E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Shtohen masat në pikën kufitare të Kapshticës, procedohen 19 persona

Policia njofton se ka shtuar masat në pikën kufire të Kapshticës, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sipas njoftimit, vetëm për muajin shkurt shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, kanë evidentuar 19 raste të paligjshmërisë.

Gjithashtu bëhet me dije se 279 shtetas shqiptarë janë kthyer mbrapa, duke iu refuzuar dalja pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në vijim të punës për  parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit qoftë nëpërmjet pikave të kalimit me dokumenta false, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe në vijim të zbatimit të masave të shtuara për rritjen e kontrollit gjatë intervistitmit të shtetasve që duan të lëvizin në hapësirën SCHENGEN, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë muajit shkurt kanë evidentuar 19 raste të paligjshmërisë ku janë proceduar penalisht 19 shtetas dhe konkretisht:

-12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

– 5 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

– 1 rast për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

-1 rast për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”.

Si rezultat i intervistimeve të thelluara, janë kapur 4 persona në kërkim të cilët kanë tentuar t’i shmangen kontrollit policor nëpërmjet dhënies së identitetit të rremë.

Në kuadër të aplikimit të masave shtesë janë kthyer mbrapa duke iu refuzuar dalja pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit, 279 shtetas shqiptarë.

Janë proceduar me masë administrative 76 shtetas shqiptarë, për thyerje të dispozitave të ligjit  “Për Kontrollin Kufitar” dhe 6 shtetas të huaj për thyerje të dispozitave të ligjit për të huajt.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë kryer 2514 kontrolle të imtësishme në vijën e dytë dhe skaner për autobusa, kamiona dhe autovetura.

Nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe FRONTEX, janë kapur 920 shtetas të vendeve të treta, me të cilët Policia Kufitare ka ndjekur procedurat.

Edhe gjatë muajit mars, do vijojë me intensitet puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...