Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqiptarët “tradhtohen” nga shteti, punësimi në pikën kritike

8 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Shqiptarët “tradhtohen” nga shteti, punësimi në pikën kritike

Punësimi në institucionet shtetërore të shtetit për vitin 2018  kanë një rritje shumë të vogël. Sipas të dhënave, raportohet se janë punësuar rreth 81 753 persona, ndërsa krahasuar me vitin 2017,  numri i të punësuarve  është rritur vetëm me 40 punonjës.

“Institucionet me numrin më të madh të të punësuarve për vitin 2018 janë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vetëm Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zë rreth 38% të numrit total të të punësuarve buxhetorë për vitin 2018”- shkruan Open.date.alNga ana tjetër numrin më të vogël të të punësuarve e mban Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit me 6 anëtarë të punësuar, të cilët trajtohen me paga nga buxheti i shtetit.

Të dhënat e publikuara  për punësimi dhe institucionet shtetërore

Publikohen të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2018.Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit për buxhetin e shtetit 2018. Institucionet Buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejtë apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit.

Në vitin 2018, sipas ligjit nr.109/2017 për buxhetin e shtetit, në institucionet buxhetore të Republikës së Shqipërisë do të jenë të punësuar 81 753 (tetëdhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) punonjës. Krahasuar me vitin 2017, për totalin kemi një rritje me vetëm 40 punonjës.

Institucionet me numrin më të madh të të punësuarve për vitin 2018 janë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vetëm Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zë rreth 38% të numrit total të të punësuarve buxhetorë për vitin 2018.Nga ana tjetër, institucioni me më pak të punësuar është Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit me 6 anëtarë. Kjo shifër ka mbetur e pandryshuar edhe nga vitet e kaluara.

Në vitin 2018, do të kemi 5 ministri më pak se në vitin 2017, kjo si shkak i shkrirjes së këtyre ministrive dhe bashkimi me ministri të tjera. Në vitin 2017 kishim 16 ministri, ku së bashku me të punësuarit në Kryeministri, bënin një numër total prej 75 996 punonjësish. Këtu flitet për aparatet e ministrive dhe institucione të vartësisë nga ministritë. Në vitin 2018 do të kemi 11 ministri dhe po ashtu aparatin kryeministror. Kjo përbën një numër total prej 75 654 punonjësish.

Shkrija e këtyre ministrive ka ulur numrin e të punësuarve në ministri me 248 punonjës.Vetëm kryeministria nga 244 punonjës që ka pasur një vit më parë, në 2018 parashikon të ketë 150. Më shumë se shkurtime pozicionesh këto janë zhvendosje e personelit. Po ashtu edhe kryeministria ka një tkurrje me 94 punonjës në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017. Në total në vitin 2018 do të kemi një tkurrje me 342 punonjës në aparatin e organigramat e ministrive dhe kryeministrisë. Një pjesë e shkurtimeve reflektohen në zhvendosjen e punonjësve të sektorit të teknologjisë së informacionit drejt AKSHI-t. Kjo vlen së bashku me  institucionet e vartësisë.Në institucionet e tjera jo ministri, do të kemi të punësuar 6 099 punonjës për vitin 2018. Në krahasim me vitin 2017, kemi 382 punonjës më shumë në vitin 2018. Pothuajse të gjithë institucionet e tjera jo ministri kanë të njëjtin numër punonjësish ose kanë rritje të këtij numri. Përjashtim bën Autoriteti Shtetëror Gjeohapsinor (ASIG) që ka një tkurrje me 2 punonjës.

Shtimin më të madh të numrit të punonjësve në institucionet e tjera jo ministri kanë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia për Hapje, Dialog dhe Bashkëqeverisje, Kontrolli Lartë i Shtetit, Agjencia Telegrafike Shqiptare, Instituti Statistikës, Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet ish-sigurimit dhe Presidenca.Në vitin 2018, sipas parashikimeve buxhetor na rezulton se krijohen disa institucione të reja. Kështu buxhetohen për herë të parë tre Institucione të Sistemit të Drejtësisë: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  me 50 punonjës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit me 37 punonjës, Komisioneri Publik me 26 punonjës dhe Institucione të tjera si: Qendra kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit dhe Agjencia për Diasporën. Institucione të tjera të drejtësisë nuk kanë patur ndryshime të theksuara, përjashto Gjykatën Kushtetuese me një shtesë prej 10 pozicione punësh. TIRANA TODAY

Tags: kritikepikënshqiptaretshteti

TË LIDHURA

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj
Aktualitet

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025
Spiropali: Fillim historik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali
Politikë

Spiropali: Fillim historik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali

17:18 | 13/11/2025
Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?
Politikë

Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

17:03 | 13/11/2025
Next Post
Shëroni trupin dhe qetësoni nervat me vajin e dafinës

Shëroni trupin dhe qetësoni nervat me vajin e dafinës

SHBA lëshon një satelit sekret në hapësirë

SHBA lëshon një satelit sekret në hapësirë

Interi për ‘shopping” në Barcelonë, jo vetëm Deulofeu

Interi për ‘shopping” në Barcelonë, jo vetëm Deulofeu







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Andorrës, kuqezinjtë në kërkim të historisë
Sport

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Andorrës, kuqezinjtë në kërkim të historisë

by mirseda
19:24 | 13/11/2025
0

Shqipëria luan ndaj Andorrës në orën 20.45, në një nga sfidat më të rëndësishme sa i takon...

Dy ministra dorëhiqen; Zelensky kërkohet të veprojë për skandalin 100 mln $

Dy ministra dorëhiqen; Zelensky kërkohet të veprojë për skandalin 100 mln $

19:14 | 13/11/2025
Netanyahu: Marrëdhënia me Saraa-n varet nga situata në Siri dhe mbrojtja e druzëve

Netanyahu: Marrëdhënia me Saraa-n varet nga situata në Siri dhe mbrojtja e druzëve

18:38 | 13/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025
Spiropali: Fillim historik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali

Spiropali: Fillim historik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali

17:18 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com