji”/ Ardi Veliu: Kemi mbledhur mbi 100 milion lekë

Kreu i PPE: Mos hapja e negociatave mund të shkaktojë destabilizim në Evropë

Kreu i PPE: Mos hapja e negociatave mund të shkaktojë destabilizim në Evropë

Njihuni me 84-vjeçarin që u shpëtoi dy tërmeteve shkatërrues

Njihuni me 84-vjeçarin që u shpëtoi dy tërmeteve shkatërrues







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nga Thaçi te Veseli, Prokuroria e Hagës jep pretencën, kërkon 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së
Kosovo

Nga Thaçi te Veseli, Prokuroria e Hagës jep pretencën, kërkon 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së

by mirseda
11:03 | 09/02/2026
0

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45-vjetësh burgim për ish-krerët e UÇK-së, në seancën gjyqësore ku...

Aksident i frikshëm në Bypass-in e Vlorës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

Aksident i frikshëm në Bypass-in e Vlorës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

10:57 | 09/02/2026
EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

10:50 | 09/02/2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:43 | 09/02/2026
Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

10:35 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com