Për Italinë nuk ka qetësi! Nga koronavirusi që po shuan vendin, tek tërmetet e njëpasnjëshme, e tashmë tek aktivizimi i një vullkani. Në Itali është riaktivizuar vullkani Etna, i cili ka shkaktuar edhe lëkundje të lehta tërmeti. Vullkani i Etnas ka shfaqur shenja riaktivizimi dje, për shkak të shtëllungave që janë parë të dalin nga mali sipër Catanias.
https://www.youtube.com/watch?v=I6OrZw-5DDg&feature=emb_title
Mediat shkruajnë se afër shtëllungave të tymit, janë shkaktuar dhe tërmete me magnitudë 2 ballë. Etna është vullkani më i madh i Europës, dhe ndodhet në qytetin e Catanias. Të njëtat burime raportojnë se aktivizimi i vullkanit nuk përbën rrezik.
Italia, ndërkohë që ka filluar të rimëkëmbet pasi e ka kaluar pikun e infektimeve nga COVID-19, është përballur edhe me aktivizimin e vullkanit. Etna është një ndër vullkanet më aktive në botë.