Alban Zeneli, një ng deputetët e radhës së PD-së që u betua sot në Kyvend, ka folur për mediat lidhur me vendimin për të marrë mandatin.
Në fakt, Zeneli ndryshoi mendim, teksa në protestën e 5 Marsit, ai foli publikisht si një nga deputetët që kishin firmosur lënien e mandatit në bllok.
Por tashmë ai ka ndryshuar mendje, ndërsa para mediave tha se beteja më e mirë për qytetarët bëhet në Parlament dhe jo jashtë tij.
“Më 5 mars kam thënë që qeveria Rama duhet të ikë një orë e më përpara. Nuk i heq asnjë presje atij mendimi. Kam thënë që mandati nuk është i imi dhe as i zotit Noka, por i qytetarëve. Prapë nuk kam ndryshuar mendim. Mandati është i qytetarëve që më kanë votuar edhe mua dhe zotin Noka. I vetmi ndryshim është se unë mendoj se: Interesat e qytetarëve që na kanë votuar, unë si Alban mund t’i mbroj më mirë brenda Parlamentit shqiptar me statusin e Parlamentit, sesa në rrugë. Jetojmë në një sistem tjetër, ku shyqyr Zotit duhet të kemi mendim ndryshe. E para ne jemi njerëz, shyqyr që jemi njerëz dhe ndryshojmë. Jam konsultuar me miqtë e mi dhe votuesit e mi. Gjicin nuk e kam konstatuar në asnjë rast”, u shpreh ai.