Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shtëpia e Bardhë: 100 milionë amerikanë plotësisht të vaksinuar

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Shtëpia e Bardhë: 100 milionë amerikanë plotësisht të vaksinuar

Shtëpia e Bardhë tha të premten se 100 milionë amerikanë tani janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, gati dyfishi i 55 milionë vaksinimeve që ishin realizuar deri një muaj më parë.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë e COVID-19, Jeff Zients e quajti “moment historik” arritjen e këtij numri në një konferencë shtypi të premten.

“Njëqind milionë amerikanë tani janë me një ndjenjë lehtësimi dhe qetësie shpirtërore, duke ditur që pas një viti të gjatë dhe të vështirë, ata janë të mbrojtur nga virusi”, tha zoti Zients.

Çdo amerikan mbi 16 vjeç tani kualifikohet për të bërë vaksinën dhe Presidenti Joe Biden ka premtuar se do të ketë doza të mjaftueshme për çdo amerikan të rritur deri në fund të majit.

Situata në Shtetet e Bashkuara është në kontrast të plotë me atë në Indi, ku pandemia e koronavirusit po del jashtë kontrollit. Sipas ministrisë së shëndetësisë të Indisë, vetëm 2% e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht, bazuar në të dhënat e marra deri ditën e enjte. Të premten, ministria e shëndetësisë raportoi 386.452 infeksione të reja.

Në bazë të shifrave zyrtare, në India janë shënuar mbi 300,000 raste të reja në ditë për nëntë ditë rresht, por mediat indiane njoftojnë se disa ekspertë të shëndetit publik besojnë se numri aktual i infeksioneve të reja mund të jetë të paktën pesë herë më i lartë.

Ndihma nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera arriti në Indi të premten. Ndihma amerikane përfshin furnizime me oksigjen, teste të shpejta diagnostikuese dhe materiale për prodhimin e vaksinave.

Vala e dytë e koronavirusit ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të Indisë, ku disa spitale tashmë po funksionojnë me kapacitet të plotë dhe ka një mungesë akute të oksigjenit që e ka përkeqësuar gjendjen tashmë të rëndë. Shumë parqe dhe vend-parkime të makinave janë shndërruar në krematorë të improvizuar që po punojnë ditë e natë për të djegur trupat e pajetë.

Ekspertët indianë të shëndetit publik kanë fajësuar variantet më ngjitëse të virusit për përhapjen e tij të shpejtë dhe lehtësimin e kufizimeve për grumbullimet e turmave të mëdha që hyri në fuqi në fillim të viti, kur mendohej se pandemia ishte vënë nën kontroll.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste të raportuara të infeksioneve me Covid-19 se India. Sipas shifrave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, në Shtetet e Bashkuara deri më tani janë raportuar më shumë se 32 milionë infeksione, ndërsa në Indi 18.3 milionë.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të premten se të gjithë të rriturit francezë do të kualifikohen për të bërë vaksinën duke filluar nga 15 qershori. Aktualisht, vetëm personat me sëmundje kronike mund të bëjnë vaksinën.

Më shumë se një e katërta e punonjësve të kujdesit shëndetësor britanik thonë se kanë rezerva për vaksinën ndaj COVID-19. Arsyet e ngurrimit të tyre përfshinin disa teori konspiracioni dhe mungesën e njerëzve me ngjyrë në provat klinike për vaksinat.

Agjencia e lajmeve Reuters tha të ejten se kompania Pfizer ka filluar eksportimin jashtë vendit të dozave të vaksinave të prodhuara në një nga fabrikat e saj në Shtetet e Bashkuara. Dërgesa e parë u eksportua në Meksikë.

Ndërkohë, kreu i agjencisë rregullatore të ilaçeve në Australi tha të enjten se nuk ka prova se vaksina AstraZeneca ishte përgjegjëse për vdekjet e dy personave menjëherë pas imunizimit të tyre.

Dy burra në shtetin New South Wales, përfshirë një në të 70-at, vdiqën disa ditë pasi bënë vaksinën.

Vaksina AstraZeneca është ndeshur me probleme në fushatën e vaksinimit në të gjithë botën. Shumë vende kanë pezulluar përdorimin e saj pas njoftimeve të para për efekte anësore si mpiksja e gjakut dhe tromboza tek një numër personash që kishin bërë vaksinën, duke përfshirë një numër të vogël vdekjesh./VOA/

Tags: 100 milioncovid-91SHBAvaksinime

TË LIDHURA

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq
Bota

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq

22:36 | 08/08/2025
Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën
Bota

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

22:29 | 08/08/2025
Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën
Bota

Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

22:03 | 08/08/2025
Next Post
Haland te Bayern? Raiola ”kërcënon” Borussian e Dortmundit

Haland te Bayern? Raiola ''kërcënon'' Borussian e Dortmundit

Kosova regjistron pesë viktima dhe 187 raste me koronavirus

Kosova regjistron pesë viktima dhe 187 raste me koronavirus

Stuhia Yangtze godet Kinën: 11 persona humbin jetën, 102 të plagosur

Stuhia Yangtze godet Kinën: 11 persona humbin jetën, 102 të plagosur

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq
Bota

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq

by mirseda
22:36 | 08/08/2025
0

Këtë vit, disa vende evropiane kanë vendosur gjoba të rënda për turistët që sillen keq. Por pse...

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

22:29 | 08/08/2025
Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

22:28 | 08/08/2025
Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK

Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK

22:16 | 08/08/2025
Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

22:03 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com