Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shqiptarët i kanë sytë tek Yuri Kim, SHBA do likuidojë bandën e korrupsionit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Pandemia në Shqipëri po shkon drejt fundit”/ Ja çfarë paralajmëron Ngjela

Nga: Spartak Ngjela

Shqiptarët po kanë adhurim për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, se ajo po iu jep shpresë për të dalë nga kjo gjendje ferri, ku i ka futur korrupsioni i lartë politik.

Gjendja është e rëndë. Pandemia mendohet se do të vijojë gjatë. Pandemia kërcënon me vdekje masive dhe kërkon para, kurse paratë e shtetit shqiptar dhe të vetë shqiptarëve i ka grabitur korrupsioni banditesk shtetëror. Janë nëpër banka, kudo nëpër botë; janë nëpër banka ofshore dhe podrume, të fshehura nga hajdutët. Por pandemia kërkon para dhe shërbimet në ndihmë të Shqipërisë, ua kanë gjetur të gjitha. Ashtu siç ua kanë identifikuar të gjitha pronat e mëdha të fshehura nën emra fiktivë.

l.

Kjo është arsyeja që sytë e shqiptarëve sot janë kthyer nga ambasadorja Yuri Kim. Është intuita shqiptare që e ka kapur, se askush veç politikës amerikane nuk ka forcë që të likuidojë bandën e madhe të korrupsionit në Shqipëri. Po kjo tani nuk është më vetëm intuitë popullore, por edhe një fakt real që po spikat përditë.

Autoriteti është vetia themelore në vendimmarrjen politike ndërkombëtare. Vetë historia e solli që uzurpimin e jetës shoqërore në Shqipëri nga korrupsioni i lartë, ta zhbënte, por me sistem të rregullt ligjor, politika amerikane. Çështja Llalla ishte fakti i parë ku, padrejtësinë e nisur në favor të korrupsionit, e bllokoi ambasadorja Yuri Kim.

Në Tiranë, tani e më tej, derisa të fillojë punë Byroja Kombëtare e Hetimit, duhet të spikasë hapur autoriteti i ambasadores amerikane. Ajo dhe sot foli sërish hapur, njëlloj sikurse foli në rastin Llalla, dhe e zgjidhi me sukses atë. Sot u kërkua prej saj, me afat, ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Ajo hapur u shpreh që politika nuk duhet të fusë duart dhe vullnetin e saj në këtë Gjykatë.

Pse e tha këtë?

ll.

Sepse vetë shërbimet kanë të dhëna që të gjithë trazirën ne procedurën e kësaj gjykate e sjell Meta. Ai ka frikë mos shkarkohet si president për korrupsion apo shkelje të Kushtetutës dhe kërkon që, këtë Gjykatë kompetente për shkarkimin e tij, ta këtë të vetën. Pikërisht për këtë është në luftë me politikën amerikane. Sepse dallon se është i paaftë të kuptojë që nuk ka më të ardhme në këtë vend: duhet të dorëzojë të gjitha pronat e paligjshme, sido që i ka shkruar dhe kudo ku i ka dhënë. Mendja e ngushtë, gjithmonë sheh interesin e vet: kur është në qeverisje, ajo vjedh dhe kur është nën akuzë, çmendet.

lll.

Është e kuptuar tani që jemi në metrat e fundit të maratonës së reformës në drejtësi dhe fillimit të reformës antikorrupsion. Pikërisht në këtë kohë duhet autoriteti i politikës amerikane. Kjo sepse, organet e hetimit dhe të gjykimit do të jenë nën trysninë e politikës së lartë dhe sidomos të presidentit të Republikës Ilir Meta. Prandaj është i domosdoshëm roli i drejtpërdrejtë dhe jo diplomatik i ambasadores Yuri Kim.

Rasti Llalla e dha provën e parë. Kurse ngrirja e Gjykatës Kushtetuese brenda dhjetorit të këtij viti, si kërkesë e drejtpërdrejtë e ambasadores, sigurisht që është rasti i dytë konkret brenda një muaji.

Po ngrirja e Byrosë Kombëtare të Hetimit? Sigurisht edhe kjo duhet të jetë në axhendën e ambasadores Yuri Kim.

Shqiptarët po presin likuidimin e klasës së korruptuar, por pa këtë Byro nuk mund të fillojë hetimi ligjor dhe procedural…

Kurse jemi të sigurt kur themi se këtë klasë politike, të korruptuar dhe vjedhësve, nuk e lejon ligji aktual të konkurrojë në zgjedhjet e vitit 2021.

Po politika amerikane antikorrupsion në Tiranë, a e di këtë? Sigurisht që e di.

Tags: opinionSPAKSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
“Po çështë kjo ftesë moj më qafsh”, gazetarja flet për videon virale

“Po çështë kjo ftesë moj më qafsh”, gazetarja flet për videon virale

Video/ Arsenali në krizë totale, trajneri shtyn lojtarin e përgjumur

Video/ Arsenali në krizë totale, trajneri shtyn lojtarin e përgjumur

Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Bien testimet, ulen dhe rastet e reja/ 17 viktima në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com