Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Shtatë pyetjet kryesore në lidhje me origjinën e pandemisë

4 vjet ago
in Të Gjitha
Shtatë pyetjet kryesore në lidhje me origjinën e pandemisë

Nga Stéphane Foucart “Internazionale”

Gati e harruar në debatin publik prej më shumë se 1 viti, hipoteza e një aksidenti laboratorik si origjina e pandemisë së Covid-19 po diskutohet gjithnjë e më shumë nga media por edhe nga bota akademike. Hipoteza e një transmetimit të virusit nga kafshët tek njeriu mbetet më e besueshme për shumë shkencëtarë.

Presidenti amerikan Xho Bajden njoftoi në fund të majit se ka kërkuar një raport të detajuar mbi këtë çështje nga shërbimet sekrete. Ja cilat janë pyetjet kryesore që presin të marrin përgjigje:

Kur filloi në fakt përhapja në masë e Covid-19 në Vuhan?

Rastet e para me Covid-19 të regjistruara zyrtarisht në Vuhan datojnë më 8 dhjetor 2019. Por ka nga ata që hipotezojnë se virusi qarkullonte tashmë që në tetor dhe nëntor të atij viti pa u zbuluar. Shkencëtarët në laboratorin e Virologjisë në Vuhan që u sëmurën në nëntor mund të kenë marrë sëmundjen jashtë vendit të punës.

Si mund të kuptohet nëse virusi qarkullonte që në tetor dhe nëntor? Mikrobiologu Dejvid Relman i Universitetit të Stanfordit, Kaliforni, thotë se për këtë duhet qasje “në të dhënat individuale origjinale dhe të ndara nga agjencitë e shëndetit publik dhe spitalet në lidhje me prevalencën dhe karakteristikat klinike të sindromave të gripit, në Vuhan dhe në qytete të tjera kineze gjatë vitit 2019”.

A po qarkullonte ndërkohë virusi jashtë Kinës që në vjeshtën e vitit 2019?

Në Itali, SHBA dhe Francë, studiuesit kanë kryer studime mbi ujërat e zeza dhe mostrat e gjakut, duke arritur në përfundimin se në të tria vendet koronavirusi i ri po qarkullonte të paktën që në nëntor 2019, përpara se të regjistroheshin rastet e para zyrtare në Vuhan.

Por këto studime – veçanërisht ato të kryera në Itali – janë pritur me një farë skepticizmi nga ekspertët. Studimi që cilësohet më i besueshëm është bazuar në analizën e 9.144 mostrave të gjakut të marra në Francë. Autorët e studimi kryen teste serologjike në mostrat për antitrupa që neutralizojnë Sars-cov-2.

Rezultatet tregojnë se virusi po qarkullonte tashmë gjerësisht në territorin francez që në nëntor të vitit 2019, me 1 rast në 1000 banorë. Por një qarkullim në këtë normë, cilësohet si i pamundur nga studiuesit e tjerë, të cilët dyshojnë për ndërhyrje të fenomeneve të ndër-imunitetit me viruset e tjerë.

Cili është në fakt, kushëriri më i afërt i Sars-Cov-2?

Më 3 shkurt 2020, studiuesit e laboratorit të Vuhanit botuan në revistën “Nature”, përshkrimin e virusit më të ngjashëm me Sars-Cov-2, koronavirusin e quajtur Ratg13. Shkencëtarët kinezë thanë se e kishin marrë atë nga një lakuriq nate në provincën Junan, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi vendin e zbulimit.

Gjenoma e Ratg13 është 96.2 për qind identike me virusin që shkakton Covid-19. Pra, është i afërt, por jo aq sa të jetë paraardhësi i tij i drejtpërdrejtë. Në realitet, të dy viruset ndahen nga 30-50- vjet evolucion natyror.

Pse autoritetet kineze po ndalojnë hyrjen në minierën e Mojiang?

Në vitin 2016, kur Ratg13 u përmend për herë të parë në revistën “Virologica Sinica”, studiuesit e Vuhanit, theksuan se e kishin marrë virusin në një minierë bakri të braktisur në qarkun Mojiang po në provincën e Junanit, ose rreth 1.500 kilometra në jugperëndim të Vuhanit.

Tunelet e minierës janë të populluara nga kolonitë e lakuriqëve, dhe studiuesit kinezë të Vuhanit dhe laboratorëve të tjerë marrin rregullisht mostra virusesh. Por që nga fillimi i pandemisë, autoritetet kineze e kanë penguar hyrjen në minierë. Në tetor 2020, reporterët e Associated Press dhe BBC u përpoqën të vizitojnë minierën, por pa sukses.

Ata raportuan një seri hilesh, ndjekje nga makina të paidentifikueshme, rrugë të bllokuara nga automjete të prishura, ndërhyrje direkte ushtarake, vetëm për të penguar hyrjen në tunele.

Vetëm një reporter i “Wall Street Journal” arriti të thyejë bllokadën. Më vonë ai u arrestua dhe u mor për 5 orë në pyetje nga policia, e cila i fshiu një foto të realizuar në minierë nga telefoni i tij.

Banorët vendas i thanë reporterit se autoritetet lokale i kishin nxitur ata që të mos flisnin me të huajt mbi minierën. Por këto pengesa mund të lidhet me një ngjarje që ka ndodhur prej 1 dekade:formën e rëndë të pneumonisë, nga e cila u prekën disa punëtorë të minierës në pranverën e vitit 2012.

Nga çfarë sëmundje u prekën minatorët e Mojiang në pranverën e vitit 2012?

Në prill 2012, 6 punëtorë që punonin në tunelet e minierës së Mojiang u shtruan në spitalin Kunming për shkak të një forme të rëndë të pneumonisë. Tre prej tyre vdiqën. Versioni që mbështet edhe sot nga drejtuesit e laboratorit të Vuhanit dhe autoritetet kineze, është se punëtorët ishin infektuar me një kërpudhë patogjene.

Por 2 studime të realizuara në vitet 2010 dhe 2016, dhe të publikuara në pranverën e vitit 2020 në rrjetet sociale, e kundërshtojnë këtë version. Ato sugjerojnë një infeksion të mundshëm nga një ose disa koronavirusë. Studimi i vitit 2016, pretendon se paktën 4 prej tyre kishin antitrupa neutralizues (IgG) kundër koronavirusëve të tipit sars.

Çfarë virusesh ruhen në Institutin e Virologjisë në Vuhan?

Numri dhe natyra e viruseve të ruajtura nga dy institutet e Vuhanit janë në qendër të spekulimeve të shumta. Dyshimet shtohen nga fakti që arkivi i tyre është nxjerrë jashtë rrjetit? Kërkimet tregojnë se ai ishte shkëputur më 12 shtator 2019. Në një sqarim të botuar nga “Nature” në nëntor 2020, studiuesit kinezë thanë se kishin mbledhur 8 viruse të tjerë të lakuriqëve të natës në minierën Mojiang.

Mbi çfarë po punonin studiuesit e Vuhanit në vitin 2019?

Një shënim zyrtar i ruajtur në një uebsajt, flet në detaje për fillimin e një programi kërkimor në vitin 2018, të financuar me rreth 35 mijë euro, me qëllim “studimit të patogjenitetit të dy koronavirusëve të rinj të lakuriqëve në natës, të ngjashëm me SARS-in”. Në fakt për studime të tilla të diskutueshme, laboratori kinez ka marrë fonde nga Institutet Kombëtare të Shëndetit  në SHBA dhe nga qendra kërkimore mjekësore të financuara në mënyrë federale, përmes një OJQ-je, aleanca “Ecohealth”.

Marrë me shkurtime

Përshtatur për TIRANA TODAY

Tags: origjina e pandemisepandemiawuhan

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Rama: PS është e ardhmja, me 25 prill të çlirojmë PD-në nga demonët

Holanda gati të pranojë negociatat me Shqipërinë, Rama: Jua kisha thënë!

Gjenevë/ Fillon samiti Biden-Putin

Gjenevë/ Fillon samiti Biden-Putin

Bota pas COVID-it, e parë nga bari i një hoteli në Tiranë

Luli si miniaturë e Ramës

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Lejuan shkelje në trajtimin e mbetjeve spitalore,13 persona dërgohen në gjyq
Aktualitet

Lejuan shkelje në trajtimin e mbetjeve spitalore,13 persona dërgohen në gjyq

by mirseda
10:50 | 31/05/2025
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe...

AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër

AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër

10:14 | 31/05/2025
Detaje nga plagosja në Durrës, çfarë deklaroi 36-vjeçari

Detaje nga plagosja në Durrës, çfarë deklaroi 36-vjeçari

09:51 | 31/05/2025
Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

09:40 | 31/05/2025
Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Tiranë 43 vjeçari

Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Tiranë 43 vjeçari

09:23 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com