Një situatë mjaft e rëndë paraqitet në Itali nga koronavirusi, duke marrë një kthesë të jashtëzakondshme.
Në Itali janë regjistruar 14.955 të infektuar me koronavirus, 2.116 më shumë se dje.
Komisioneri i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, gjatë konferencës së përditshme tha se numri i viktimave të regjistruara sot është 250, për një total prej 1266, kurse numri i të shëruarve është rritur në 1439.181 më shumë se dje.
Në Milano dhe qytete të tjera, kryetarët e komunave dhe bashkive janë detyruar të mbyllin parqet, pasi janë të tejmbushura me njerëz. Kjo masë vjen pas mbylljes së aktiviteteve tregtare.