Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqiptarët po pushtojnë Amerikën!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët po pushtojnë Amerikën!

Nga: Pëllumb Kulla

Është një pushtim që po bëhet ngadalë me dhelpërinë më të madhe. Në historinë e njerëzimit, pushtimi më djallëzor mbahej ai i Trojës, me atë dhurimin e Kalit të Drunjtë, që e kish barkun mbushur me grekë. Okupimi i Amerikës nga shqiptarët e bën legjendën trojane të duket një kukafshehthi prej kalamajsh.

U bënë vite që plani po zbatohet me përsosmëri: sikur gjoja për shqiptarët në Ballkan nuk ka klimë të mirë e aty ata nuk gjejnë rehat e i janë vërsulur Amerikës.

I shpikën arsyet: gjoja në Shqipëri nuk bëjnë pushim diktaturat ndjekin njëra-tjetrën; jo po hallet e ekonomisë s’mbarojnë; jo po ka armë pa kontroll nëpër duar të kriminelëve; jo po gjoja nuk ka ujë dhe drita… Pallavra! Nuk ka ujë Shqipëria! Ha-ha-ha! Kush e gëlltit këtë? Vetëm syleshët amerikanë!

Është hapur me dashje nami, se politikanët në Shqipëri nuk gjejnë gjuhë të përbashkët; gjoja ministrat janë hajdutë dhe vjedhin edhe të dielave; gjoja partitë zihen e përfyten kush-e-kush të zërë vend nën sisët e lopës mëmëdhe; e njëmijë e një të zeza! Vetëm si e si të mbulojnë dërgimin e divizioneve!

Edhe më i humburi, – (veç amerikanëve! E thamë këtë!), – edhe më i shushaturi e kupton, që këto janë inskenime djallëzore për të justifikuar armatën shqiptare të pushtimit të Shteteve të Bashkuara, këtë mësymje moderne, që bota s’e pat parë.

Shqiptarët njohin mbi kurrizin e tyre shumë robëri, por dale, dale!… Ta shohë tani, bota, robërinë nga shqiptarët! O nëne, o nëne!

Dhe ushtarët, tani nuk janë më si dikur, me uniforma dhe helmeta. As që bëhet fjalë për kryqëzorë e aeroplanmbajtëse. E shumta shqipot përdorin ca skafe që i hedhin deri në Itali. Skafe, ore, skafe! Barka, që fusin ujë!

Në Amerikë shqipot nuk hyjnë kurrë të grupuar, në korparmata, por një nga një: ca me viza të sajuara, ca nga përrenjtë e Kanadasë, ca nga malet e Meksikës e ca të tjerë fshehur nëpër vaporë tregtarë grekë. Ka ikur koha e zbarkimit me aeroplanë ushtarakë dhe me parashuta! Jooooooo! Vetë vendi që pushtohet nuk e merr vesh se si i sjell pushtuesit me aeroplanët e vet të pasagjerëve, me Dellta Erllajns, me Junajtid, Xhetbllu, Xhetrozë e bojë jargavani!… E kompani të tjera ajrore me emra të ngatërruar, që luftëtarët trima shqiptarë, më mirë vriten se s’i shqiptojnë dot!

Ushtarët shqiptarë tani maskohen e shndërrohen në hallexhinj, si qënie të rraskapitura nga diktaturat e gjata dhe nga pasdiktatura e stërmundimshme. Hiqen si të persekutuar, që gjoja nuk e kanë marrë këstin e dytë të përndjekjes dhe pronat, që kanë pasur… Ca e ca, me mjete shkencore të sofistikuara,

Ca, bile, fshihen brenda në barqet e grave shtatzëna, – u merr të keqen Kali i Trojës! – e dalin në dritë, fuuup!… nëpër maternitete amerikane!

Janë që të gjithë ushtarë.  Ushtarë, or ushtarë! Shtiren si bebe, por janë ushtarë të stërvitur të pushtimit!

CIA amerikane tanimë ka dhënë prova, që po i ha mashtrimet njërin pas tjetrit. Ja, fjala vjen, kuturis e paraqitet në aeroportin e Nju Jorkut një plak asmatik. E thotë që ka lënë Shqipërinë, se atje megjithëse pat shkrirë tërë energjitë thellë në miniera, tani i japin një pension prej as 100 dollarësh në muaj! I bien lapsit shërbimet sekrete amerikane dhe gjejnë se me çmimet shqiptare, laboratorikisht, me ato para, ky njeri, ëhë! – mund të jetojë vetëm 15 ditë të muajit e 15 të tjerat duhet të rrijë pa ngrënë, gjë që, jo ditën e tridhjetë, por që në të gjashtëmbëdhjetën, duhet t’i kthejë këmbët nga dielli. Dërgohen agjentët amerikanë në Shqipëri, pyesin në zyrat e pensioneve e marrin përgjigjen, se pohimet e plakut janë të sakta! Zbuluesit amerikanë mbledhin supet e ngrenë duart. Ooo, maj Gad!

Shumë i kokolepsur lëmshi! Po si është e vërteta, asëll-asëll? E vërteta është se zyrat e pensioneve, ku kanë pyetur amerikanët, janë çerdhe të kundërzbulimit ushtarak shqiptar, se plaku asmatik nuk është hiç asmatik, bile nuk është as plak, oreee!.. por një burrë i fuqishëm tridhjetë vjeçar, komandant i njërit prej divizioneve!

Është fillimi i një epoke të re. Epërsia amerikane, si të gjitha epërsitë, do ta kishte dhe ajo një fund. Po na e merr të keqen!

Ja, këtë po e bën pushtimi shqiptar, kjo mrekulli e kohërave moderne.

Tags: AmerikaPëllumb Kullashqiptaret

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Krizë energjetike në Kosovë, nga sot nisin kufizimet 

Krizë energjetike në Kosovë, nga sot nisin kufizimet 

Sari Salltiku, faltorja e bekuar dhe e plotfuqishme e Kombit Shqiptar

Sari Salltiku, faltorja e bekuar dhe e plotfuqishme e Kombit Shqiptar

Shkëputja e energjisë në koncertin e Noizyt/ OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë

Shkëputja e energjisë në koncertin e Noizyt/ OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson
Politikë

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

by mirseda
17:34 | 05/11/2025
0

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, nga e cila dolën disa vendime në fushën...

Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00

Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00

17:32 | 05/11/2025
Kanosën me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar

Kanosën me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar

16:44 | 05/11/2025
“Do hidhem nga pallati!”, përmbarimi nxjerr 32 familje nga shtëpia në Durrës

“Do hidhem nga pallati!”, përmbarimi nxjerr 32 familje nga shtëpia në Durrës

16:25 | 05/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com