Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shteti i mohon gruan sepse nuk është shqiptare

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Shteti i mohon gruan sepse nuk është shqiptare

Emisioni investigativ – BOOM denoncon: Shqiptari i martuar me ruse, por shteti i mohon gruan

Në redaksinë e emisionit BOOM ka mbërritur një denoncim nga një qytetar nga Cërriku, i cili është martuar me një grua nga Rusia, por që shteti shqiptar nuk ia njeh.

Martesa e tyre është bërë në ambasadën e Shqipërisë në Greqi pasi aty kanë jetuar prej vitesh, Ai shpreh shqetësimin se në çertefikatën familjare emri i gruas së tij nuk figuron. Aty shkruhet emri i Jani Allkos dhe vajzës së tij.

Por edhe pse gruaja ruse nuk ka nënshtetësinë shqiptare në çertefikatën familjare duhet të shkruhet akti i martesës.

Ky problem u zgjidh pas ndërhyrjes së emisionit BOOM. E njëjta punonjëse e gjendjes civile që ia kishte mohuar të drejtën për të përfshirë aktin e martëses në çertefikatën familjare, pas ndërhyrjes së BOOM, Jani Allko mori çertefikatën ku në të shkruhej edhe akti i martesës me emrin e bashkëshortes së tij.

Jani Allkos nuk i japin nënshtetësin shqiptare të gruas

Por problemi i zotit Allko nuk përfundon këtu!

Ai kërkon që gruaja e tij të marrë nënshtetësinë shqiptare. Për këtë i ka dorëzuar  të gjitha dokumentat dhe i ka dorëzuar në polici, por ia kanë kthyer pasi pretendohet se  nuk i ka në rrëgull.

Pretendimi nga ana e policisë është se dokumentat nuk kanë vulën apostile.  Por kjo vulë mes Rusisë dhe Shqipërisë nuk lëshohet  që prej vitit 1961.

Jani Allko: Nëse më digjen dokumentat, nuk do jem më shqiptar

Jani Allko kërkon ndihme pasi ka paguar para për të gjitha dokumentat që i janë kthyer. Ai deklaron se  nese keto dokumenta i digjen, do e djeg pasaporten dhe nuk do ta quajë më veten shqiptar. 

Vertetimi

Denoncimi  në BOOM i Jani Allkos 

Jani Allko: Kam 16 vite i martuar me një shtetase ruse. Martesën e kam bërë në Greqi. Kam 3 vite që kam ardhur në Shqiperi . Po bëj dokumentat  që bashkëshortja ime të  marrë nënshtetësinë shqiptare. Une figuroj i martuar por dokument nuk marr as  në Cërrik as në Greqi. Marr  vërtetim nga Kryetari i Bashkise  që jam i martuar. Gjendja Civile  me jep këtë çertifikate  familjare ku jam une dhe vajza , po nusja ku eshte?? Me kë e bëra unë vajzën? E drejta nuk gjendet. Kjo çertifikate është e pavlefshme.

Certifikata

Dy certifikata familjare te ndryshme

 Kamera e fshehtë me punonjësen e gjendjes civile

Gazetarja: Ne nuk mund të shkojmë te Kryetari i Bashkisë që të marrim një vërtetim që është i martuar se nuk shkon kjo.

Nënpunësja e Gjendjes Civile: Po mirë pra më jep atë letrën origjinale

Gazetarja-Po me kë është i martuar ? Apo nuk citohet?

Nënpunësja e Gjendjes Civile: Po ia kam shkruar moj zonjë, ia kam bërë çertifikatën. Familjare do ia bëj dhe do shkruaj që është martuar me shtetasen filan sipas aktit martesës aq numri kaq data kaq.

Gazetarja: Ok

Nenpunësja e Gjendjes Civile: Në rregull?

Qytetari: Unë kam një gocë tani. Gocën me kë e kam bërë unë?

Nenpunësja e Gjendjes Civile: T’ia pasqyroj këtu që me numër akti kaq është martuar me shtetasen.

Gazetarja: Atë duam ne. Ok na e jep me ciklim. Dakort!

Nenpunësja e Gjendjes Civile:Tani do ta pasqyroj këtu, në rregull?Jani Allko ka kryer martesën në ambasadën Shqiptare në Athinë akti 227 dt 18.10.2001 me shtetasen ruse**** dhe me mbiemër para martese, që ka marrë nga martesa. Kaq kam të drejtë të jap unë.

Gazetarja: Ok! Edhe ne këtë deshëm.

Shqetësimi i Jani Allkos për nënshtetësinë e bashkëshortes

Jani ka takuar punonjesin e policise i cili i ka pranuar dokumentat, dhe i kerkon sqarim.

Qytetari: Ishim poshtë ne?

Punonjësi i policisë: Po.

Qytetari: Unë ti dhe ai …

Punonjësi i policisë: Po, shefi i madh, po.

Qytetari: Të dorëzova dokumentat, të thashë janë në rregull?

Punonjësi i policisë: Po, e çfarë të thashë unë?

Qytetari: Thatë janë në rregull. E ku ti vulos unë këto o zotëri?

Punonjësi i policisë: Nuk e di unë ku i vulos, puna jote ajo. Unë nuk di.

Qytetari: Qysh nuk e di?

Punonjësi i policisë:  Unë them që dokumentacioni që do niset për andej, erdhi specialist tjetër ime. Prit…, sqaroje se mua s’më beson ti.

Qytetari: Ore ku t’i vulos unë këto tani?

Punonjësi i policisë: Ti shko vulosi në Rusi o zotëri, atje ku ke për t’i vulos.

Qytetari: Ku në Rusi?

Punonjësi i policisë: Në Ambasadën tonë, ku e ka? A ka Ambasada jonë Ruse?

Qytetari: Ambasada Ruse nga 5 tetori 1961, Shqipëria  dhe Rusia kanë marrëdhënie të mira dhe nuk duhet vula apostile.

Punonjësi i policisë: Shko në Ministri të Brendshme, shko në Ministri të Brendshme.

Qytetari: Po vajta në ministri unë.

Punonjësi i policisë: Shko çoj këtë Ministrisë së Brendshme, dhe thuj o ti zonjë qëndron kjo apo  s’qëndron?

Qytetari: Po vajta unë dje isha në Ministri.

Punonjësi i policisë: Çfarë të tha Ministria e Brendshme?

Qytetari: Ministria tha nuk japim ne vulë apostile.

Punonjësi i policisë: Po në rregull pra, ta jep Ambasada Ruse. Çdo dokument që del nga shtetas i huaj thotë ai, duhet të jetë me vulë apostile, mbaje mend, po e vure vulën apostile, e ke fitu davanë.

Qytetari: Ku ta marr unë vulën apostile tani?

Punonjësi i policisë: Po merre çoje te autoritetet Ruse, lidhu me Ministrinë e Jashtme Ruse, çoje ç`a të them unë?

Qytetari: Mua ma dha me shkresë ambasadori Rus.

Punonjësi i policisë: Kështu thotë ligji për shtetësine, kështu thotë udhëzimi i përbashkët.

Qytetari: Po kjo, vërtetimi i bankës, është e rregullt kjo?

Punonjësi i policisë: Jo, nuk e ke të rregullt.

Qytetari: Edhe kjo nuk është e rregullt?

Punonjësi i policisë: Do ti vësh sa ke shumën.

Qytetari: Unë mund të kem 100 milion euro.

Punonjësi i policisë: Jo në emër tat, në emër të nuses se ajo do marri shtetësinë.

Qytetari: Edhe këtë se dija unë.

Punonjësi i policisë: Po jo se di ti, po të them unë o çun.

Por punonjësja e informacionit në polici tha nese dokumentat nuk jane te plota ose te pasakta, ato  nuk merren ne ngarkim nga punonjesi i policise, por   Jani ka paguar 60 mije leke  per te dorezuar dokumentat dhe  3 muaj me pas dokumentat i jane kthyer.

Recepsioni: Më thanë  që … …..është nisur për në Tiranë, ka marrë një leje për një problem të vetin.

Gazetarja: …. para 5 minutash ka folur me zotërinë, unë isha këtu dhe nuk ka dalë.

Recepsioni: Mua kështu më tha. E marr unë me zor ta sjell ty këtu?

Qytetari: Kur ja tregova dokumentat këtu, ka qënë edhe…. edhe…. të dy në prezencë. Më thanë ik e bëj pagesë, që bëra pagesën në bankë?

Punonjësja e komisariatit: Po.

Qytetari: I ke dokumentat e rregullta.

Gazetarja: Pa u konfirmuar nëse dokumentat janë në rregull po ose jo, bëhet pagesa? Apo vetëm pasi janë në rregull?

Punonjësja e komisariatit: Pagesa bëhet pasi i shohim të gjitha letrat, atëherë bëhet. Normalisht nuk mund ta bësh më përpara.

Tags: gruanmohonnë qoftë senuk ështëshqiptareshteti

TË LIDHURA

Armë, municion, thikë dhe…/ Të përfshirë në një vrasje në 2018, arrestohen dy vëllezërit në Dibër
Aktualitet

Armë, municion, thikë dhe…/ Të përfshirë në një vrasje në 2018, arrestohen dy vëllezërit në Dibër

13:17 | 19/01/2026
Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK: Kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore
Politikë

Berisha kundër projektit “Smart city”: Asgjëson privatësinë e çdo qytetari!

12:47 | 19/01/2026
Gjykata rrëzon kërkesën e avokates së Veliaj
Aktualitet

Gjykata rrëzon kërkesën e avokates së Veliaj

12:41 | 19/01/2026
Next Post
Gjermani në avtazh, çfarë goli (Video)

Gjermani në avtazh, çfarë goli (Video)

Rreziqet që kërcënojnë botën dhe domosdoshmëria e NATO-s

Rreziqet që kërcënojnë botën dhe domosdoshmëria e NATO-s

Polonia siguron kualifikimin, Lewandowski ‘heroi’

Polonia siguron kualifikimin, Lewandowski ‘heroi’







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Armë, municion, thikë dhe…/ Të përfshirë në një vrasje në 2018, arrestohen dy vëllezërit në Dibër
Aktualitet

Armë, municion, thikë dhe…/ Të përfshirë në një vrasje në 2018, arrestohen dy vëllezërit në Dibër

by mirseda
13:17 | 19/01/2026
0

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, Sektori për...

Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK: Kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore

Berisha kundër projektit “Smart city”: Asgjëson privatësinë e çdo qytetari!

12:47 | 19/01/2026
Kremlini: Putin ka marrë një ftesë nga Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes për Gazën

Kremlini: Putin ka marrë një ftesë nga Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes për Gazën

12:45 | 19/01/2026
Gjykata rrëzon kërkesën e avokates së Veliaj

Gjykata rrëzon kërkesën e avokates së Veliaj

12:41 | 19/01/2026
Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” pa opozitën

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” pa opozitën

12:31 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com