Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shtetet e Ballkanit, fushë e lojërave ruse të spiunazhit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Shtetet e Ballkanit, fushë e lojërave ruse të spiunazhit

Nga Sinisa Jakov Marusic “Balkan Insight”

Skandali i spiunëve rusë, që tronditi këtë javë Serbinë, është vetëm rasti i fundit në të cilin Moska është akuzuar për kryerjen e operacioneve të spiunazhit në Ballkan. Një takim klandestin, një shkëmbim çantash, dhe para të thata në një zarf: Rusia u duk se u kap me presh në duar këtë javë, në një operacion spiunazhi që synonte pikërisht ushtrinë serbe.

Nuk dihet ende se deri në çfarë mase ky skandal, mund të tronditë marrëdhëniet midis Rusisë, dhe aleates së saj më të ngushtë në Ballkan. Por një gjë është e sigurt: ai nuk është i pari, dhe nuk ka të ngjarë të jetë as i fundit në radhën e skandaleve të spiunazhit rus, që do trondisin rajonin. Ja cilat kanë qenë më të spikaturat vitet e fundit:

Mali i Zi pretendon se parandaloi një “grusht shteti” të mbështetur nga Rusia

Skandali më i madh ka ndodhur në vitin 2016, kur Mali i Zi akuzoi hapur oficerët e inteligjencës ushtarake ruse, për orkestrimin e një tentative për grusht shteti, me përfshirjen e opozitën pro-serbe, dhe që synonte të pengonte anëtarësimin e vendit në NATO.

Moska i hodhi poshtë këto akuza, si një paranojë anti-ruse. Por në maj të këtij viti, një gjykatë malazeze dënoi në mungesë me 15 dhe 12 vjet burg punonjësit e inteligjencës ushtarake ruse Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov. Gjykata shpalli fajtorë 11 serbë dhe malazezë të tjerë, përfshirë 2 liderë të opozitës, fajtorë për komplotimin e “akteve terroriste”, dhe prishjen e rendit kushtetues të Malit të Zi.

Trazirat nisën më 16 tetor 2016, pasi vendi zhvilloi zgjedhjet parlamentare. Policia arrestoi një grup prej 20 personash, përfshirë ish-kreun e Xhandarmërisë Serbe, Bratisllav Dikiç. Ndërkohë, qeveria pro-perëndimore e Milo Gjukanoviçit, njoftoi se kishte parandaluar një grusht shteti të mbështetur nga Rusia.

Ajo tha se qëllimi i tij, ishte të ngjiste në pushtet partitë pro-ruse në pushtet, dhe në këtë mënyrë të parandalonte anëtarësimin e Malit të Zi të në NATO, gjë që ndodhi në qershorin e vitit 2017. Disa vëzhgues, dyshojnë ende nëse Kremlini ka qenë pas këtij komploti të pretenduar, duke treguar disa mospërputhje në aktakuzë.

Edhe pse një raport i Institutit të Kërkimit të Politikës së Jashtme në SHBA pretendoi në korrikun e vitit 2018, se Rusia kishte qenë e gatshme të bënte “çdo gjë“, për të rrëzuar qeverinë e Gjukanoviçit në vitin 2016.

Bullgaria akuzoi për spiunazh udhëheqësin pro-rus

Lidhjet e ngushta midis Rusisë dhe Bullgarisë, i kanë mbijetuar anatarësimit të kësaj të fundit në Bashkimin Evropian dhe NATO, shumë kohë përpara Malit të Zi. Në shtator të këtij viti, Sofja tha se ish-deputeti bullgar dhe kreu i OJQ-së rusofile, Lëvizja Kombëtare, Nikollaj Malinov, ishte kapur duke spinuar për llogari të Rusisë.

Malinov u akuzua për pastrim parash, dhe për dorëzimin e sekreteve shtetërore 2 organizatave me bazë ruse, përfshirë Institutin Rus për Studime Strategjike, akuza që ai i mohoi. Ndërkohë, autoritetet i ndaluan hyrjen në Bullgri ish-oficerit të inteligjencës ruse Leonid Reshetnikov, që ka lidhje me Institutin për Studime Strategjike.

Prokurorët po hetojnë ndërkohë lidhjet e Malinov, me manjatin e mediave ruse Konstantin Malofev, dhe ish-kreun e Bankës Tregtare të Korporatave Bullgare, që ndodhet në ekzil, Cvetan Vasilev. Malofev e ka të ndaluar të hyjë në BE dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak të rolit të tij të dyshuar në destabilizimin e Ukrainës.

Menjëherë pas akuzave, Malinov mori lejen e gjykatës speciale për të shkuar në Moskë, ku më 4 nëntor iu dha Medalja e Miqësisë nga presidenti Vladimir Putin. Çmimi ishte një shpërblim montar prej 36.000 eurosh, dhe iu dha për “merita të veçanta në promovimin e paqes, miqësisë, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë midis popujve”.

Greqia dëboi diplomatët rusë, për “ndërhyrje” në çështjen e emrit të Maqedonisë

Në korrik të vitit të kaluar, Greqia dëboi 2 diplomatët ruse, të cilët i akuzoi se po përpiqeshin të sabotonin marrëveshjen historike midis Athinës dhe Shkupit, për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve dhjetëravjeçare mbi emrin “Maqedoni”.

Qeveria greke, i akuzoi ata për “ndërhyrje në punët e brendshme”, dhe tha se kishte ndërmarrë “masat e nevojshme për të mbrojtur interesin e saj kombëtar”. Televizioni publik grek ERT1, raportoi se Athina dyshonte se diplomatët, po tentonin të nxisnin kundërshtimin e marrëveshjes së nënshkruar në fillim të këtij viti, duke inkurajuar protesta nacionaliste kundër saj.

Marrëveshja, e cila e detyroi Maqedoninë të ndryshojë emrin e saj në “Maqedonia e Veriut”, i hapi derën anëtarësimit të vendit në NATO-n. Kjo ngjarje, është tani ndoshta vetëm disa javë larg. Ndërkohë Bashkimi Evropian, ka pezulluar për momentin fillimin e bisedimeve të pranimit.

Rusia e akuzoi SHBA-në se kishte gisht në “vendimit anti-rus të qeverisë greke”, për të dëbuar diplomatët e saj. Ditë pas lajmit që bëri bujë në Athinë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev akuzoi elementë pro-rusë për planifikimin e akteve të dhunës në vend, për të kundërshtuar marrëveshjen  arritur më Athinën.

Ai tha se kishte informacione, se “biznesmenë grekë” pro-rusë kishin paguar një numër qytetarësh maqedonas, me shuma që varionin nga 13-21 mijë euro, për të kryer akte dhune përpara një referendumi mbi marrëveshjen për emrin që do zhvillohej disa javë më vonë.

Zaev nuk përmendi emra. Rusia protestoi për akuzat, të cilat nuk shkuan më tej se aq./ TIRANA TODAY 

Tags: emrit të MaqedonisërusiaShtetet e Ballkanitspiunazh

TË LIDHURA

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi
Rajoni

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi

11:02 | 17/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë–Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë–Janinë

09:01 | 17/12/2025
Donte të shmangte arrestimin, 50-vjeçari gëlltit qesen me heroinë dhe mbytet për vdekje!
Rajoni

Donte të shmangte arrestimin, 50-vjeçari gëlltit qesen me heroinë dhe mbytet për vdekje!

16:37 | 16/12/2025
Next Post
Ati i Shenjtë zgjedh Japoninë për t’i dhënë botës mesazhin e rëndësishëm

Ati i Shenjtë zgjedh Japoninë për t’i dhënë botës mesazhin e rëndësishëm

Instituti Pazariç, pse po mbyllen qendrat për fëmijët me nevoja të veçanta  

Instituti Pazariç, pse po mbyllen qendrat për fëmijët me nevoja të veçanta  

“Zëri i Amerikës”/ Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

'75 vjetori i Çlirimit'. Mesazhi i presidentit: Gjaku nuk bëhet ujë







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

by mirseda
15:19 | 19/12/2025
0

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Beci është...

PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK,Mer USB me vete

PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK,Mer USB me vete

14:49 | 19/12/2025
SPAK shtyn afatin, hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ende në proces

SPAK shtyn afatin, hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ende në proces

14:41 | 19/12/2025
Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

14:37 | 19/12/2025
10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë janë të mjaftueshme

10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë janë të mjaftueshme

14:22 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com