Një tjetër sherr midis të burgosurve shqiptarë dhe atyre pakistanezë ka ndodhur në burgjet greke.
Nga kjo ngjarje, 3 persona kanë marrë lëndime serioze ,teksa nga mediat greke raportohet se të gjithë të plagosurit janë transferuar në spitalin e qytetit. Njëri prej tyre ka marrë plagë shumë të rënda në trup, ndërsa 2 të tjerët janë në gjendje më të mirë.
Sipas mediave greke, sherri ka nisur mesditën e djeshme në burgun Chania, teksa të burgosurit ishin në vaktin e ngrënies. Ndërkohë, nuk janë dhënë akoma detajet për kombësinë e të plagosurve.