E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Nuk e dinte që lufta kishte mbaruar, jetoi në xhungël për 29 vite (video)

Hiro Onoda ishte ndër ushtarët e fundit japonezë, që u dorëzua para aleatëve. Ai jetoi vetëm për 29 vite me rradhë në një xhungël, në një nga ishujt Lubang në Filipine. Onoda ishte tërësisht i izoluar nga bota, dhe nuk e dinte se Lufta e Dytë Botërore, kishte thuajse 3 dekada që kishte përfunduar. Në muajt e fundit të luftës, Hiro Onoda, asokohe me gradën oficer, ishte pjesë e një grupi ushtarësh japonezë, që ranë në kurthin e forcave amerikane, duke mos mundur të vazhdonin tërheqjen drejt veriut. Ai së bashku me 4 ushtarë të tjerë, refuzuan të dorëzoheshin duke u strehuar në xhungël.

Njëri prej tyre u dorëzua në vitin 1950, ndërsa 2 të tjerët vdiqën, njëri më 1972 në përleshje me trupat filipinase. Grupi i ushtarëve kishte urdhër nga komanda për të mos u dorëzuar, një urdhri që Onoda iu bind për 29 vjet me radhë. Ai do t’i bashkohej pjesës tjetër të botës, vetëm në vitin 1974, pasi u bind nga ish-eprori i tij se lufta kishte përfunduar. Pas rikthimit në Japoni, ai u prit si hero.

“U emërova oficer dhe mora një urdhër. Nëse nuk do ta zbatoja atë urdhër, do të më vinte turp nga vetja”, u shpreh ai. Gjatë 3 dekadave në xhungël, Onoda i mbijetoi disa operacioneve ushtarake nga ushtria filipinase, dhe më vonë përplasjeve me banorët vendas. Autoritetet filipinase e falën, por jo banorët e ishullit, ku 30 persona kishin gjetur vdekjen nga shpata apo kurthet e ngritura prej tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...