Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si do të jenë udhëtimet ndërkombëtare pas pandemisë?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Si do të jenë udhëtimet ndërkombëtare pas pandemisë?

Nga: Simon Wright “The Economist”

Bagazhet zbulojnë më së miri mënyrë sesi ka ndryshuar udhëtimi ndërkombëtar me ndryshimin e epokave. Aventurierët në epokën e zbulimeve të mëdha të shekullit XV, lundruan në anijet e ngarkuara me armë, duke marrë me vete furnizime për udhëtimet që mund të zgjasnin me vite të tëra.

Aristokratët e shekullit XVIII, zhvillonin “turnetë e tyre madhështorë” nëpër Evropë, duke shpenzuar muaj të tërë në udhëtime me karroca me kuaj të ngarkuara me sëndukë, shërbëtorë, madje edhe mobilie.

Valixhja si objekt nisi të përdorej nga fundi i shekullit XIX-të, kur kalimi i disa javëve jashtë vendit, u bë një tendencë më se e zakonshme për të pasurit. Deri në vitet 1970, turistët kishin nevojë të përdornin karrocat për tu zhvendosur nëpër aeroportet e mëdha. Kështu lindi valixhja me rrota, që do të bëhej një simbol i epokës së udhëtimeve masive. Rritja e përmasave të valixhes me rrota, a reflekton koston në rënie dhe rritjen e shpejtësisë së udhëtimit në distanca të gjata.

Tarifat më të lira, rritja e të ardhurave, dhe më shumë kohë e lirë në dispozicion, i kanë shndërruar në një rutinë udhëtimet në vendet e huaja, dhe pushimet jashtë vendit të arritshme për shumëkënd në botën e pasur që dëshiron t’i shpëtojë për pak ditë stresit të përditshmërisë.

Udhëtimi sjell përvoja dhe kujtime të reja (ose momente që mund të fiksohen në foto dhe hidhen në Instagram). Edhe pse jo çdo mendje hapet nga këto udhëtimet, është e sigurt që shumë pak njerëz vuajnë efektin e kundërt. Siç shprehet Mark Twain “Udhëtimi është fatal për paragjykimin, fanatizmin dhe mendje-ngushtësinë”.

Lehtësia e udhëtimit nuk ka zgjeruar vetëm sektorin e turizmin. Ndërsa kompanitë janë përhapur në gjithë botën, po kështu janë përhapur edhe punëtorët e tyre. Udhëtimet e biznesit mbajnë të lidhura kompanitë shumëkombëshe dhe zinxhirët e furnizimit.

Aftësia për t’u larguar kë bërë që njerëzit të përhapen në të gjithë botën për të punuar, mësuar ose thjesht për të pasur një ndryshim të peizazhit. Ndërsa familjet janë të shpërndara, ka lindur nevoja për të mbajtur kontakte, apo për të marrë pjesë në dasma dhe ditëlindje në vende të huaja.

Kjo gjë e ka bashkuar botën, duke i ka dhënë mundësi familjeve dhe miqve që të vazhdojnë të jenë larg. Por deri vonë, shumë pak njerëz udhëtonin larg shtëpive të tyre. Udhëtimi ishte i ngadaltë, i vështirë dhe i shtrenjtë kur mbështetej tek forca e erës dhe kuajt.

Avulli dhe hekurudhat e zgjeruan jo pak perspektivën. Por udhëtimi shumë larg, madje deri edhe 100 vjet më parë, përmes një anije transoqeanike apo një avioni, ishte shumë i kushtueshëm. Një kabinë e klasit të parë në anijen Titanik në vitin 1912 fillonte nga 30 paund për person (sot 3.500 dollarë ); një biletë transatlantike në zepelinin Hindenburg kushtonte 400 dollarë në vitin 1936.

Shtimi i volumit të udhëtimeve ndërkombëtare ndodhi përmes linjave ajrore. Një udhëtim me tren në rrugën trans-siberiane nga Pekini në Moskë zgjat 5 ditë; ndërsa një fluturim rreth 7 orë. Por ajo që ka bërë diferencën është çmimi më i lirë.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO),në vitin 1950 vetëm 25 milion njerëz kryen një udhëtim jashtë vendit. Në vitin 2019, numri i udhëtimeve ishte rritur në 1.5 miliardë njerëz (dhe këtu përjashtohen emigrantët, refugjatët dhe vizitat mbi 1-vjeçare në një vend).

Gati 3/5 e udhëtarëve ndërkombëtarë mbërritën diku dhe u larguan me avion në vitin 2019, krahasuar me vetëm 5 për qind nga deti dhe vetëm 1 për qind me tren. Sipas UNWTO, 35 për qind e udhëtarëve që kalonin kufirin me një makinë ishin kryesisht evropianë, banorë të tregut më të madh të udhëtimit në botë, duke përfituar nga madhësia e vogël e kontinentit të tyre dhe rrugët shumë të mira.

Shkuarja me pushime, është motivi kryesor për të udhëtuar jashtë vendit, duke përbërë rreth 55 për qind të udhëtimeve. Udhëtimet e biznesit përbënin 11 për qind të totalit. Pjesa më e madhe e udhëtimeve ishin vizitat tek familjet dhe miqtë jashtë vendit.

Disa udhëtojnë për arsye fetare (2 milion myslimanë vizitojnë Mekën çdo vit); dhe rreth 15 milion për trajtim mjekësor në vitin 2017. Udhëtarët ndërkombëtarë shpenzojë në hotele dhe restorante, dhe marrin makina me qira apo tek operatorë turistikë.

Shpenzimet e tyre arritën 1.5 trilionë dollarë në vitin 2019. Para Covid-19, udhëtimet kontribuan me 4.4 për qind të PBB-së, dhe në 6.9 për qind të punësimit në klubin e vendeve të pasura të OECD-së.

Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, udhëtimet ndërkombëtare përbënin 6.5 për qind të eksporteve globale në vitin 2019. Në tërësi, udhëtimet dhe turizmi kanë të hapura mbi 330 milion vende pune, 1/10 e totalit në botë.

Covid-19 ka shkatërruar një industri që mbështetet tek liria e njerëzve për të lëvizur. Udhëtimet ndërkombëtare u pezulluan gati plotësisht midis marsit dhe majit 2020, pasi 4/5 e vendeve të botës i mbyllën kufijtë e tyre. Hyrja e të huajve ra me 70-75 për qind në vitin 2020, me 1 miliardë udhëtarë më pak dhe 1.1 trilionë dollarë shpenzime më pak.

Ky nivel është dhjetëfish më i madh sesa mungesa e shpenzimeve për udhëtime në vitin 2009 pas krizës financiare. Dhe rikuperimi duket shumë i largët, madje edhe me vaksinat efektive që tani kanë nisur që të shpërndahen. OECD parashikon që turizmi do të jetë ndër “sektorët e fundit të ekonomisë që do të rikuperojë kërkesën e humbur”.

Gjithsesi, jo të gjitha zhvillimet janë negative. Kështu emetimet e gazrave serë nga avionët komercialë ranë në vitin 2020, duke e intensifikuar debatin se si të kufizohet një herë e mirë kjo lloj ndotje. Edhe destinacionet e dëmtuara nga turizmi i jashtëm kanë marrë disi frymë.  Dhe optimistët mendojnë se në planin afatgjatë, lidhja midis rritjes së pasurisë dhe dëshirës për të udhëtuar do të mbetet e pandërprerë.

Me gjithë kostot e tij të larta afatshkurtra, pandemia mund të përshpejtojë tendencat që në fund do t’i bëjnë udhëtimet më të lehta dhe më pak të dëmshme. Industria e sotme e udhëtimeve, mund të ketë pësuar një goditje të fortë, por ajo që do të lindi prej saj mund të jetë më e mirë se kurrë më parë.

Burimi i lajmit: https://www.economist.com/special-report/2021/02/11/what-will-travel-look-like-after-the-pandemic

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: pandemiRregullaudhëtimet

TË LIDHURA

Tridhjetë miliardë për t’u rikthyer në negociata, Trump ka një ofertë të re për Iranin
Bota

Tridhjetë miliardë për t’u rikthyer në negociata, Trump ka një ofertë të re për Iranin

10:00 | 28/06/2025
Putin: Kërkesat për paqe me Ukrainën janë kontradiktore! Jemi gati për një raund të ri bisedimesh
Bota

Putin: Kërkesat për paqe me Ukrainën janë kontradiktore! Jemi gati për një raund të ri bisedimesh

08:22 | 28/06/2025
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe javore në dy vjet
Bota

Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe javore në dy vjet

08:10 | 28/06/2025
Next Post
Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orë, por spitalet janë të tejmbushura

Rikthehet Liga e Kampioneve/ Ja cilët janë favoritët për të fituar trofeun

Rikthehet Liga e Kampioneve/ Ja cilët janë favoritët për të fituar trofeun

Karantinë dhe masa të reja për ata që hyjnë në Greqi nga Shqipëria

Punonjësit grekë në grevë, Kakavija mbyllet për 24 orë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Tridhjetë miliardë për t’u rikthyer në negociata, Trump ka një ofertë të re për Iranin
Bota

Tridhjetë miliardë për t’u rikthyer në negociata, Trump ka një ofertë të re për Iranin

by mirseda
10:00 | 28/06/2025
0

Marsela SHYTIA Së pari, grushti i hekurt, me ditë tensioni maksimal që kulmuan me bombardimin e disa...

Burgim i përjetshëm për Taulant Malajn, reagon avokati i ish-bashkëshortes: Dënim shembullor!

Burgim i përjetshëm për Taulant Malajn, reagon avokati i ish-bashkëshortes: Dënim shembullor!

09:49 | 28/06/2025
Jashari i thotë “Po” Igli Tare, edhe Xhaka pritet të bëhet “djall”

Jashari i thotë “Po” Igli Tare, edhe Xhaka pritet të bëhet “djall”

09:46 | 28/06/2025
Këmbimi valutor/Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor/Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 28/06/2025
Parashikimi i motit , si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit , si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

08:27 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com