Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Shqiptaro-amerikani Mark Gjonaj fiton në Asamblenë e New York-ut

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Shqiptaro-amerikani Mark Gjonaj fiton në Asamblenë e New York-ut

Mark Gjonaj bëhet shqiptaro-amerikani i parë që mban pozicionin më të lartë në politikën amerikane.  Gjonaj është zgjedhur anëtar i Asamblesë së New York-ut, praktikisht Kongresit të shtetit dhe mbrëmë, në 7 nëntor 2017, u bë shqiptaro-amerikani i parë i zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Qytetit të New York-ut.

Gjonaj doli fitues në një garë të vështirë ku merrnin pjesë edhe katër kandidatë të tjerë. Partia Demokrate është shumë e fortë në Distriktin e 13, por demokratët e mundur prej tij në garën brenda partisë refuzuan ta mbështesin dhe kandiduan edhe në zgjedhjet e përgjithshme duke e përçarë votën demokrate.

Më e dalluar këtu ishte Marjorie Velasquez, që preferohej nga këshilltari bashkiak në largim i distriktit, James Vacca.

Ajo u paraqit si kandidate e Partisë së Punëtorëve, një forcë e vogël e majtë dhe u përpoq që të shkëpuste sa më shumë votues sidomos gra dhe hispanikë nga demokratët tradicionalë.

Rivali kryesor në garë ishte John Cerini i Partisë Republikane.

Në fund, Mark Gjonaj ngadhënjeu me 10,173 vota apo 49%, i ndjekur nga John Cerini me 36%, Velasquez me 13%, John Doyle me 2% dhe Alex Gomez me 1%.

Diferenca vetëm me rreth 3,000 vota nga vendi i dytë dhe epërsia në fondet e mbledhura për fushatën dëshmojnë edhe për rolin e shqiptaro-amerikanëve në këtë fushatë të vështirë.

Komuniteti u mobilizua për djalin e emigrantëve shqiptarë që realizoi dy herë ëndrrën amerikane, duke u bërë një biznesmen i njohur në Bronx e New York e së dyti duke u zgjedhur si përfaqësues i popullit në organet e pushtetit lokal.

Gjonaj u përball në këtë fushatë me shumë sulme negative, disa prej të cilave fyese për komunitetin shqiptar, por këmbënguli që të mos përgjigjej më të njëjtën mënyrë duke preferuar të përqendrohej në një mesazh pozitiv dhe optimist për të popullin e zonës së tij. Kjo e bën sot fitoren e tij akoma edhe më të bukur.

Shqiptarët kanë bërë pjesë e këtij metropoli prej më shumë se një shekulli. Ata kanë luajtur rol të dorës së parë në ringjalljen ekonomike e sociale të disa lagjeve njujorkeze sidomos në Bronx. Kjo fitore nga Mark Gjonaj dhe fakti që shqiptarët do të kenë një nga komuniteti i tyre në Këshillin e Bashkisë është një gjurmë më shumë në jetën e kryeqytetit të botës. Në New York, shqiptarët janë në shtëpinë e tyre.

Tags: AsamblefitonMark GjonajNew YorkShqiptaro-amerikani

TË LIDHURA

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë
Aktualitet

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

18:33 | 17/03/2026
Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet
Aktualitet

Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet

16:56 | 17/03/2026
Next Post
Shkelje flagrante! Firmos raportin kur ndodhet jashtë shtetit

Shkelje flagrante! Firmos raportin kur ndodhet jashtë shtetit

Ç’po ndodh me Snapchat-in?

Ç’po ndodh me Snapchat-in?

Denoncim/Në Fushë Arrëz punojnë zjarrfikës të proceduar, të arrestuar dhe të dënuar

Denoncim/Në Fushë Arrëz punojnë zjarrfikës të proceduar, të arrestuar dhe të dënuar







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli e shpalli të vdekur, komandanti iranian reagon me mesazh: Shtohen dyshimet
Bota

Izraeli e shpalli të vdekur, komandanti iranian reagon me mesazh: Shtohen dyshimet

by mirseda
19:19 | 17/03/2026
0

Televizioni shtetëror iranian ka transmetuar një mesazh të komandantit të milicisë Basij, Gholamreza Soleimani, për të cilin...

Macron ndryshon kurs për Hormuzin: Gati për bashkëpunim me SHBA

Macron ndryshon kurs për Hormuzin: Gati për bashkëpunim me SHBA

19:18 | 17/03/2026
Dorëheqja dhe Irani/ Shtëpia e Bardhë: Pretendime të rreme, iranianët të rrezikshëm

Dorëheqja dhe Irani/ Shtëpia e Bardhë: Pretendime të rreme, iranianët të rrezikshëm

19:16 | 17/03/2026
Stuhia e borës dhe “shutdown” paralizojnë aeroportet në SHBA, pa paga që nga 14 shkurti

Stuhia e borës dhe “shutdown” paralizojnë aeroportet në SHBA, pa paga që nga 14 shkurti

18:35 | 17/03/2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

18:33 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com