Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqiptarët “divorcohen” me dembelizmin, rritet dëshira për punë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shqiptarët “divorcohen” me dembelizmin, rritet dëshira për punë

Tregu i punës dhe të interesuarit për të ndërmarrë një iniciativë, ka njohur një rritje të konsiderueshme për qytetarët shqiptarë. Kjo iniciativë për të rendur pas punës, vihet re tek grupi i popullsisë nga 15-64 vjeç.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës ishte 67 për qind për popullsinë në moshë pune, tregues në rritje ky që prej vitit 2014 (shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është raporti i forcës së punës kundrejt popullsisë në moshë pune).

Në dhjetë vitet e fundit vendin e parë e mban viti 2011 ku 68 për qind e popullsisë së moshës 15-64 vjeç shfaqin interes për të punuar, por niveli më i ulët u shënua në vitin 2013 ku ky tregues ishte vetëm 59 për qind.

Pjesëmarrja e ulët në tregun e punës tregon për një përqindje të lartë të personave të dekurajuar për të kërkuar punë ose persona të tjerë që i janë dedikuar detyrimeve familjare si rritja e fëmijëve, invaliditeti ose kujdesi ndaj anëtarëve të tjerë ndaj tyre. Në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore shihen pabarazi të mëdha në Shqipëri, ku pjesëmarrja më e ulët është në mesin e femrave.

Sipas INSTAT shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ishte  58 % në tremujorin e tretë të 2017, ndërsa për meshkujt ky tregues është 76 %.

Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ka rënë me 1,2 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt është rritur me 0,7 pikë përqindje.Ekspertët pohojnë se bumi në sektorin e ndërtimit ka nxitur aktivizimin e meshkujve në moshë pune në tregun e punës.

Kriza ekonomike globale dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i ritmeve të rritjes ekonomike që pasoi dha pasoja negative në tregun shqiptar të punës. Pjesëmarrja në fuqinë punëtore ra me më shumë se 3 pikë në mes 2007 dhe 2008. Shoku që dha kriza ishte më ashpër ishte mbi të rinjtë, me një rënie prej rreth 6 pikë përqindje gjatë krizës (2007-2010)-shkruan Monitor.

Të dhënat për vitet e fundit, tregojnë se pjesëmarrja e fuqisë punëtore ka vazhduar rënie në vitin 2012 dhe 2013, teksa rimëkëmbja ka vijuar përgjatë periudhës 2014-2017.Teksa totali i popullsisë në 7 vitet e fundit sipas NSTAT është pakësuar me 30 mijë persona, popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) është shtuar më 9400 persona.

Tags: dembelizmidëshirapuneshifratshqiptaret

TË LIDHURA

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021
Ekonomi

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025
Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur
Aktualitet

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

08:34 | 02/08/2025
Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën
Aktualitet

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën

20:00 | 01/08/2025
Next Post
Messi thyen disa rekorde në “El Clasico”

Messi: Duhet të përmirësohem akoma, e shoh veten si trajner

Sulmuesi argjentinas rrezikon të humbasë shikimin nga fishekzjarrët

Sulmuesi argjentinas rrezikon të humbasë shikimin nga fishekzjarrët

Shqipëria do negociatat/Mogherini e Hahn: 2018-a, rrugëtim kyç për Ballkanin

Shqipëria do negociatat/Mogherini e Hahn: 2018-a, rrugëtim kyç për Ballkanin

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë
Sport

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

by mirseda
08:46 | 02/08/2025
0

Milani vijon kërkimin për një sulmues që të shoqërojë Santi Gimenezin në repartin ofensiv, ndërsa në pritje...

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025
Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

08:34 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com