Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Shqiptarët më të varfrit në Evropë me të ardhura, por ndër më të pasurit për depozita

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët më të varfrit në Evropë me të ardhura, por ndër më të pasurit për depozita

Shqiptarët janë më të varfrit e Evropës për të ardhurat për frymë, ndërsa për sa i përket kursimeve që kanë në banka, situata është ndryshe. Vlera e parave të depozituara në banka në fund të vitit 2018-të ishte sa 67.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në raport me vitet e mëparshme, treguesi ka ardhur në ulje (rekordi ishte në 2016-n, me 72.8%), po këtu ka dhënë ndikim zhvlerësimi i euros, pasi depozitat totale raportohen në lekë dhe ulja e depozitave me afat në lekë, si rrjedhojë e uljes së normave të interesit të monedhës vendase.

Treguesi i stokut të depozitave që janë në banka, ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto është i 12-ti në Evropë duke ia kaluar dhe shteteve të zhvilluara si Italia, teksa është dyfishi i Gjermanisë. Gjermanët kanë në banka depozita në vlerën sa 30% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të atij shteti. Të dhënat janë bërë të ditura në Anketën për Sistemin Financiar, të publikuar nga FMN, ku përfshihen shifra nga të gjitha vendet e botës dhe që janë përpunuar nga ‘Monitor’ vetëm për Evropën.

Në rajon, Shqipëria mban rekord. Pas nesh renditet Maqedonia e Veriut (56.2%), Bosnjë – Hercegovina (52.9%), Mali i Zi (52.4%) dhe më e varfra sa u takon kursimeve është Serbia (46.9%). Ndonëse e varfër, Shqipëria është karakterizuar gjithnjë nga nivele të larta depozitash, e lidhur kryesisht me prurjet që vijnë nga emigrantët (në gusht dhe dhjetor ka gjithnjë një rritje të fortë të kursimeve në banka) si dhe me informalitetin e lartë, nga korrupsioni apo dhe tregtimi i produkteve të ndaluara. Në përgjithësi, shqiptarët janë të prirë që të kenë para mënjanë për ditë të vështira. Në total, në bankat shqiptare në fund të muajit gusht kishte mbi 1 trilion lekë depozita. Pjesa më e madhe e kursimeve, rreth 54% e tyre janë në valutë, kryesisht në euro.

Shtetet që kryesojnë renditjen në Evropë, janë Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Malta, që e kanë këtë tregues më shumë se 100% të PBB-së, por më shumë se me qytetarët e pasur, kjo është e lidhur me zhvillimin e industrisë bankare të këtyre vendeve, ku Zvicra p.sh. është e njohur si parajsa e të pasurve, pasi ruan me fanatizëm të dhënat e bankave të saj, çka është bërë shumë herë shkak për konflikte me vendet e Bashkimit Evropian.

Ndryshe nga shqiptarët, që kursejnë dhe qindarkën e fundit, vendet e zhvilluara të Evropës, që shquhen për politika sociale ndaj qytetarëve të tre, kanë nivele të ulëta depozitash. Finlanda ka nivelin më të ulët të kursimeve në banka në Evropë, me vetëm 24.65 të PBB-së, Austria me 27.5%, Gjermania 30%, Franca 39.4%, Norvegjia, 41.5%. Qytetarët e këtyre vendeve kanë pensione të larta, shërbim mjekësor të garantuar, lehtësi të shumta kur dalin në pension, çka bën që ata të mos priren të kursejnë gjithë jetën për të pasur mënjanë fonde që mund t’iu duhen në ditë të vështira.

Tags: ardhuraDepozitaevropeshqiptare

TË LIDHURA

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet
Aktualitet

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

18:08 | 14/04/2026
Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari
Aktualitet

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

17:57 | 14/04/2026
Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,
Aktualitet

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

17:54 | 14/04/2026
Next Post
“Jetojmë në kohë magjistarësh!”, shpërthen zëdhënësi i Metës

"Jetojmë në kohë magjistarësh!", shpërthen zëdhënësi i Metës

Ibrahimi në Hagë: Hapja e negociatave do të ishte një garant se reforma në drejtësi po ecën në drejtimin e duhur

Ibrahimi në Hagë: Hapja e negociatave do të ishte një garant se reforma në drejtësi po ecën në drejtimin e duhur

Shtëpia e ëndrrave del në shitje, zbuloni çmimin marramendës

Shtëpia e ëndrrave del në shitje, zbuloni çmimin marramendës







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet
Aktualitet

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

by mirseda
18:08 | 14/04/2026
0

Zgjerohet perimetri i zjarrit në kompleksin e pallateve “Arlis” sh.p.k në pronësi të Armand Lilos, përballë farmacisë...

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

17:57 | 14/04/2026
Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

17:54 | 14/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes europiane

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes europiane

17:30 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com