Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Shtetet baltike rrisin përpjekjet për të identifikuar spiunët rusë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Vendet e Baltikut po shtojnë përpjekjet e koordinuara për të identifikuar njerëzit e rekrutuar nga agjencitë ruse të zbulimit, thanë zyrtarët.

Shefat e sigurisë në Estoni, Letoni dhe Lituani shqetësohen se Kremlini ka rritur rekrutimin jo vetëm të njerëzve të ngarkuar me aktivitetin klasik të spiunazhit, siç është mbledhja e informacioneve të ndjeshme, por mundësisht edhe për të hedhur bazat për sabotime dhe subversion, sipas zyrtarëve të Balltikut.

Të tre vendet po përpiqen të përgatiten më mirë për një luftë hibride, në rast se fqinji i tyre i madh vendos të fillojë llojin e fushatës së destabilizimit hibrid që zhvillon prej vitit 2014 në Ukrainë. Brenda këtij viti, një njësi speciale e koordinuar do të fillojë punën me ndihmën e SHBA.

Të enjten, bankat letoneze morën pjesë në një stërvitje që simulon një krizë të nxitur nga Rusia për të provuar rezistencën e tyre.

“Aftësia e sektorit financiar për të punuar gjatë luftës hibride është një pjesë thelbësore e sistemit gjithëpërfshirës të mbrojtjes kombëtare,” tha Ministri i Mbrojtjes i Letonisë Artis Pabriks. Ai shtoi, “Për këtë arsye, ne organizojmë ushtrime të tilla me banka dhe institucione të tjera kryesore të këtij sektori.”

Testet e qëndrueshmërisë së bankave, të cilat synojnë të sigurojnë se sa janë në gjendje t’i rezistojnë hakerimit dhe sabotimit, u zhvilluan pasi Rusia përfundoi një stërvitje detare masive në Detin Baltik. Stërvitja, e cila u zhvillua nga 1 deri në 9 gusht, përfshinte 49 anije luftarake, 20 anije mbështetëse dhe më shumë se 10,000 personel ushtarak dhe ishte më e madhe se një stërvitje detare vitin e kaluar në Detin Mesdhe, thonë ekspertët perëndimorë të mbrojtjes.

Sipas Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Estonisë, që nga viti 2014 spiunët rusë dhe agjentët e tyre janë kapur në një numër më të madh se zakonisht në shtetet baltike. Afërsia e këtyre vendeve me Rusinë, trashëgimia dhe e kaluara e tyre sovjetike si dhe komunitetet e konsiderueshme etnike ruse i bëjnë shtetet baltike veçanërisht të rrezikuara nga aktivitetet e spiunazhit të Kremlinit, thonë analistët./VOA

Tags: identifikiminruseshtetet baltikespiunët

TË LIDHURA

Bota

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026
Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026
Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Next Post

Aksident në Tiranë, përfshihen disa makina

Sa do të ulen taksat për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, kriteret

Reportazhi i “Rai3” për Shqipërinë/ Reagon Rama: Me gazetarinë s’ka pikë lidhje







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com