Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shtrenjtohet me 14% çmimi i vezës, nga mungesa e prodhimit

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shtrenjtohet me 14% çmimi i vezës, nga mungesa e prodhimit

Prej disa ditësh çmimi i vezës është rritur me rreth 14%. Në dyqanet e pakicës, veza e hapur nga 22 lekë për kokërr që ishte po tregtohet 25 lekë për kokërr.

Çmimi i vezës ka tejkaluar pikun më të shtrenjtë që është shënuar në fund të muajit mars, ku për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare një kokërr vezë në dyqanet e pakicës arriti 24 lekë. Dyqanet ushqimore thonë se janë paralajmëruar nga furnitorët e tyre se çmimi i vezës pritet të arrijë në 40 lekë për kokërr, për shkak të mungesës së prodhimit.

Arsyet e rritjes së çmimit sipas ekspertëve të tregut janë mungesa e prodhimit, për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare e muajit mars dhe pamundësisë financiare të operatorëve për të zëvendësuar pulat, si dhe të rritjes së çmimit të vezës së importit.

Edi Fero, ekspert i menaxhimit blegtoral tha për “Monitor” se nga influenca aviare ngordhën 50% e shpendëve. “Dëmi i shkaktuar nga influenca është i dyfishtë në para edhe në kohë. Që të zëvendësohen krerët e ngordhur duhet një cikël 6 mujor.

Kompanitë që pësuan dëmin, ende nuk kanë dalë në treg me zogj të rinj. Për të përballuar kërkesën në këtë periudhë, ka pasur import të lartë të vezëve kryesisht nga Serbia. Por edhe çmimi i vezës së importit është rritur. Për këto arsye, çmimi i vezës ka shënuar sërish rritje në treg”, pohoi ai.

Për periudhën janar-qershor 2022, importet e vezëve arritën në shifra rekord. Rritja nisi në muajin mars ku shpendët u prekën nga influenca aviare, duke arritur pikun për muajt maj dhe qershor. Sipas të dhënave të doganave për periudhën janar-qershor importet e vezëve janë rreth 25 herë më të larta se e njëjta periudhë e 2021.

Në total në këtë periudhë janë importuar 380,7 mijë kg vezë nga 15,4 mijë kg vezë që u importuan vjet. Tendenca e lartë e importeve të vezëve është shënuar edhe në 2015. Në raport me këtë periudhë importet e janar-qershor 2022 janë rreth 2,5 herë më të larta.

Në këtë periudhë ka një boom kërkesash për këtë produkt ushqimor. Sipas ekspertit të menaxhimit blegtoral Edi Fero, kërkesa është nxitur nga numri i lartë i dasmave të muajit gusht dhe nga fluksi i turizmit. “Deri në fund të muajit gusht, kërkesa për vezë pritet të jetë e lartë”.

Sakaq operatorët pohuan se në muajin korrik, nga fermat blegtorale çmimi i vezës me shumicë u ul 5%. Para valës së rritjes së çmimit të drithërave për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, çmimi i vezës me shumicë ishte 13 lekë për kokërr.

Në mesin e muajit mars veza me shumicë nga fermat u shit me 18 lekë për kokërr (rritja 38%) nga 15 lekë për kokërr që ishte më parë, ndërsa në dyqanet e produkteve ushqimore çmimi i vezës arriti 19 lekë nga 17 lekë për kokërr që shitej më parë. Në fund të muajit mars çmimi i shitjes së vezës nga dyqanet e pakicës arriti në 24 lekë për kokërr. Arsyeja e shtrenjtimit të vezëve ishte mungesa e prodhimit ditor, për shkak të ngordhjes të pulave nga influenca aviare. /Revista Monitor

Tags: rritja e cmimevevezë

TË LIDHURA

Ambasadori Bergner uron Klodian Brahon për sukses në detyrën e re në SPAK
Shqipëria

Ambasadori Bergner uron Klodian Brahon për sukses në detyrën e re në SPAK

18:39 | 11/12/2025
“Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit
Politikë

“Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

18:35 | 11/12/2025
Kapri: Koncesionet sjellin vetëm korrupsion; Porti i Vlorës nuk nis punë
Politikë

Kapri: Koncesionet sjellin vetëm korrupsion; Porti i Vlorës nuk nis punë

18:21 | 11/12/2025
Next Post
Ish-kryeministri i Australisë i reziston presionit për të dhënë dorëheqjen

Ish-kryeministri i Australisë i reziston presionit për të dhënë dorëheqjen

Kur ndërtuesit gabojnë, njihuni me dështimet e profesionistëve (FOTO)

Kur ndërtuesit gabojnë, njihuni me dështimet e profesionistëve (FOTO)

‘Treni qiellor’ i ri i Kinës mund të rrëshqasë me shpejtësi pa energji elektrike (FOTO-VIDEO)

'Treni qiellor' i ri i Kinës mund të rrëshqasë me shpejtësi pa energji elektrike (FOTO-VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Ambasadori Bergner uron Klodian Brahon për sukses në detyrën e re në SPAK
Shqipëria

Ambasadori Bergner uron Klodian Brahon për sukses në detyrën e re në SPAK

by mirseda
18:39 | 11/12/2025
0

Ambasada Gjermane ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Urime drejtuesit të ri të...

“Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

“Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

18:35 | 11/12/2025
Kapri: Koncesionet sjellin vetëm korrupsion; Porti i Vlorës nuk nis punë

Kapri: Koncesionet sjellin vetëm korrupsion; Porti i Vlorës nuk nis punë

18:21 | 11/12/2025
SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK

SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK

17:55 | 11/12/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, pamjet nga vendngjarja

17:52 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com