Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Shqiptarët po varfërohen! Pasuria financiare e familjeve në raport me PBB-ne rënie që nga viti 2014

6 vjet ago
in Të Gjitha
Shqiptarët po varfërohen! Pasuria financiare e familjeve në raport me PBB-ne rënie që nga viti 2014

Teksa ekonomia shqiptare është në trend rritës pasuria financiare e familjeve shqiptare në raport me PBB-në ka pësuar rënie. Bilanci i familjeve shqiptare publikuar për herë të parë nga Banka e Shqipërisë tregon se pasuria neto e familjeve shqiptare në raport me PBB-në ka pësuar rënie pas vitit 2014. Ndërsa gjatë vitit 2017 shihet që pasuria neto e familjeve shqiptare të ketë rënë edhe në vlera neto. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë pasuria neto financiare e familjeve shqiptare në vitin 2014 ishte sa 113 për qind e PBB-së, në vitin 2017 ajo ishte vetëm 100 % e PBB-së.

Për vitin 2017, pasuria financiare neto e ekonomive familjare vlerësohet në 1557.9 miliardë lekë, nga 1,587.4 miliardë lekë në vitin 2016, me rënie vjetore 2% ose 220 milionë euro më pak. Për ekonomitë familjare, mjetet financiare në thelb tejkalojnë detyrimet, kryesisht për shkak se të nivelit të lartë të investimeve në formën e depozitave si dhe investimeve në formën e pjesëmarrjeve në kapitalin e korporatave jofinanciare.

Gjithsesi familjet janë të vetmet në ekonominë e përgjithshme me bilanc pozitive në raport me biznesin dhe qeverinë, bilancet e të cilave anojnë nga borxhet. Familjet zotërojnë 33% të totalit të kursimeve financiare të brendshme. Në fund të vitit 2017, totali i mjeteve financiare të ekonomive familjare, vlerësuar në llogaritë financiare, shënon 1,763 miliardë lekë, nga 1,781 miliardë lekë në fund të 2016.

Instrumenti kryesor përdorur nga ekonomitë familjare është “monedha dhe depozita” (AF. 2), i cili përfaqëson në masën 56.4% mjetet financiare të këtij sektori. Në harkun kohor të një viti, monedha dhe depozitat shënuan një zgjerim me rreth 12 miliardë lekë, duke shënuar nivelin 995 miliardë lekë në fund të 2017. Ndërsa detyrimet financiare të sektorit të ekonomive familjare vlerësohen në 205.9 miliardë lekë, në rritje prej 11.9 miliardë lekësh (ose 6%) referuar një viti më parë. Huatë mbajnë peshën kryesore në totalin e detyrimeve financiare të këtij sektori (95% të totalit).

Në fund të 2017, stoku i huave shënon rreth 195 miliardë lekë, nga 183 miliardë lekë në vitin 2016. Në terma maturiteti, huatë afatshkurtra ranë me 0.3 miliardë lekë, ndërkohë huatë afatgjata, të cilat përbejnë 95% të totalit të huave të ekonomive familjare, u rritën me 12 miliardë lekë ose 7%. Llogari të tjera të pagueshme, në fund të vitit 2017, shënon vlerën e 10.9 miliardë lekëve, duke ruajtur kështu pothuajse të njëjtin nivel të një viti më parë. /Monitor

Tags: shqiptaretvarferi

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Futbolli si leksion për krizën…

Futbolli si leksion për krizën…

Makinës i vënë flakën në Vlorë, ja çfarë thotë policia

Makinës i vënë flakën në Vlorë, ja çfarë thotë policia

E ekzekutua me breshëri plumbash/Viktima, vëllai i ish-banorit të “Big Brother”

E ekzekutua me breshëri plumbash/Viktima, vëllai i ish-banorit të “Big Brother”

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com