Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqiptarët fitojnë Tuzin/Cakaj: Na dhanë një mësim të vlefshëm!

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët fitojnë Tuzin/Cakaj: Na dhanë një mësim të vlefshëm!

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka uruar shqiptarët e Tuzit. Me anë të një postimi në Twitter, Cakaj shprehet se vetëm të bashkuar, mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve.

“#Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik”, përfundon ai.

Kjo e dielë do të futet në historinë e shqiptarëve në komunën Tuz të Malit të Zi. Për herë të parë pas 62 viteve, atyre u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare.

Koalicioni “Forumi Shqiptar” ka fituar zgjedhjet në komunën e Tuzit. “Forumi Shqiptar” ka shënuar një fitore të thellë me 3780 vota, PDS ka marrë 2470 vota, SNP 81 vota, Demokratët 236 vota, Social Demokratët 356 vota dhe Boshnjakët 952 vota. Numri total i votave të numëruara është 7875.

Në votim ishin pesë lista, ndërsa të drejtën për të votuar e kishin 11.904 persona.

Kandidati shqiptar për drejtimin e komunës është Nikë Gjeloshaj. Kryetari i Komunës zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal, njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.

Partitë shqiptare morën pjesë të bashkuara në zgjedhje në siglën “Forumi shqiptar” dhe me sloganin “Malësia na bashkon”. Në të marrin pjesë Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve, e Presidentit Milo Gjukanovic, garoi më vete, ndërsa kandidatë kanë paraqitur edhe Partia Socialiste Popullore, Demokratët dhe Social Demokratët.

Tags: Gent CakajTuziZgjedhjet

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Vrasja në Bllok/Ish i fejuari i Elvana Gjatës do hetohet i lirë

Vrasja në Bllok/Ish i fejuari i Elvana Gjatës do hetohet i lirë

Tuzi me drejtues shqiptar/Thaçi: Fitore mbarëshqiptare

Tuzi me drejtues shqiptar/Thaçi: Fitore mbarëshqiptare

Tre shenjat e horoskopit më me fat për muajin Mars

Tre shenjat e horoskopit më me fat për muajin Mars

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com