Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si do e bllokojnë 30 Qershorin, “Kalorësit e Bardhë”!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si do e bllokojnë 30 Qershorin, “Kalorësit e Bardhë”!

Nga: Alfred PEZA

Në momentin që u kuptua se përse duhej krijuar ushtria e përbashkët e “Mbretërve sfidues” të “Fronit të shpatave”, të gjithë nisën të mereshin me biseda rastësore. Ndonjëri bënte sikur i interesonte biblioteka tipike e pasunarëve të rinj shqiptarë, me libra që ishin renditur sipas ngjyrave dhe kombinimit të tyre me letrën e mureve, tapetet dhe perdet e dhomës me ndriçimin gjysëm të zbehtë. E kur kotja e pushtoi gjithë gjindjen, Berisha dhe Meta nuk humbën kohë që të flisnin me kode, për detyrën parësore të “Kalorësve të Bardhë”.

Nuk ka luftë pa ushtri. Nuk ka ushtri pa shtab. Nuk ka shtab pa lider. Mbi të gjitha nuk ka organizim pa qëllim strategjik. Ai ishte tashmë i qartë për të gjithë: Të bllokohej me çdo çmim, me çdo kusht e me çdo mjet, procesi zgjedhor. Ata i kishin humbur dy lyftrat e para, qëshkurse Edi Rama ishte ulur mbi “Fronin e Shpatave”. Kjo ishte lufta finale. Ose do e detyronin që t’ua dorëzonte atë vetë, ose të gjithë në atë sallë do të shkonin në shtëpi.

Kjo luftë, nuk ishte vetëm e fundit, por edhe ndryshe nga gjitha të tjerat. Ajo nuk do të kishte gjak, sepse kushdo që e derdhte i pari, pranonte humbjen. Ajo nuk do të kishte as pushtim kështjellash. As kapje pëllumbash- postierë. As pengmarrje njerëzisht. As robër lufte. As shkëmbime spiunësh, kufijsh apo territoresh. Por kjo nuk do të thoshte se lufta nuk donte buxhet. Përkundrazi. Ajo do të ishte lufta më e shtrenjtë në historinë e luftrave shqiptaro- shqiptare të këtyre 30 viteve të fundit.

Monika po i tregonte filozofinë e tyre: “Mos harro ofertën time. Çfarëdo që po të paguajnë, unë do të paguaj dyfish”. Berisha ngriti vetullën e djathtë, në një kënd që ata nuk e kishin parë prej shumë kohësh, në atë kurbë kreshpërimi. “Burri që lufton për para, është besnik vetëm ndaj kuletës së tij”,- u nis të fliste, por në momentin që goja po hapej, ai ofroi me shpejtësi gotën e verës dhe e mbajti më gjatë se herë tjetër mbi buzë. Kishte brofur në këmbë kur e kishte dëgjuar tek “Game of Thrones”, shprehjen: “Mund ti besosh… Besnikëria e saj vjen pa pagesë”. Atij i pelqente ta zbatonte këtë, sepse ai kishte një monedhë tjetër shpërblimi për besnikët e tij: Llokmat e pushtetit! Ata ishin të lire ta “milnin” atë për hesapin e tyre, mjafton që të bënin gjithmonë, atë që donte ai. Në këmbim ai flinte si një qingj, pa parë kurrë ëndrra natën.

Kur gjeli i parë këndoi diku larg prej aty, u mblodhën për herë të fundit, përpara se të shpërndaheshin: “Kalorësit e Bardhë” nuk do të shfaqen deri më 30 Qershor, do jenë të padukshëm për Fronmbajtësin. Përballë ushtrisë së tij, do dilnin vetëm oborrtarët e tyre. Herë duke protestuar para Pallatit Mbretëror, herë përpara Kështjellës së Fronit, e herë nëpër rrugë e kryeqëzime. Duhej krijuar ideja se pavarësisht zhurmës, me vullnetin edhe të Mbretërve të fuqive të mëdha, zgjedhjet do të bëheshin.

“Mbaji gjithmonë armiqtë konfuzë. Nëse ata nuk e dinë me siguri se çfarë ti po bën dhe se çfarë do, as nuk do e dinë se cila është lëvizja e radhës”,- tha Berisha. Ramushin që dukej sikur po e zinte gjumi, ca nga lodhja, ca nga vera dhe ca nga mëngjesi që kishte nisur të fekste syrin mbi dritare, u bë esëll. Edhe nëse nuk e kishte kuptuar se çfarë donte të thonte tamam ajo që sapo dëgjoi, nga reagimi syshqyer e gojëhapur i të tjerëve, kuptoi se duhej të ishte e rëndësishme.

“Shqipëria,- vijoi shpalosjen e detajeve përfundimtare të planit Ilir Meta,- ka rreth 5300 qendra votimi. Sipas nenit 160 të ligjit, që flet për “Pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qendrën e votimit”, do shfrytëzojmë pikën 1/c, ku thuhet: “votimi nuk ka filluar apo është pezulluar për më shumë se 5 orë”. Do të na mjaftonin 2000 deri në 3000 “Kalorës të Bardhë”, që ta realizonim fitoren tonë mbi Edi Ramën. E pas kësaj “Froni i Shpatave” do të ishte përjetësisht yni. Mos harroni, sa më e ulët përqindja e pjesëmarrjes në votime, aq më e thjeshtë është realizimi i këtij plani.

Duhet filluar nga puna për të përhapur idenë se në 30 Qershor, nuk do të ketë zgjedhje. Sa më shumë i dekurajojmë, aq më pak do të dalin në votime. Nëse ia arrijmë, nuk na duhet që ti bllokojmë të gjitha qendrat e votimit. “Mjafton në aq qendra, sa numri i zgjedhësve votues ose potencialisht të tillë, të jetë më i madh se diferenca e rezultatit ndërmjet dy kandidatëve”,- i kish sygjeruar varrmihësi i zgjedhjeve. E thënë ndryshe, ai kish llogaritur që bllokimi për 5 orë I procesit, të ndodhte 1 në 5 qendra votimi, ose në 20-30% të tyre.

“Miqtë tanë “përtej murit” do na i sjellin të kalkuluara saktësisht, të gjitha të dhënat që na duhen”,- përfundoi biseda.

Kaq edhe për sonte…
Ju çoj të fala të gjithëve!

 

Tags: 30 qershoriAlfred PezaKalorësit e Bardhë

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Thaçi: Në 2002-shin kryeministri i Shqipërisë më ofroi ndarjen e Kosovës

Thaçi: Në 2002-shin kryeministri i Shqipërisë më ofroi ndarjen e Kosovës

“Mogherini puthet në buzë me Ramën”, Kryemadhi: Kanë të përbashkët dashurinë për…

“Mogherini puthet në buzë me Ramën”, Kryemadhi: Kanë të përbashkët dashurinë për...

Koha e vranët, rriten lehtë temperaturat

Parashikimi i motit për sot, 10 maj 2019

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com