Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Shuhen shpresat për çeljen e negociatave mes Maqedonisë dhe BE-së këtë vit

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Bullgaria pengon hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Bashkimi Evropian nuk arriti ta miratojë as kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut e as konkluzionet për zgjerim. Sllovakia, Çekia dhe Austria bllokuan propozim-konkluzionet e zgjerimit, me arsyetimin se “janë bërë lëshime të tepërta ndaj Bullgarisë”.

Tre shtetet anëtare vlerësojnë se përfshirja e kontekstit historik në dokumentet zyrtare të Bashkimit Evropian krijon një precedent të ri dhe komplikon zgjerimin e mëtejshëm të Unionit. Andaj sipas tyre, duhet më shumë kohë për t’i harmonizuar konkluzionet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme. Në propozim-konkluzionet të cilat gjithsesi kaluan mbrëmë në Këshillin e ambasadorëve, ishin inkorporuar kërkesat bullgare.

Propozim-konkluzion për zgjerimin

“Patjetër t’i jepni fund deklaratave dhe veprimeve që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore. Këshilli i BE-së rikujton Marrëveshjen e Prespës mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe thekson rëndësinë e zbatimit të tyre. Këto dy hapa në mënyrë efikase duhet t’i japin fund të gjitha pretendimeve, bazuar në interpretim të gabuar të historisë.”

Qeveria shprehu zhgënjimin e qytetarëve ndaj BE-së, e cila shkaku i vetos bullgare nuk arriti ta zhbllokonte fillimin e negociatave për anëtarësim me vendin. Përmes një komunikate, ekzekutivi kritikoi Unionin se ka bërë gabim gjeostrategjik, i cili do të ketë pasoja.

Qeveria

“Ne reflektuam, por BE-ja nuk i mbajti premtimet dhe në këtë moment nuk po e marrim përgjigjen që meritojmë. Bullgaria dhe BE-ja e përsëritën gabimin ndaj Maqedonisë së Veriut. Gabimi historik i vitit 2019, tani është gabim i madh gjeostrategjik i BE-së. Ky gabim është motivim për depërtim edhe më serioz të interesave të palëve të treta në zemër të Evropës.”

Qeveria e prerë se as pas këtij bllokimi, me Sofjen nuk do të bisedojë për çështjet e identitetit, ndonëse do të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjes dypalëshe dhe reformat e brendshme.

Ndërsa kancelarja gjermane, Merkel u shpreh optimiste për zgjidhje, duke iu referuar kontakteve me kryeministrin bullgar, Borisov nga kabineti i këtij të fundit thanë se për zgjidhje duhet vullnet si nga Sofja ashtu edhe Shkupi.

“Edhe një herë bisedova me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov dhe shpresoj që këto çështje të tejkalohen në të ardhmen e afërt’–  deklaroi Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.

Kabineti i kryeministrit, Borisov

“Kryeministri, Borisov dhe kancelarja, Merkel janë të interesuar për zgjidhjen e çështjes. Përpjekjet e palës bullgare gjithnjë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të drejtuara kah arritja e dialogut dhe mirëkuptimit për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, por këtë duhet ta duan dhe bëjnë të dyja palët. Bullgaria ka mirëkuptim të plotë për këto përpjekje të partnerëve të saj në BE.”/Alsat/

Tags: BullgariMaqedoni e Veriutnegociatat me BE

TË LIDHURA

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet i dyshuari. Ja çfarë iu gjet në banesë
Kosovo

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet i dyshuari. Ja çfarë iu gjet në banesë

15:12 | 04/04/2026
Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali
Rajoni

Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali

10:02 | 04/04/2026
Bolonjë/ 12-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët
Rajoni

Bolonjë/ 12-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët

09:58 | 04/04/2026
Next Post
“Kërkoi tepsi e timon”, Maliqi: Rama është çmendur nga braktisja e socialistëve

Maliqi: Më kanë telefonuar Topalli dhe Duka. Koalicion me PS? Nuk i dihet

Rekord numri i gazetarëve të burgosur në botë gjatë vitit 2020

Rekord numri i gazetarëve të burgosur në botë gjatë vitit 2020

Spahiu: Kam parë mesazhe të krerëve të opozitës, kanë orientuar protestat

Pse u harrua për 7 ditë Klodian Rasha?







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com