Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Si do të realizohet numërimi i popullsisë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Si do të realizohet numërimi i popullsisë

Gjatë vitit 2020, Instituti i Statistikave do të kryejë Censin e Popullsisë dhe Banesave, megjithatë ende nuk është miratuar ligji përkatës në Parlament.

Ndonëse tërmeti i 26 nëntorit përkoi me muajin kur ishte planifikuar për t’u kryer censi pilot, drejtuesja e INSTAT-it, Elsa Dhuli, thotë se nuk pati ndikim në realizimin e tij, edhe pse po kryhej në zonat më të prekura prej tij. Censi do të kushtojë 16.5 milionë euro në total dhe është një bashkëfinancim i qeverisë shqiptare dhe donatorëve.

Gjatë vitit 2020, INSTAT-i ka planifikuar 160 publikime, prej të cilave tre janë publikime të reja dhe priten me interes nga përdoruesit e statistikave. Si po shkon procesi i harmonizimit të statistikave me Eurostatin.

 Flet Elsa Dhuli, drejtoreshë e komanduar e INSTAT

Në vitin 2020 pritet që të realizohet Censi i Popullsisë dhe Banesave. Si po ecën deri më tani procesi i realizimit të tij? Çfarë risish do të ketë këtë herë?

Cens 2020, në kuadër të aktiviteteve statistikore, është ushtrimi më kompleks dhe masiv që ndërmerr një zyrë statistikore. Cens 2020 është një projekt prioritar i INSTAT-it, thelbësor për krijimin e një sistemi statistikor të qëndrueshëm dhe efikas, si edhe për hartimin e politikave të bazuara në statistika, përcaktimin e strategjive socio-ekonomike dhe planeve për zhvillim të qëndrueshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.

Në përputhje me strategjinë e hartuar gjatë vitit 2018, e cila është publike, INSTAT-i ka punuar për hartimin e ligjit të ri për Censin e Popullsisë dhe Banesave, i cili është në proces miratimi në komisionet parlamentare. Për diskutimin e pyetësorit të Censit 2020, janë realizuar disa tryeza konsultative me përdoruesit, donatorët, përfaqësuesit e pushtetit vendor, të komuniteteve fetare dhe grupeve etno-kulturore, përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara etj.

Risitë kryesore të këtij censi janë përdorimi i teknologjive të reja në mbledhjen e të dhënave, ku informacioni do të mblidhet me tabletë, jo me pyetësor në letër, siç është kryer në vitin 2011. Kjo do të mundësojë një informacion më të saktë duke pasur dhe gjeo-referim të banesave  si dhe do të shkurtojë kohën e përpunimit të të dhënave, me qëllim publikimin e rezultateve të censit më shpejt.

Nga ana tjetër, INSTAT-i do të ndërtojë me këto të dhëna bazën për të krijuar një sistem statistikor për zhvillimin e censeve të mbështetur në regjistra. Kjo do të thotë që në raundin e censeve të 2030-2031 nuk do të bëjmë më një cens tradicional, pasi do të kemi ndërtuar një sistem regjistrash ku informacioni do të përditësohet në mënyrë më frekuente.

Në nëntor të vitit që lamë pas, INSTAT-i njoftoi se po realizonte censin pilot të popullsisë dhe banesave, ku njëra prej bashkive ishte dhe ajo Durrësit. Çfarë ndikimi pati tërmeti në realizimin e censit pilot? A do të ndikojë situata e emergjencës në publikimin në kohë të censit?

Piloti i Censit u realizua për 6 javë, në periudhën tetor–nëntor 2019. Tërmeti ndodhi 4 (katër) ditë para përfundimit të censit pilot, për këtë arsye nuk pati ndikim në realizimin e tij. Qëllimi kryesor i censit pilot është që të testojë në kushte reale hartografinë, metodologjinë, strukturën organizative, sistemin CAPI, planifikimin logjistik dhe ndërveprimin midis të gjitha burimeve të planifikuara për t’u angazhuar në vetë regjistrimin aktual. Gjithsesi, unë e thashë dhe në fillim, piloti shërben vetëm për të testuar fazat e tij dhe të dhënat në këtë fazë nuk kanë shumë rëndësi.

Sa janë kostot e parashikuara për realizimin e Censit 2020?

Për realizimin e Censit të Popullisë dhe Banesave 2020 janë parashikuar të shpenzohen në total 16,5 milionë euro. Kontributin më të madh e ka qeveria shqiptare me 54%, më pas Bashkimi Europian me 29%, dhe pjesa e mbetur mbulohet nga donatorë të tjerë si SDC, Sida, UNFPA etj. Në këtë buxhet, pjesa më e madhe e tij shkon për pagesat e anketuesve, kontrollorëve dhe supervizorëve në terren, të cilët do të jenë rreth 8 500 persona dhe pastaj kostot e tjera janë blerja e pajisjeve duke përfshirë tabletët, kompjuterë etj., asistenca teknike ndërkombëtare, fushata e komunikimit etj.

Çfarë publikimesh të reja do të sjellë INSTAT-i këtë vit?

INSTAT-i çdo vit e ka rritur numrin e publikimeve duke shtuar gjithnjë shumëllojshmërinë e produkteve të tij në shërbim të përdoruesve të statistikave, kërkesat e të cilëve kanë ardhur gjithnjë e në rritje. Gjatë vitit 2020, deri tani janë parashikuar 160 publikime, nga të cilat tri janë të reja: Indeksi i Barazisë Gjinore, Anketa e Migracionit 2019, Anketa Tremujore e Strukturave Akomoduese dhe gama e indikatorëve statistikorë në vend është rritur mjaft gjatë këtyre viteve dhe fakti që statistikat po përdoren çdo ditë e më shumë për të marrë vendime nga qeveria, biznesi etj., bazuar në shifra, na motivon për të prodhuar në të ardhmen më shumë indikatorë dhe më cilësorë.

INSTAT-i bashkëpunon ngushtë me EUROSTAT-in për përafrimin e të dhënave statistikore. Deri ku kemi arritur me harmonizimin e mbledhjeve, përpunimin dhe publikimin e të dhënave? Si krahasohemi me vendet e rajonit?

Sipas kërkesave të Eurostatit, vendet e zgjerimit pritet të rrisin sasinë dhe cilësinë e të dhënave të tyre në mënyrë progresive, dhe t’i transmetojnë këto të dhëna në Eurostat dhe më gjerë në Sistemin Statistikor Evropian, në kontekstin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

INSTAT-i, ashtu si dhe vendet e tjera të zgjerimit, dërgon rregullisht, sipas formateve të caktuara nga Eurostati,  të dhëna periodike në fusha të caktuara. Këto të dhëna janë të validuara dhe të publikuara në botimet e Eurostatit, si online dhe në format digjital. Shifrat kryesore për vendet e zgjerimit, ndodhen në botimin e fundit të Eurostatit, i cili u publikua në maj 2019, nga ku mund të shihen treguesit kryesorë, për të cilët ne mund të krahasohemi me vendet e rajonit.

Shqipëria në treguesit e llogarive kombëtare, ku futet Prodhimi i Brendshëm Bruto, Tabelat e Burim-Përdorimeve, është përpara vendeve të rajonit, sepse këta tregues i ka publikuar sipas standardeve të kërkuara shumë kohë më parë se disa vende të tjera, ndërkohë që disa vende të rajonit kanë avantazhe në tregues të tjerë statistikorë. Kjo ka të bëjë me prioritetet e një vendi në sistemin statistikor si dhe kërkesat e përdoruesve vendas dhe të huaj.

Në fund të vitit 2019, INSTAT-i publikoi Anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës. Çfarë metodologjie u përdor për realizimin e saj dhe çfarë frekuence publikimi do të ketë?

INSTAT-i publikoi për herë të parë rezultatet e Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ), 2017-2018, e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare. Kjo anketë është në përputhje të plotë me metodologjinë e Eurostatit dhe metodologjinë që përdorin të gjitha vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Anketa është burim bazë për krijimin e statistikave të krahasueshme në lidhje me shpërndarjen e të ardhurave dhe përjashtimin social në nivel evropian dhe realizohet çdo vit në të gjithë shtetet anëtare të BE-së, si dhe ato që aspirojnë anëtarësimin në BE. Në vendin tonë, anketa u realizua për herë të parë në vitin 2017 dhe po realizohet në vazhdimësi me baza vjetore.

Kohët e fundit, në media është përfolur INSTAT-i për një abuzim me fondet e BE-së për statistikat. Si qëndron e vërteta sipas jush?

Në radhë të parë dua të theksoj që raporti i KLSH-së, të cilit i jeni referuar ju, flet për auditimin e fondeve të huaja dhe ai shtrihet në shumë institucione, jo vetëm te INSTAT-i. Në këtë raport, ku përmendet dhe INSTAT-i, për mbështetje për  forcimin e statistikave, patjetër që si çdo projekt ka përfitimet dhe mangësitë e veta. Po citoj rekomandimin e KLSH-së për sa i përket INSTAT-it në lidhje me këto aktivitete, ku thotë se “trajnimet jo adekuate, lëvizja e shumtë e stafit dhe mungesa e burimeve njerëzore të dedikuara për projektet IPA bëjnë që realizimi i objektivave të projekteve të mos bëhet brenda afateve të përcaktuara dhe/ose të mos bëhet me një cilësi të kënaqshme”.

Dua të theksoj se ky ka qenë një projekt i suksesshëm dhe që INSTAT-i ka përfituar shumë, por dhe duke mos shmangur asnjë përgjegjësi për mangësitë e tij në lidhje me sa më lart. Në asnjë rresht në këtë raport nuk thuhet nga KLSH-ja që është propozuar ndonjë masë ndaj drejtueseve të INSTAT-it. Ne jemi institucion transparent jo vetëm ndaj KLSH-së, por ndaj cilitdo auditues kombëtar e ndërkombëtar. /Monitor

Tags: instantpopullsia

TË LIDHURA

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT
Aktualitet

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT

10:03 | 09/07/2025
Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

09:53 | 09/07/2025
Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve
Aktualitet

Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

09:12 | 09/07/2025
Next Post
Njihuni me surprizat e motit për sot, temperaturat minimale -4 gradë

Njihuni me surprizat e motit për sot, temperaturat minimale -4 gradë

Makina merr flakë në ecje, ja për çfarë dyshon policia

Makina merr flakë në ecje, ja për çfarë dyshon policia

“Më fejove që 10 vjeç”, vajza kërkon të pajtohet me të ëmën

“Më fejove që 10 vjeç”, vajza kërkon të pajtohet me të ëmën

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT
Aktualitet

“Ikën kursimet e jetës” – Banori shpërthen në lot pas aksionit të IKMT

by mirseda
10:03 | 09/07/2025
0

Një nga banorët, ka shpërthyer në lot përpara kamerave, duke u shprehur se të gjithë kursimet e...

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

09:53 | 09/07/2025
Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

Vrasja në Ulëz: 23-vjeçari dyshohet se u rrëmbye pas denoncimit të prindërve

09:12 | 09/07/2025
Të shtëna fatale/ Vritet 23-vjeçari, ngjarja trondit zonën, rrethanat ende të paqarta

Të shtëna fatale/ Vritet 23-vjeçari, ngjarja trondit zonën, rrethanat ende të paqarta

09:06 | 09/07/2025
Shpëtoi 2 turistët në Shkodër, por vdiq; kërkohen trupi i kapitenit të anijes

Shpëtoi 2 turistët në Shkodër, por vdiq; kërkohen trupi i kapitenit të anijes

09:02 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com