Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Shumë tituj komercialë, një panair nuk mjafton”, çfarë zgjodhi Linda Rama

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Shumë tituj komercialë, një panair nuk mjafton”, çfarë zgjodhi Linda Rama

Nga Anxhela Ferra

Në Pallatin e Kongreseve është duke u mbajtur edicioni i 22-të i Panairit të Librit. Eventi ka filluar në datën 13 nëntor dhe do të zgjasë deri në 17 nëntor. I konsideruar si një nga evenimentet kryesore të promovimit të dijes, në të janë mbledhur rreth 100 stenda ekspozuese. Janë të shumtë njerëzit që hyjnë dhe dalin, disa kanë në duar çanta të mbushura me botime të reja për bibliotekën e tyre.

Dhe të tjerë zgjedhin veçse ta vizitojnë. Për pesë ditë me radhë në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve, njerëz të thjeshtë, studentë, personazhe publikë mblidhen në një vend. Një nga personazhet që e viziton çdo vit Panairin e Librit është edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. E cila në një prononcim për Tirana Today thotë se është e nevojshme të shtohen panairet për librin. Si edhe duhet të bëhet një përzgjedhje më e kujdesshme e titujve.

“Panairi është plot, edhe tituj ka shumë. Por, unë mendoj se një panair në vit nuk mjafton, duhet më shumë. Dhe e dyta do ta shihja më shumë një panair të dytë apo të tretë, nëpër periferi të Tiranës. Mbase kjo do të nxiste disi edhe kërkimin më të strukturuar të librave dhe të titujve që përzgjidhen. Pasi ka shumë tituj komercialë, nuk jam në gjendje të them cilët, pasi nuk i lexoj vetë. Dhe mbase është i vetmi rast ku mund të them që interneti dhe të gjithë ata që e përdorin të lënë pak hapësirë edhe për ata që mund të mos jenë shumë të fokusuar te interneti. Por, librat e tyre vlejnë shumë. Pra, ta mendojnë këtë, që hapësira nuk duhet të jetë vetëm për ta. Gjithmonë është mirë të lexosh, por është shumë e rëndësishme që të kultivohesh dhe të përzgjedhës sepse janë shumë tituj.”

Dyndje te Panairi i librit/Bejtja: Shqipëria do ishte më e mirë nëse do lexonin

Zonja Rama tregon se një nga librat që ka blerë ishte edhe libri i gazetarit Andi Bejtja. Dhe përzgjedhjen e librave që bën për bashkëshortin.

“Unë ndalova te Mitrush Kuteli, aty mora diçka. Bleva librin e Andi Bejtjas, ku mora dhe një autograf. Dhe librin e Ornela Vorpsit, sepse kam kuriozitet si ka ardhur në shqip. Zaho ishte më parë te Panairi por nuk mund të qëndronte gjatë sepse kishte shumë njerëz. Ai zgjodhi dy-tre libra të vetët si Harry Potter. Ndërsa, me Edin është më ndryshe. Sigurisht që secili zgjedh librat e vetë, kemi dhe libra të përbashkët. Dhe mendoj se i njohim shumë mirë pasionet e njëri-tjetrit ndaj kurdo herë që shohim libra që mendojmë se i pëlqejnë, i blejmë. Librat janë të bibliotekës së familjes tani dhe ne e vizitojmë njëri-tjetrin në librat e bibliotekës.”/ TIRANA TODAY

Tags: komercialeLinda Ramamjaftonpanair

TË LIDHURA

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët
Aktualitet

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

20:05 | 11/08/2025
U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar
Aktualitet

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar

19:38 | 11/08/2025
Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon
Aktualitet

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

18:49 | 11/08/2025
Next Post
Apeloi vendimin, Gjykata e Durrësit jep vendimin për Bledar Toçin

I dënuar me burg në Gjermani, Marsida Qatja publikon foton e bashkëshortit

Banori i ‘Unazës së Re’ i jep fund jetës

E rëndë/ Makina përplas kalimtaren në Kamëz, ndërron jetë 35-vjeçarja

Ish-ministri refuzon ftesën për 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi: Çfarë festuan?

"Ai e di shumë mirë që nuk e shkarkon dot Metën"/ Manjani zbulon "lojën" e Ramës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com