Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shullazi në izolim “41-Bis”, avokati Meçi letër Metës, Ramës dhe Ruçit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shullazi në izolim “41-Bis”, avokati Meçi letër Metës, Ramës dhe Ruçit

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Presidentit Ilir Meta.

Meçi pohon se Shullazi mbahet padrejtësisht i izoluar në “41-Bis”.

“Transferimi i të mbrojturit dhe përfaqësuarit prej meje në këtë regjim, është bërë me anë të urdhrit Nr.253, datë 28.07.2020, të Ministrit të Drejtësisë, ‘Për vendosjen në Regjimin e Posaçëm të Ushtrimit të të Drejtave në Burgun e sigurisë së Lartë për të paraburgosurin Emiljano Shullazi’.

Urdhri i mësipërm i Ministrit të Drejtësisë është ekzekutuar në datën 01.08.2020 dhe i paraburgosuri Emiljano Shullazi si dhe avokati i tij mbrojtës, kanë marrë njoftim në të njëjtën datë…Si ligji edhe zbatimi i tij, kanë nxjerrë në pah disa probleme të rëndësishme, për të cilat dëshiroj të tërheq vëmendjen tuaj. Urdhri i Ministrit të Drejtësisë, si në formë edhe në përmbajtje është i kundraligjshëm dhe abuziv dhe ne e kemi kundërshtuar tashmë gjyqësisht për këto kundraligjshmëri.

…Ligji parashikon një seri masash të zbatueshme për të burgosurit që i nënshtrohen regjimit të ashpër të burgut.

Të ‘kufizuarit’ në 41-BIS vendosen në izolim, pra hiqen nga të burgosurit e tjerë që i nënshtrohen regjimit të zakonshëm, duke u vendosur në një qeli të vetme pa qasje në zona të zakonshme dhe monitorohen vazhdimisht nga një forcë speciale e policisë së burgut. Por kjo, vetëm pasi të jetë vërtetuar që i paraburgosuri të ketë kryer veprime të kundraligjshme, që synojnë në vijimin e aktivitetit kriminal për të cilin akuzohen.

Përveç kësaj, pengimi i këtyre subjekteve që të komunikojnë brenda dhe jashtë ambientit të burgut duhet domosdoshmërisht t’i lidhë komunikimet apo takimet me një aktivitet kriminal!

Jo çdo komunikim apo takim përbën shkak për vendosjen e subjektit në regjimin e posaçëm. Në këtë pikë ligji është i paqartë!

Ajo që thuhet në urdhrin e Ministrit të Drejtësisë për Emiljano Shullazin, se ‘subjekti mban komunikime/kontakte me organizatën kriminale ku bën pjesë dhe me organizata të tjera, si dhe me të paraburgosurit e tjerë, të cilë i përkasin së njëjtës organizatë dhe organizatave të tjera me të cilat bashkëpunojnë’, është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve.

Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur në IEVP 313 ‘Jordan Misja’ bashkë me të kanë qenë në të njëjtin institucion edhe nipi i tij, Endrit Zela, shoku i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të gjithë këta sipas gjykatës së shkallës së Parë, ‘pjesë e një grupi të strukturuar krimina’. Nëse ministri e ka fjalën për këta persona, të cilët ‘janë pjesë e së njëjtës organizatë kriminale’, kujtojmë se mes qenieve njerëzore ka edhe marrëdhënie njerëzore, daja do e takojë dhe do flasë me nipin e tij, do kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet as kriminale, as e kundraligjshme.

Nëse Ministri e ka fjalën për ‘Organizata të tjera kriminale’, duhet të arsyetojë dhe të shprehet qartë se për cilat organizata e ka fjalën, a ka të tilla të proceduara penalisht apo edhe të dënuara me vendim të formës së prerë? Së fundmi, duhet të na thotë se a kanë pasur këto komunikime dhe kontakte qëllim kryerjen e veprave kriminale a terroriste?.

Si ta shpjegojmë që ky individ ka respektuar me përpikmëri rregulloren nga njëra anë dhe një ditë të bukur me diell, si ‘rrufe në qiell të pastër’, u bë ‘armiku publik’ që duhej patjetër të izolohej në regjimin e posaçëm 41-BIS”, thuhet në letrën e Meçit.

Tags: MetaramaShullazi

TË LIDHURA

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut
Aktualitet

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes
Aktualitet

Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes

19:15 | 19/02/2026
Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi
Aktualitet

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

18:51 | 19/02/2026
Next Post
Meta kthen ligjin: Thellon konfliktin social

Meta kthen ligjin: Thellon konfliktin social

Makina e së ardhmes që mund të bëjë 1600 km me një serbator

Makina e së ardhmes që mund të bëjë 1600 km me një serbator

Kapet me 12 emigrantë në bagazhin e makinës, arrestohet 28-vjeçari

Kapet me 12 emigrantë në bagazhin e makinës, arrestohet 28-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com