Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Si do jetë opozita më 3 mars

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si do jetë opozita më 3 mars

Nga: Ben Andoni

Në një mesazh, që kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shpërndarë sot për strukturat e tij, bën me dije se: “Duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura…”. Më pas i jepet Sekretarit të përgjithshëm tagri të sqarojë dhe se mesazhi duhet shpërndarë në struktura.

Është normale që opozita të veprojë në këtë mënyrë dhe është e duhura madje. Është i drejtë gjithashtu konstatimi se: tashmë Reforma në Drejtësi ka hyrë në një hulli të rrezikshme dhe gabimet proceduriale janë evidente. Vetëm se për këtë tashmë janë përgjegjës të gjithë palët, madje qysh sa i ngritën të gjithë 140 kartonat të dorëzuar, para presionit të huaj.

Gjithsesi, për opozitën jashtë parlamentit, që është edhe opozita e vërtetë, 2 marsi është një moment jo aq i lehtë. E para, lidhet me faktin se tashmë është një subjekt tjetër që merr përsipër një protestë, që megjithë motivin tejet demokratik, nuk i fsheh dot ambiciet e thella për t’u ricikluar në politikën, post presidencë. E dyta, kinse mbrojtja e institucioneve nuk është materia e zakonshme e saj, me ato anatema që u ka derdhur deri më tani.

Lulzim Bashës, si lider i opozitës tonë, tashmë i duhet të tregojë realisht jo thjesht forcën e tij, por vizionin e tij për të ardhmen, që tashmë e ka shpallur me qeverinë kujdestare dhe zgjedhjet e parakohshme dhe sidomos ndarjen me Sali Berishën, hijen e të cilit nuk po e largon dot.

Në fakt, për t’u futur në këtë negociatë të vështirë duhet me çdo kusht që të gjejë gjuhën me maxhorancën, që tashmë ka zbritur nga kurba e optimizmit dhe është futur në rrjedhën normale të gjithë qeverive shqiptare në mandatin e dytë.

Ndaj, Basha duket se do ta shfrytëzojë sa më mirë këtë krizë qeveri-presidencë për interesat e veta, por kuptohet me pragmatizmin, që të mos duket si shumë afër Ramës, njeriu që e ka faktorizuar duke errësuar forcën reale të ish-kryeministrit Berisha.

Nga ana tjetër, Edi Rama vazhdon e bën udhëtimet në detyrimin normal si përfaqësues i presidencës së OSBE-së dhe mundohet të nxjerrë e të afirmojë dhe ndërkombëtarisht elokuencën e tij urbane, krejt i bindur me staturën e momentit që problematika e brendshme nuk ka se çfarë t’i bëjë. Madje, indiferenca me të cilën e ndjek tregon se është i velur realisht me politikën, pjesë e të cilës është edhe vetë, madje duke i dhënë jo pak dhe karakteristikat e veta cinike.

Veçse shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës e gjitha dhe kur shtohet edhe frika e një virusi vdekje-prurës, që po i rri si shpata e Demokleut botës, 2 marsi 2020, megjithë kumtet e drejtësisë nga presidenti, është një ditë që thjesht do t’i lerë vendin 3 marsit e kështu me radhë me kronikën ditore mbushur me vrasje, me varfërinë dhe sidomos shqiptarët që ikin e ikin pa fund. Dhe, opozita jonë dihet mirë se këtë mjedis po e sodit sepse i intereson vetëm ajo që do të ndodhë në përplasjet e politikanëve të tjerë, që i ka luftuar, dhe në mundësinë që t’i mbetet pushteti në dorë.

Por, gjithsesi, një gjë dihet mirë: 3 marsi do të gdhihet me bulevardin e pastër, që punonjësit e Velisë do e kenë pastruar menjëherë pas mitingut, ku politikanët e të gjithë krahëve do kenë filluar fushatën e tyre…dhe me asgjënë e plotë që do t’i dhurojë dhe kjo protestë, që kinse mban motivin e mbrojtjes së Gjykatës Kushtetuese.

Tags: ben andoniKryemadhiMeta

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Taksa ndaj mallrave serbe/ Veseli: Kosova në rrezik me Albin Kurtin mashtrues

Taksa ndaj mallrave serbe/ Veseli: Kosova në rrezik me Albin Kurtin mashtrues

5 mijë euro copa, zbulohen abuzuesit që shisnin maska kundër koronavirusit

5 mijë euro copa, zbulohen abuzuesit që shisnin maska kundër koronavirusit

Meta i turret Fevziut: S’është protestë por manifestim

Meta i turret Fevziut: S’është protestë por manifestim







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com