Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqiptarët vijojnë të ikin, rriten të ardhurat nga emigrantët

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët vijojnë të ikin, rriten të ardhurat nga emigrantët

Paratë që emigrantët sjellin në shtëpi kanë shënuar një rritje të ndjeshme përgjatë viteve të fundit. Sipas statistikave të publikuara nga banka e Shqipërisë, remitancat (prurjet e emigrantëve) arritën në 670 milionë euro në vitin 2018, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ky është niveli më i lartë që nga viti 2012, teksa një vit më pas në 2013, prurjet e emigrantëve arritën në nivelin më të ulët që pas viteve ’90, duke zbritur në 545 milionë euro. Rënia e tyre ishte e pritshme, pas maturimi të ciklit të emigracionit, ku individët që kanë ikur (fluksi më i madh ishte mes viteve 1990 dhe 2000), pas 10-15 vitesh krijojnë familjet e tyre dhe fillojnë e  shkëpusin lidhjet me vendin mëmë. Por, pas vitit 2013, prurjet e emigrantëve filluan të rriten sërish, për të arritur në 2018-n, ku rritja në vlerë absolute ishte rreth 34 milionë euro, më e larta e gjashtë viteve të fundit.

Elton Çollaku, drejtor i Unionit Financiar Tiranë, kompania përfaqësuese e Ëestern Union në Shqipëri, që kryen transferta parash, pohon se arsyeja kryesore e rritjes së remitancave lidhet me rigjallërimin e ciklit të emigracionit. “Personat që ikin sistemohen vetë dhe më pas ndihmojnë familjet”, pohon ai.

Çokkalu pohon se në parim, si fenomen i lidhur në mënyrë të padiskutueshme me emigracionin, ecuria e remitancave lidhet drejtpërdrejt me trendet migratore të një vendi, ku nivelet e larta të emigrimit shoqërohen me flukse monetare remitancash, të cilat dërgohen nga emigrantët për të mbështetur familjarët dhe të afërmit në vendet e origjinës. Ndërkohë, me kalimin e viteve dhe me inkuadrimin e kësaj kategorie (emigrantëve) në jetën dhe shoqërinë e vendit ku kanë emigruar vërehet një lloj stabiliteti i remitancave dhe madje rënie të tyre me kalimin e viteve (zakonisht ky është një cikël 10–15-vjeçar).

Në këtë kontekst, edhe në Shqipëri trendi i remitancave “ka ndjekur” parimin e mësipërm, thotë ai. Vitet e fundit, si rezultat i tendencave të reja migratore të shqiptarëve në drejtim të vendeve të Europës Perëndimore, duke sjellë në këtë mënyrë edhe një “rifreskim” të diasporës shqiptarë në Perëndim, vërehet një tendencë pozitive e remitancave, e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me këto lëvizje migratore dhe suportin e emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri (shifra këto të konfirmuara tashmë edhe nga statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë).

Çollaku shton se, referuar edhe përvojave të tregut, edhe në vitet në vijim, si rrjedhojë e fenomenit të mësipërm do të vijojë të ketë një trend pozitiv dhe/ose të qëndrueshëm të flukseve të remitancave në vend.

Rigjallërimi i ciklit të emigracionit dhe kërkesa për azil

Të dhëna të Eurostat tregojnë se rritja e remitancave periudhë përkon me një rigjallërim të kërkesa për azil në vendet e BE-së nga shqiptarët. Në 2013-n kishte rreth 11 mijë kërkesa, për të kulmuar në 2016-n, me 69 mijë kërkesa, për të rënë gradualisht në vititi e mëpasshme, por që gjithsesi kërkesat për azil vijojnë të mbeten të larta, në rreth 19 mijë në 2018-n.

Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte. Monitor ka përpunuar të dhënat për numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë. Që nga viti 2011, janë gati 190 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ndërsa ka dhe shumë të tjetër që kanë ikur dhe nuk janë regjistruar si azilantë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, emigracioni neto vitet e fundit (diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen) është mesatarisht 15-20 mijë persona në vit që largohen nga vendi/Monitor

foto galeri

foto galeri

Tags: emigrantetshqiptarette ardhurat

TË LIDHURA

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet
Aktualitet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”
Shqipëria

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

22:03 | 17/12/2025
Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!
Politikë

Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

20:43 | 17/12/2025
Next Post
U përfol për një lidhje me Strakoshën, moderatorja: Ai më bëri një koment dhe…

U përfol për një lidhje me Strakoshën, moderatorja: Ai më bëri një koment dhe…

Vrau kushërirën e tij, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Vrau kushërirën e tij, dënohet me burgim të përjetshëm autori

SHBA: 1 miliard dollarë për ndërtimin e murit me Meksikën

SHBA: 1 miliard dollarë për ndërtimin e murit me Meksikën







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Bota

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

by mirseda
23:01 | 17/12/2025
0

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë...

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

22:03 | 17/12/2025
Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

21:14 | 17/12/2025
Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

20:43 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com