Temperaturat e larta bëjnë që fëmijët t`i drejtohen plazheve dhe pishinave. Kujdesi ndaj tyre sidomos sot në ditën e 1 qershorit duhet të jetë i shtuar. Shtatë fëmijë kanë mbetur të lënduar gjatë një incidenti të ndodhur sot në një pishinë në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Bëhet fjalë për fëmijë të moshave nga 14 deri në 16 vjeç.
Sipas deklaratës së policisë rezulton se fëmijët e dëmtuar kanë qenë në radhë duke pritur tek dërrasa e trampolinës për të kryer rrëshkitjen drejt pishinës, por dërrasa është thyer duke sjellë rrëzimin e fëmijëve të cilët kanë rënë mbi njëri tjetrin.
Ata janë dërguar në S.Q.U.T dhe nga informacionet e para mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Policia sqaron se fëmijët nuk janë të organizuar nga shkolla apo ndonjë aktivitet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.