Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqiptarët të “kursyer” në daljet jashtë, përmirësohet ndjeshëm bilanci

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rekord i ri/ 700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008

Turizmi është gjallëruar ndjeshëm gjatë 9 muajve të këtij viti, duke iu afruar edhe niveleve të parakrizës, për shkak të ecurisë së mirë në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të huajt që udhëtuan në Shqipëri në 9-mujorin e këtij viti shpenzuan gati 1.5 miliardë euro në vend, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi, ashtu si e gjithë bota, vuajti pasojat e kufizimit të udhëtimeve nga pandemia.

Në krahasim me janar-shtator 2019, që deri më tani është viti më i mirë historik i turizmit, shpenzimet e të huajve në vend ishin rreth 10% më të ulëta.

Periudha më e mirë ishte tremujori i tretë i vitit, kur në vend hynë 786 milionë euro, me rritje të lehtë prej 0.5% në raport me korrik-shtator të 2019-s.

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se për 9-mujorin, në vend hynë 4.7 milionë shtetas të huaj, më shumë se dyfishi në krahasim me vitin pandemik, por 10.7% më pak sesa në janar-shtator 2019. Rënia e turistëve nga Europa u zëvendësua nga hyrjet më të larta të shtetasve nga Kosova, që u rritën me 18% në krahasim me 9-mujorin 2019. Kosova u bë shpëtimi i turizmit, duke zënë gati 50% të hyrjeve totale, nga 37% në të njëjtën periudhë 2019.

Shqiptarët shpenzuan më pak

Ndërsa të huajt vitet e fundit po shpenzonin gjithnjë e më shumë në Shqipëri, edhe për shkak të shtimit të turistëve, edhe shqiptarët kur iknin jashtë nuk kurseheshin, duke bërë që bilanci neto, ndonëse pozitiv, të ishte në vlera minimale.

Por, këtë vit, për shkak të kufizimeve të udhëtimit në shumë vende të Bashkimit Europian, daljet kanë qenë më të pakta. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 801 milionë euro, që ndonëse me rritje të ndjeshme në krahasim me vitin pandemik, sërish mbeten 34% më të ulëta së për 9-mujorin 2019.

Bilanci përmirësohet ndjeshëm

Daljet e shtetasve shqiptarë ishin 28% më të ulëta në krahasim me 9-mujorin e 2019-s.

Kufizimi i daljes së shtetasve vendas, ndërkohë që të huajt kishin më shumë liri lëvizje bënë që bilanci i të ardhurave (diferenca mes shpenzimeve të të huajve në vend dhe atyre të shqiptarëve jashtë) të ishte në nivelin më të lartë, të paktën që nga viti 2008, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat për 9-mujorin 2021, vendi përjetoi neto nga turizmi 672 milionë euro, ose 63% më shumë se sa në janar-shtator 2019. /Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Burimi: INSTAT

 

Tags: shqiperiaturizmiudhetime

TË LIDHURA

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

20:45 | 05/02/2026
Serbia arreston një veteran të UÇK-së
Aktualitet

Serbia arreston një veteran të UÇK-së

19:51 | 05/02/2026
KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD për ulje page ndaj gjyqtarit
Aktualitet

KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD për ulje page ndaj gjyqtarit

19:17 | 05/02/2026
Next Post
Efektivi mban qytetarin në shpinë, Braçe: Nder e respekt që po shërbejnë

Efektivi mban qytetarin në shpinë, Braçe: Nder e respekt që po shërbejnë

Rusia lodhet nga lufta, ndërsa tensioni ushtarak me Ukrainën rritet

Rusia lodhet nga lufta, ndërsa tensioni ushtarak me Ukrainën rritet

Vdekja politike e Sali Berishës

Vdekja politike e Sali Berishës







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

by mirseda
20:45 | 05/02/2026
0

Digjet një automjet në zonën e Ujit të Ftohtë, bllokohet rruga Një automjet është përfshirë nga flakët...

Serbia arreston një veteran të UÇK-së

Serbia arreston një veteran të UÇK-së

19:51 | 05/02/2026
Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

19:47 | 05/02/2026
KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD për ulje page ndaj gjyqtarit

KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD për ulje page ndaj gjyqtarit

19:17 | 05/02/2026
Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA

Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA

18:36 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com