Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Shtohet numri i imigrantëve që përpiqen të hyjnë në SHBA nga kufiri

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Shtohet numri i imigrantëve që përpiqen të hyjnë në SHBA nga kufiri

Zyrtarët amerikanë thonë se numri i familjeve imigrante në kufirin me Shtetet e Bashkuara në qershor u rrit me 25% nga muaji i kaluar, megjithëse temperaturat e verës po rriten në shkretëtirat dhe terrenin malor të zonave kufitare jugperëndimore.

Sipas shifrave të reja të bëra publike të premten, Agjencia për Doganat dhe Mbrojtjen e kufirit ka llogaritur 55,805 anëtarë familjesh me fëmijë në qershor, krahasuar me 44,746 në maj. Megjithë rritjen e konsiderueshme, shifra është shumë më e ulët nga 88,587 në maj 2019.

Në përgjithësi, zyrtarët thonë se hasën 5% më shumë migrantë që përpiqeshin të kalonin kufirin në qershor krahasuar me majin por një pjesë e mirë e kësaj rritjeje i atribuohet përpjekjeve të përsëritura nga njerëz që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Kompetencat që lidhen me pandeminë, sipas së cilave qeveria mund të dëbojë me shpejtësi shumicën e imigrantëve nga vendi pa i lejuar ata të kërkojnë azil, ka çuar në një numër më të lartë se mesatarja e atyre që përpiqen disa herë të kalojnë kufirin që do të thotë se këto shifra mund të tregojnë një numër më të madh të njerëzve se sa po vijnë realisht në kufi, tha në një raport Agjencia për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit.

Kthimi mbrapsht nuk sjell pasoja ligjore, kështu që shumë njerëz përpiqen të kalojnë disa herë. Administrata e ish-presidentit Trump kishte lëshuar një urdhër për shëndetin publik në mars 2020 për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe Presidenti Joe Biden e ka mbajtur atë në fuqi.

Numrat e rinj tregojnë se pak më shumë se një e treta e 188,829 njerëzve që u hasën në kufi në qershor ishin përpjekur me sukses të kalonin të paktën edhe një herë tjetër në 12 muajt e mëparshëm./VOA

Tags: emigrantekufiriSHBA

TË LIDHURA

Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës
Bota

Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës

10:02 | 11/03/2026
Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
Bota

Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

09:27 | 11/03/2026
Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

20:42 | 10/03/2026
Next Post
Steinmeier: “Fati juaj na dhëmb në zemër”. Arrin në 130 numri i viktimave

Steinmeier: "Fati juaj na dhëmb në zemër". Arrin në 130 numri i viktimave

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 18 korrik 2021

Tiranë/ Vetëm 17-vjeç, arrestohet pasi pozoi me automatik në rrjetet sociale







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS
Aktualitet

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

by mirseda
10:47 | 11/03/2026
0

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në datën 21 mars. Kjo datë u vendos këtë të...

Banorët e Rrjollit protestë në SPAK, kërkojnë drejtësi për tokat dhe godasin godinën me vezë

Banorët e Rrjollit protestë në SPAK, kërkojnë drejtësi për tokat dhe godasin godinën me vezë

10:33 | 11/03/2026
Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës

Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës

10:02 | 11/03/2026
Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohet

Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohet

09:36 | 11/03/2026
Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

09:27 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com